Austria ofron udhëtime falas me tren, vetëm nëse bëni këtë tatuazh

40
Sigal

Doni të udhëtoni falas nëpër botë? Po, kjo është e mundur në Austri, por vetëm me një kusht! Ju duhet të bëni një tatuazh me emrin e biletës- KlimaTicket.

Klimaticket, e cila do të thotë biletë klimatike, ka si qëllim uljen e transportit individual të mjeteve motorike për ta sjellë vendin sa më pranë objektivave për ndryshimet klimatike sipas Marrëveshjes së Parisit.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tha se transporti rrugor është burimi më i madh i emetimeve të karbonit dhe vendi synon të reduktojë përdorimin e makinave private me 16% deri në vitin 2024.

Austria ofron udhëtime falas me tren, vetëm nëse bëni

KlimaTicket në Instagram e promovoi këtë nismë gjatë festivalit muzikor “Electric Love”. Qeveria vendosi disa dyqane për të bërë tatuazhe duke iu ofruar të interesuarve një shans për të udhëtuar falas për një vit, nëse bëjnë tatuazhin që lexon “Klimaticket”.

Ministrja e klimës së Austrisë, Leonore Geëessler, mbështeti fushatën duke marrë pjesë në festival dhe duke bërë një tatuazh të rremë.

Punonjësit e kësaj fushate thanë se deri tani gjashtë persona e kanë pranuar ofertën, duke bërë këtë tatuazh për të lëvizur një vit falas nëpër botë.