Humbi gjymtyrët dhe kishte frikë se nuk do të njihte dashurinë, gruaja tregon si takoi shpirtin binjak dhe plotësoi ëndrrën e të qënit nënë

299
Sigal

Një grua që ka humbur të gjitha gjymtyrët e saj zbulon se ka përmbushur ëndrrat, pavarësisht betejave me meningitin dhe sepsis.

Erica Tambrini ka protezë poshtë të dy bërrylave dhe gjunjëve të saj, pas luftës me dy sëmundjet vdekjeprurëse.

Ajo kishte frikë se nuk do të gjente kurrë dashuri apo të bëhej nënë, pasi pamja e saj ndryshoi ën mënyrë drastike.

Por tani ajo është mamaja e dy fëmijëve dhe gruaja e Luke.

Erica tregon se pas operacionit kishte shumë pak vetëbesim dhe se mendonte se nuk do të gjente kurrë dikë që ta donte, por një vit më vonë ajo u njoh me Luke, i cili e bëri të kishte sërish besim në jetë.

Tashmë ajo nuk e ka më problem t’i tregojë protezat e saj dhe është shumë krenare që është nëna e dy fëmijëve.