9 sjellje dashurie që s’janë fare ashtu siç duken!

215
Sigal

Xhelozia e tij në fillim të shijon, fjalët e ëmbla dhe manipuluese gjithshtu, por gjejeni çfarë? Pak nga pak, ai po ju përpin në vorbullën e tij të fiksimeve, egoizmit dhe dashurisë për veten e tij.

1.

Ai ju vë shpesh në dukje: ‘sa e çmendur që je’ a thua ju jeni njeriu më impulsiv dhe ai, njeriu më i qetë në botë. A keni filluar të ndiheni sikur, jeni me të vërtetë e çmendur? Nëse jo, do të filloni shpejt të ndiheni si anormale. Pa e kuptuar ju, ai po ju ul duke ngritur veten e tij.

2.

Takoheni herë pas here, dhe takimet tuaja janë të këndshme, plot shaka e intime. Asnjëherë nuk keni takuar miqtë e tij, sikur po ju mban sekret. Por nëse ndihet mirë me ju, natyrshmërisht i vjen t’ju prezantojë tek të tjerët. Kështu që, tërhiquni sa jeni në kohë.

3.

Ai ju shkruan edhe pasi i thoni se keni dalë me miqtë. Dhe vazhdon ju shkruan. Vazhdon, vazhdon… Duket se po ju kushton vëmendje, por në të vërtetë, secili supozohet të ketë hapësirën e vet në jetën tuaj; ai, miqtë, familja, kanë kohën dhe vendin e tyre. Nëse ai vazhdimisht nuk ju lë të qetë, do të thotë se po përpiqet të zërë me ngulm çdo vend të mundshëm në jetën tuaj. Dhe se do të dëshironte shumë të ishte e gjithë jeta juaj, përjashtimisht të tjerëve!

4.

Kur vazhdimisht ju krahason me femra të tjera, edhe pse mund të thotë se ‘ti je më e mirë’. Praktikisht, ai nuk është i bindur tek ju, apo? Përndryshe, përse do të duhet t’ju krahasojë me çdo femër tjetër? Për të mos përmendur pastaj se, zëre se është duke ju thënë se ‘për fat të mirë nuk je si të tjerat’. Përfytyroni çfarë mendimi mund të ketë për femrat në tërësi një mashkull që mendon se ‘paska pasur fat që e ka gjetur një të mirë’.

5.

Ju thotë shpesh se si mund t’ju mbronte nga meshkujt e tjerë. Kur ecni në rrugë, është gjithmonë një hap prapa jush, duke kontrolluar se kush ju sheh e kush jo. është diçka e ëmbël që ai të dojë t’ju mbrojë, por përse duhet ta bëjë kudo, me këdo? Po miqtë tuaj pastaj..? Mund të vijë një ditë kur, nuk do të mund t’i shihni…

6.

Kur dikush ju ngacmon, ai ju kthehet ju a thua është faji juaj. Mund t’jua thotë me kunja, por ju dalloni se mezi po e mban veten. Nuk ka asgjë normale dhe të ëmbël në këtë mes, nuk është xhelozi dashurie, është ndjesi sundimtari, e pastër.

7.

Ju sugjeron shpesh të ndryshoni zakonet tuaja të jetesës.Nëse këmbëngul me këto, duhet t’ia bëni të qartë: ‘Je i dashuri, jo planifikuesi i jetës sime’. A dëshironi vërtet të ndryshoni gjithë regjimin tuaj për të?

8.

Kur ju i thoni se keni dëshirë të rrini vetëm, ai sillet sikur nuk rri dot pa ju, dhe ju thotë se të rrini me të, është zëre se po rrini vetëm me veten. Përsëri: të gjithë kanë hapësirën e vet në jetën tuaj, i dashuri, familja, miqtë, vetja juaj.

9.

Kur i thoni se jeni tepër e lodhur për marrëdhënie intime, ai fillon t’ju marrë me të mira që t’ua mbushë mendjen. çfarë do të thotë kjo? Që koha e mirë është kur ai ka dëshirë. Dhe nuk ka rëndësi në ju jeni e lodhur apo jo; do thjesht t’i dalë e vetja.