3 zakonet e njerëzve që nuk shtojnë kurrë peshë

33
Sigal

Ne të gjithë kemi në jetën tonë persona që nuk shtojnë asnjë gramë peshë trupore dhe me shpesh pyesim veten se cili është sekreti i tyre.

Mund të jetë një dietë e rregullt ushqimore, përkushtim i tepruar në palestër, gjenet, apo një kombinim faktorësh. Pavarësisht motiveve apo të vërtetës, ata janë njerëz me fat, ndryshe nga një pjesë e popullsisë apo njerëzve që janë në një “luftë” të përditshme me kilogramët.

Por, me sa duket ka tri gjëra që njerëzit që këta njerëz nuk i bëjnë kurrë. Ja për çfarë bëhet fjalë!

#1 Ata hanë shëndetshëm

Shanset janë që njerëzit që kanë një peshë fizike që reflektojnë se janë fit dhe bëjnë një jetë të shëndetshme, bëjnë zgjedhje të mira dietike, duke nisur nga ushqimet pa shumë sheqerna dhe yndyrna të shtuara, te frutat dhe perimet. Pavarësisht ndikimit të këtij regjimi në peshën e tyre, një gjë është e sigurt: Një dietë e shëdetshme ndihmon në parandalimin e diabetit, goditjes në tru, sëmundjeve të zemrës dhe problematikave të tjera që kërcënojnë jetën.

#2 Ata hanë derisa të ngopen

Jo vetëm kaq, por është shumë e dobishme të kuptoni se çfarë po hani. Trurit i duhen 20 minuta që të regjistrojë sinjalin se ndiheni të ngopur. Jo vetëm ajo çfarë hamë, por edhe mënyra se si hamë, sa shpejt hamë, vonë apo herët kanë goxha ndikim në fizikun tuaj. Ju duhet të ndaloni së ngrëni kur ndiheni të ngopur. Tretja është një proces që fillon më pas.

#3 Ata janë fizikisht aktivë

Shumica e njerëzve që kanë një peshë trupore të rregullt janë edhe fizikisht aktivë. Hulumtimet tregojnë se keni më shumë gjasa të shtoni peshë kur rri shumë gjatë ulur. Ekspertët rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik intensiv në javë. Por, nëse doni të humbni peshë, ose të ruani atë aktualen, ju duhet të ushtroheni edhe më shumë, sipas klinikës “Mayo”, një ndër më të famshmet në SHBA.