10 arsye pse duhet të rrini më shumë me veten

171
Sigal

Schopenhauer-i s’e kishte keq kur thoshte që se “ajo që i bën njerëzit të shoqërueshëm është paaftësia e tyre për të duruar vetminë, pra vetveten” apo se “kush nuk do vetminë nuk do as lirinë, pasi jemi të lirë vetëm kur jemi vetëm”, por pa dashur të përcjellim doza pesimizmi, ju themi se keni nevojë të qëndroni me veten. Për gjithë arsyet më poshtë, kalimi i kohës vetëm është gjithmonë zgjedhje e mirë!

1.

Të qëndrosh vetëm të ndihmon të fokusohesh më tepër tek gjërat e vogla. Tek ato më baziket dhe në dukje të parëndësishme. Kur je vetëm me veten, kupton sesa shumë gjëra mund të bësh brenda dy orësh.

2.

Koha me veten të ndihmon ta mbash mendjen të qartë. Një xhiro në park vetëm, pak meditim, kërcim apo thjesht shtrirë duke dëgjuar muzikë. Janë praktika të rutinës së përditshme që të kthjellojnë.

3.

Koha vetëm të ndihmon me perspektivën. Ti fokusohesh tek vetja dhe tek mënyra sesi e sheh ti botën. Prioritizon nevojat e tua dhe ndoshta kupton më mirë se çfarë do.

4.

Mund të mendosh edhe më gjatë për veten. Nuk ngarkohesh me informacione që s’do të të hyjnë në punë kurrë. Bën ca analiza në lidhje me sjelljet e tua, vendimet që ke marr apo ato që do të marrësh. Reflektimi bëhet më mirë vetëm!

5.

Çliron ankthin! Mund t’i luftoni me veten mendimet negative. Duke qëndruar vetëm jo vetëm shlodheni, por vlerësoni gjithë punën që keni bërë gjatë ditës dhe rrjedhimisht, truri është më i qetë për të funksionuar.

6.

Të ndihmon të jesh më pak i varur nga të tjerët. Ndonjëherë njerëzit nuk duan të jenë vetëm sepse kanë nevojën e brendshme për të ndërvepruar me të tjerët, por duke u përqëndruar tek vetja t’i mëson si të jesh më komod me shoqërinë tënde dhe të vendosësh më tej barriera të shëndetshme me të tjerët.

7.

Të ndihmon të jesh më shumë mirënjohës. Duke u shkëputur pak nga vrrulli i jetës së përditshme, nga rrjetet sociale dhe dukja dhe duke qëndruar më shumë me veten, ti mëson të jesh mirënjohës. I kushton rëndësi gjithçkaje që vlen dhe i jep rëndësinë e duhur gjërave që vlejnë vërtetë.

8.

Je edhe më shumë krijues! Kryeveprat më të mëdha kanë dalë nga artistët e vetmuar! Kjo sepse duke nuk ka asgjë që ta cënon imagjinatën dhe bota jote mbushet me zëra që zgjedh ti t’i dëgjosh.

9.

Je edhe më pozitiv! Nëse je rehat me veten, sigurisht që do të jesh edhe me të tjerët rreth teje!

10.

Në fund, do të ndihesh më pak i vetmuar. Kjo mund të të duket e dyshimtë, por është e vërtetë. Duke kaluar kohë me veten, në afatgjatë do të ndiheni më pak të vetmuar se dikush që e praktikon rrallë këtë mënyrë të të jetuarit. Vetëm duke qëndruar me njeriun që jeni do të kuptoni vërtet përfitimit që ka koha vetëm!