Violinisti shqiptar Jonijan Kadesha në “Vera e Ohrit”

622
Sigal

Në këtë festival, Jonijan Kadesha erdhi si përfaqsues i vetëm shqiptar në pjesën muzikore

–          Eshtë diplomuar në Konzervatoriumin e Athinës “Lida Leusi” me medaljen e arit

–          Ka vazhduar Universitetin e muzikës në Vurcburg të Gjermanisë, ku nderohet me Diplomën e Artit

–          Kadesha: “Unë luaj në një violinë të shekullit të tetëmbëdhjetë (XVIII), violinë e “Nikolo Galjano

 Në festivalin “Vera e Ohrit-2014”, një mbrëmje koncertale ishte rezervuar për violinistin shqiptar Jonijan Kadesha, në duet me pianistin gjerman Florian Glemser. Violinisti shqiptar i lindur në Greqi dhe i shkolluar në shkollat dhe konzervatoriumet më prestigjioze në Gjermani, shprehet i kënaqur që është pjesë e festivalit të Ohrit duke shtuar se i ka pëlqyer qyteti dhe ambijenti ku mbahet koncerti-në kishën mesjetare :”Shën Sofia” që ka një akustikë fantastike për instrumentet klasike.

 Në këtë festival, Jonijan Kadesha vjen si përfaqsues i vetëm shqiptar në pjesën muzikore të festivalit, krahas Teatrit Shqiptar nga Shkupi si përfaqsues shqiptar në pjesën skenike teatrore të festivali. Pra janë këta përfaqsues që mundë të quhen simbolik të artit dhe kulturës shqiptare në këtë festivaj mbi 40 ditësh ndërkombëtar.

 Jonijan Kadhesha, vjen në festivalin “Vera e Ohrit”, pas shumë çmimeve si solo-violinist  dhe si pjesë e orkestrave kamertale, duke dëshmuar se është një ndër violinistët më atraktiv të ditëve të sotme. Paraqiten e tij të parë e ka pasë që në moshën 12 vjeçare, kur me Orkestrin e Toskanës ka luajtur “Koncertin për violinë numër 2” të Henrik Vjenjavskit. Eshtë diplomuar në Konzervatoriumin e Athinës “Lida Leusi” duke u nderuar me medaljen e arit dhe çmime të veçanta nga ky Konzervatorium, për ta vazhduar në Universitetin e muzikës në Vurcburg të Gjermanisë, ku më 2013 nderohet me Diplomën e Artit.  Që atëherë është vazhdimisht i angazhuar dhe i pranishëm në skenat muzikore europiane me koncerte dhe koncert-recitale me shumë orkestra në tërë Europën (Orkestri i Radios në Munih, Orkestri Simfonik i qytetit të Athinës, Filharmonia shtetërore e Greqisë dhe Selanikut, Filharmonia e Kosovës etj etj), duke bashkëpunuar me shumë dirigjent të shquar.

 “Prania ime në Filharmoninën e Kosovës dhe me orkestra tjera shqiptare, më bën të ndihem mirë në mesin e popullit tim”-u shpreh Jonian Kadhesha në pyetjen si ndihet si pjesë e orkestrave shqiptare.

 I pyetur lidhur me violinën në të cilën ai luan nëpër koncerte, Jonian Kadesha tha: “Unë luaj në një violinë të shekullit të tetëmbëdhjetë (XVIII), violinë e “Nikolo Galjano”, të cilën e kam fituar në një konkurs instrumentesh  në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa unë e kam edhe një violinë tjetër, me të cilën luajta këtë mbrëmje, e ajo është një violinë e një maqedonasi, është violina e Svetozar Bogdanovski, që sonte është këthyer në “shtëpi” në Maqedoni”-deklaroi Jonian Kadesha.

 Ndërkaq, pianisti gjerman Florian Glemser, që luajti në duet me Jonian Kadeshën, shkollimin e tij e ka filluar në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër ( Royal Music Academy-London),  nën kujdesin e profesor Hamish Milne, ndërsa më pas vazhdon shkollimin dhe përsosjen e tij në Shkollën e Lartë të Muzikës “Franz Liszt” në Vajmar të Gjermanisë, në klasën e profesor Gligorij Grucman. Muzika kamertale është për ate shumë e rëndësishme, ndaj edhe afinitetet e veta ai i shpreh duke qënë pjesë e shumë orkestrave kamertale, por njëkohësisht pëlqen edhe jazzin.

 Dueti Jonian Kadesha – violinë dhe Florian Glemser, e mbushën brëndinë e kishës mesjetare “Shën Sofia” në ohër duke luajtur veprat e kompozitorëve të mëdhenj gjerman dhe rus: Ludwig van Bethoven, Johann Sebastian Bach, Dmitri Shostakovich dhe Sergei Prokofiev.

Ludëig van Beethoven (1770 – 1827)

Me shumë mjeshtri, dinamikë, viruozitet e atraktivitet, Jonian Kadesha dhe Florian Glemser, luajtën veprën e Ludwig van Beethoven (1770-1827), Sonata për piano dhe violinë G Major No.8, Op.30/3 në kohët: – Allegro assai; – Tempo di minuetto, ma molto moderato e grazioso dhe – Allegro vivace.

 Më pas luajtën veprën e Dmitri Shostakovich (1906 – 1975), Selections from the preludes Op.34 (arr. D. Tzyganov); – intermission;  për të vazhduar me Johann Sebastian Bach (1685 – 1750) dhe veprën e tij, Sonata for violin and piano in C minor, BWV 1017 në kohët:- Siciliano.Largo, – Allegro, – Adagio,  dhe  Allegro.

 Në fund të koncertit dueti Kadesha-violinë dhe Glemser-piano luajtën veprën e   Sergei Prokofiev (1891 – 1953), Sonata No.2 for violin and piano, Op.94 in D Major në kohët – Moderato, – Presto, – Andante dhe – Allegro con brio.

 Mehmet Latifi