Arian Fetishaj: “Sukses i të gjithëve”

700
Sigal

Flet për “Telegraf” kryetrajneri i Tiranës, fitues për meshkuj i Kupës së Shqipërisë

Arian Fetishaj, trajneri dhe koordinatori i Tirana Suimming, tha për “Telegraf” se, rezultatet e notarëve të tij ishin të pritshme, kjo për shkak të përgatitjeve serioze që ata kishin bërë përpara zhvillimi të Kupës së Shqipërisë. Tirana fitoi për meshkuj me një diferencë prej 150 pikësh me Stelën e vendit të dytë: 308-158, ndërkohë që për femra u rendit në vendin e dytë. Ekipi ynë arriti rezultate të mira në të gjithë disiplinat, duke pasur një shpërndarje fituesish si për meshkuj ashtu dhe për femra, duke kapur parametrat e kategorisë së parë”, – tha Fetishaj për gazetën. Ylli i Tiranës ishte Binald Mahmuti, me tre gara të fituara, ndërkohë që në majën më të lartë të podiumit u ngjitën edhe Diana Basho, Kejsi Delli, Kristi Kapllani dhe Kristi Xhaferi.

 – Zoti Fetishaj, Tirana u shpall ekipi fitues për meshkuj i Kupës së Shqipërisë, me diferencë të madhe pikësh me vendin e dytë të mbajtur nga Stela. Si do ta vlerësonit këtë sukses?

– Ekipi ynë arriti rezultate të mira në të gjithë disiplinat, duke pasur një shpërndarje fituesish si për meshkuj ashtu dhe për femra, duke kapur parametrat e kategorisë së parë, kështu që skuadra padyshim që do të ishte fituese. Mendoj se, konkurrenca ishte midis ekipit të femrave sesa të meshkujve, kjo dhe pikët e grumbulluara nga çdo ekip. Për femra vendi i parë, i fituar nga Te Stela dhe vendi i dytë i fituar nga ne kishte një diferencë prej 17 pikësh, ndërsa për meshkuj ne fituam me një diferencë prej 150 pikësh me Stelën (308-158).

– Sa garë fitoi ekipi i Tiranës?

– Tirana fitoi për meshkuj shtatë gara, përfshirë edhe stafetën 4x200m stil i lirë, ndërkohë që për femra fitoi tre vende të para, përshirë dhe stafetën 4x100m miks. Dua të theksoj faktin, se përveç vendeve të para fituam shumë vende të dyta e të treta, teksa në 400 metra katërnotim për meshkuj i fituam ne tre vendet e para me Binald Mahmutaj, Andi Mara dhe Andon Papa. Edhe në garat e shpinës, 50 e 100m shkëlqyen Kristi Kapllani dhe Eno Baze.

– Edhe Tirana e shkroi emrin në librin e rekordeve…

– Po, notarja e talentuar Alesia Neziri vendosi rekord në 50m shpinë, për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 35”58, duke thyer atë të mëparshëm të Klea Konoplevias me kohën 36”55 (2011). Alesia është një notare e perspektivës dhe tashmë ajo ka marrë pjesë në disa evente ndërkombëtare rajonale.

– Binald Mahmuti fitoi tre gara…

– Binald Mahmuti është një nga notarët më të mirë të Tiranës. Ai fitoi në 100m e 200m stil flutur, 400 katërnotim dhe 4x200m stil lirë së bashku shokët e tjerë të skuadrës. Po, ashtu Sajd Kusta bëri një garë shumë të mirë në 50m stil i lirë, ku zuri vendin e tretë.

– Në fillim të muajit shtator (4-5) do të zhvillohet Kampionati Kombëtar për të Rritur. Cilat janë objektivat tuaja?

– Për Kampionatin Kombëtar objektivat janë të qarta: të fitojmë sa më shumë gara dhe pse jo të shpallemi kampionë.

 Fituesit e vendeve të para nga ekipi Tirana

 Meshkuj

50 m shpinë          Kristi Kapllani      31”39

100 m shpinë         Kristi Kapllani      1’08”82

50 m flutur          Kristi Xhaferri      27”28

100 m flutur         Binald Mahmuti 1’03”15

200 m flutur         Binald Mahmuti 2’24”15

400 m katërnotim           Binald Mahmuti 5’04”74

4×200 m stil i lirë  Tirana          8’44”60

Ekipi më i mirë: TIRANA (308 pikë FINA)

 Femra

200 m bretkosë       Kejsi Delli          3’15”94

200 m flutur         Diana Basho          2’43”18

4×100 m miks         Tirana               5’27”30

 Fetishajn e hedhin në pishinë

 Ashtu siç bërë traditë te ekipi i Tirana Suiming, notarët e hodhën në pishinë me gjithë rroba trajnerin e tyre Arian Fetishaj, kjo për t’i dhënë më shumë bukuri e hare festës së merituar.

 Fitojnë mësuesi e nxënësi

 Dy trajnerët fitues, Sadik Mema (Te Stela) dhe Arian Fetishaj (Tirana) kanë një miqësi të madhe me njëri-tjetrin, kjo për vetëm faktin se Ariani ka qenë notar dhe është stërvitur pikërisht nga Sadik Mema (Pupi).

  Fituesit

 Tirana për meshkuj (308 pikë) dhe Te Stela për femra (164 pikë) janë dhe fituesit e aktivitetit të dytë më të rëndësishëm kombëtar të organizuar nga Federata Shqiptare e Notit. Klavio Meçe (Te Stela) me 2533 pikë FINA mposhti konkurrencën me notarin Sidni Hoxha (TDS) 2372 pikë FINA, duke qenë ai fituesi i trofeut për meshkuj, ndërkohë që fituesja për femra u nda me diferencën e vetëm një pike midis Nikol Merizaj (Te Stela) me 2224 pikë FINA dhe fitueses së edicionit të kaluar të Kupës, Anxhela Kashari (TDS) 2223 pikë FINA. Kupën dhe medaljet përkatëse fituesve ua dorëzoi Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Z. Agim Çiraku. Në renditjen ekipore në vend të dytë për meshkuj doli Te Stela me 158 pikë, ndërsa në të tretin Teuta Suiming 104 pikë. Për femrat, në vend të dytë u rendit Tirana me 147 pikë dhe në të tretin Partizani 65 pikë.

  Kampionet

Në Kupën e Shqipërisë, si në ditën e parë (29 korrik) ashtu dhe në të dytën (30 korrik) spikatën për femra Nikol Merizaj e Te Stela (katër vende të para: 100m, 200m e 400m stili i lirë, 100m delfin), Patricia Cani e Partizanit (tre vende të para: 50m, 100 m bretkose dhe 200m katernotim); Anxhela Kashari e Tirana Delfin Sport (tre vende të para 50m stil i lirë, 50m bretkosë, 50m shpinë e 50m delfin); Rashel Demko e Te Stela (400m katërnotim); Kerolajn Kola e Tradita-A (200m shpinë) dhe Mishel Koroveshi e Te Stela (800m dhe 1500m stil i lirë) Kejsi Delli e Tiranës (200 m bretkosë), Diana Basho e Tiranës (200m flutur).

 Kampionët

 Për meshkuj Sidni Hoxha i Tirana Delfin Sport (katër vende të para: 50m bretkosë, 100m stil i lirë, 200mshpinë dhe 200m katërnotim); Klavio Meçe i Te Stela (katër vende të para 200m, 400m, 800m dhe 1500 m stil i lirë, tre rekorde në tre garat e fundit); Deni Baholli i Te Stelës (dy vende të para: 100m dhe 200m bretkosë); Kristi Kapllani i Tiranës (dy vende të para: 50m dhe 100m  shpinë), Binald Mahmutaj i Tiranës (tre vende të para: 400m katër notim dhe 100m e 200m flutur). Kupa e Shqipërisë u zhvillua në një atmosferë të këndshme e rivalitet sportiv në pishinën olimpike 50-metërsh të “Akuadrom”-it në kryeqytet.

  Kupë rekordesh

 Kupa e Shqipërisë në Not u shoqërua me një buqetë prej 17 rekordesh të reja Kombëtare, ku spikasin tre për të Rritur të vendosur nga notari i talentuar Klavio Meçe. Nga tre rekorde vendosën Klavio Meçe (Te Stela) dhe Ledia Allaraj (Partizani), nga dy rekorde vendosën Sonja Kapedani (Torando) dhe Aleksandër Ngresi, ndërsa nga një rekord vendosën Alesia Neziri (Tirana), Arsinda Dervishi (Nobis), Eneo Gjoka (Teuta Durrës), Bianti Danaj (Jon Vlorë), Enion Çumani (Saranda), Franc Berdaku (Teuta Sëimming) si dhe një rekord ekipor nga Teuta Suimming (stafetë).

  

1 – KLAVIO MEÇA (Te Stela): në 400 metra stil i lirë për të Rritur, me kohën e re 4’12”38.

 2  – ENEO GJOKA (Teuta Durrës) në 200m shpinë për moshën U-10 vjeç (meshkuj), me kohën e re 3’18”94.

 3 – ALESIA NEZIRI (Tirana) në 50m shpinë, për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 35”58.

 4 – SONJA KAPEDANI (Tornado) në 200 metra katërnotim për moshën 9-10 vjeç (femra) në kohën e re 3’11”97.

 5 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) në 100 metra flutur për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 1’17”94.

 6 – KLAVIO MEÇE (Te Stela) për të Rritur në 800m stil i lirë, me kohën e re 8’48”88.

 7 – ALEKSANDËR NGRESI (Teuta Suimming) ri në 800 metra stil i lirë për moshën 13-14 vjeç (meshkuj) në kohën 9’31”59.

 8 – ARSINDA DERVISHI (Nobis) në 800 metra stil i lirë (femra) me kohën e re 11’38”73.a (2008) me kohën 11’41”38.

 9 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) në 50m stil i lirë, për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 31”66.

 10 – BIANTI DANAJ (Shoqata “Jon” Vlorë) në 200m stil i lirë për moshën 11-12 vjeç (meshkuj) me kohën 2’27”97.

 11 – ENION ÇUMANI (Saranda) për moshën 9-10 vjeç në 50m bretkosë me kohën e re 44’90.

 12 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) në 100m stil i lirë për fëmijë 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 1’09”57.

 13 – ALEKSADËR NGRESI (Teuta Suiming) në 100m stil i lirë (meshkuj) për moshën 13-14 vjeç me kohën e re 59’05.

 14 – KLAVIO MEÇE (Te Stela) për të Rritur në 1500 metra stil i lirë me kohën e re 16’45”12.

 15 – FRANC BËRDAKU (Teuta) për të rinj në garën 1500m stil i lirë (meshkuj) me kohën e re 18’12”78.

 16 – SONJA KAPEDANI (Tornado) për moshën 9-10 vjeç në 200m bretkosë me kohën e re 3’22”81.

 17 –  TEUTA SUIMING (si ekip) në stafetën 4×200 metra stil i lirë për të Rinj me kohën e re 8’56”64.

 Rezultatet teknike të Kupës së Shqipërisë në not

 Meshkuj

50 m stil i lirë           Eduard Cane (Nobis)        25”43

100 m stil i lirë    Sidni Hoxha (TDS)          52”06

200 m stil i lirë    Klavio Meçe (Te Stela)     2’01”34

400 m stil i lirë    Klavio Meçe (Te Stela)     4’12”38

800 m stil i lirë    Klavio Meçe (Te Stela)     8’48”88

1500 m stil i lirë   Klavio Meçe (Te Stela)     16’45”00

50 m bretkosë        Deni Baholli (Te Stela)    31”45

100 m bretkosë       Deni Baholli (Te Stela)    1’12”74

50 m shpinë          Kristi Kapllani (Tirana)   31”39

100 m shpinë         Kristi Kapllani (Tirana)   1’08”82

200 m shpinë         Sidni Hoxha (TDS)          2’23”01

50 m flutur          Kristi Xhaferri (Tirana)   27”28

100 m flutur         Binald Mahmuti (Tirana)    1’03”15

200 m flutur         Binald Mahmuti (Tirana)    2’24”15

200 m katërnotim           Sidni Hoxha (TDS)          2’19”06

400 m katërnotim           Binald Mahmuti (Tirana)    5’04”74

4×100 m stil i lirë  Te Stela                   3’57”95

4×200 m stil i lirë  Tirana                     8’44”60

Ekipi më i mirë: TIRANA (308 pikë FINA)

Sportisti më i mirë: Klavio Meçe (2533 pikë FINA)

Femra

50 m stil i lirë           Anxhela Kashari (TDS)      28”64

100 m stil i lirë    Nikol Merizaj (Te Stela)   1’01”61

200 m stil i lirë    Nikol Merizaj (Te Stela)   2’17”32

400 m stil i lirë    Nikol Merizaj (Te Stela)   4’52”50

800 m stil i lirë    Mishel Koroveshi (Te Stela)     11’32”06

1500 m stil i lirë   Mishel Koroveshi (Te Stela)     21’32”06

50 m bretkosë        Patricia Cani (Partizani)  38”72

100 m bretkosë       Patricia Cani (Partizani)  1’22”53

200 m bretkosë       Kejsi Delli (Tirana)       3’15”94

50 m shpinë          Anxhela Kashari (TDS)      34”42

100 m shpinë         Kerolajn Kola (Tradita)    1’18”84

200 m shpinë         Kerolajn Kola (Tradita)    2’44”79

50 m flutur          Anxhela Kashari (TDS)      30”19

100 m flutur         Nikol Merizaj (Te Stela)   1’09”78

200 m flutur         Diana Basho (Tirana)       2’43”18

200 m katërnotim           Patricia Cani (Partizani)  2’44”68

400 m katërnotim           Rashel Demko (Te Stela)    6’16”70

4×100 m miks         Tirana                     5’27”30

4×200 m stil i lirë  Te Stela                   4’57”79

Ekipi më i mirë: TE STELA (144 pikë)

Sportistja më e mirë: Nikol Merizaj (2224 pikë FINA)