Urat monumentale Vlorë- Punime për mirëmbajtjen e veprave të artit të labërisë

793
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë gjatë këtij viti ka ndërmarrë një iniciativë për evidentimin e objekteve, mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre ndaj vegjetacionit.
DRKK Vlorë sqaron se këtë proçes se ka ndërmarrë vetëm për ato objekte, ura që janë të shpallura monumente kulture, por edhe për ato ura që ruajnë vlera ndërtimore, për të cilat specialistët e sektorit të Vlorës po përgatisin edhe materialin teknik për t’i shpallur monumente kulture.
Disa ndër objektet që specialistët e Vlorës kanë marrë nën mbikqyrje dhe kanë shtrirë edhe iniciativën e tyre lidhur me evidentimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre ndaj vegjetacionit janë edhe Ura e Slapit, Drashovicë (ndërtim i shekullit XVII-XVIII), Ura e Belasë, Mavrovë( ndërtim i shekullit XIX), Ura e Bratit, (ndërtim i shekullit XV), apo edhe Ura e Frengut, Gjorm ( ndërtim i shekullit. XVI).
Specialistët e DRKK Vlorë sqarojnë se Qarku i Vlorës ka një reliev kodrinoro-malor, të pasur me ujra rrjedhëse, lumenj e përrenj, dhe për bashkimin e dy krahinave, apo e fshatrave me njëra – tjetrën dhe e lagjeve brenda fshatrave, banorëve të një krahine u është dashur që ndër shekuj të ndërtojnë vepra arti siç janë ujësjellësa, ura, mullinj etj.
Në këtë territor sot numërohen me qindra ura të mëdha dhe të vogla që u takojnë periudhave të ndryshme historike nga antikiteti deri në mesjetën e vonë, dhe këto objekte dallohen për vlera monumentale, estetike dhe funksionale.
Veprat e artit të qarkut të Vlorës, vepra si Ura e Bratit, Ujësjelllësi i Vranishtit, Ura e Frëngut, Gjorm, Ura e Slapit, Drashovicë, Banesa popullore, Kullat e Dervish Aliut, Dukat, Kullat e Ali Pashë Tepelenës, Gumenicë, godina e muzeut të pavarësisë, godina e klubit patriotik “Labëria”, kompleksi ndërtimor i rrugës Justin Godar” dhe Sahati i qytetit, panvarësisht nëse janë të shpallura monument kulture apo jo, ato janë ndër objektet të cilat shprehin interes për t’u vizituar nga turistët në rrethin e Vlorës.