Studimi/ Të rinjtë më të orientuar drejt Instagram, më të rriturit preferojnë Facebook

545
Zakonisht të rriturit të cilët janë në marrëdhënie pune përdorin më tepër postën elektronike (e-mail) sesa rrjetet e ndryshme sociale. Qendra Pew Research ka bërë një studim të ri i cili ka treguar se më tepër se gjysma, pra për të qënë të saktë 56 %, e përdoruesve të internetit midis moshës 65 vjeçare e sipër kanë hapur një llogari në rrjetet sociale.
Çfarë është edhe më mbresëlënëse është fakti se 31% e të gjithë të rriturve të cilët bëjnë pjesë në këtë grupim janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa përshi i përket të rinjve, 53% e atyre midis moshave 18 deri në 29 vjeçare preferojnë më tepër rrjetin social Instagram, rrjet në të cilin shpërndahen selfiet e fotot me ndjekësit apo edhe me publikun e gjerë.
Për më tepër studimi tregoi gjithashtu se një rritje të dukshme në numrin e përdoruesve kanë hasur edhe Instagram, Twitter, Piterest dhe madje edhe Linkedln në vitin e kaluar. Gjithsesi rrjeti Facebook vijon të jetë rrjeti social më popullor, me të vetmin ndryshim se numri i përdoruesve në moshë të madhe është rritur.
Sigal