Studimi, ja mënyra më e mirë për të zbuluar tradhtinë

606
Shkencëtarët kanë zbuluar se mënyra më e mirë për të zbuluar se partneri juaj po iu tradhton është duke i parë atij gjatësinë e gishtave. Ekspertët e Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar se njerëzit që e kanë gishtin e unazës më të gjatë se gishtin tregues kanë më shumë gjasa të tradhtojnë. Ata, të cilët e kanë gishtin e unazës dhe atë tregues në të njëjtën gjatësi, ka më shumë gjasë që të jenë besnikë ndaj partnerëve. Mesa duket gjithçka lidhet me nivelin e testosteronit në trupin e një personi. Ata që kanë nivele të larta testosteroni kanë më shumë dëshirë për të tradhtuar. Sipas raportit, gjatësia e gishtit tregues përcaktohet përpara lindjes. Ekspertët thonë se ndikimi vjen nga niveli i hormoneve seksuale ndaj të cilëve janë ekspozuar bebet kur janë në bark. Kërkimi u bazua tek 1300 persona në Britani dhe SHBA.
Sigal