Si të menaxhoni personat sarkastikë në zyrë?

1033
Thuhet se sarkazma është forma më e ulët e të thënit të gjërave, e njëkohësisht ajo e cila kërkon më shumë mendim e zgjuarsi. Por sarkazma shpeshherë mund të jetë dëmtuese dhe e ashpër e madje e vështirë për tu mbartur.
Edhe pse është menduar me shaka e pritet të përcillet me humor sarkazma mbështetet në vënien në lojë të një personi tjetër dhe si rezultat mund t’i bëjë njerëzit të ndihen keq.
Por si funksionon sarkazma?
Sarkazma funksionon kështu, në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Dikush thotë diçka që të gjithë e dinë se është e pavërtetë në mënyrë që të tërheqë vëmendjen në mënyrë qesharake. Kur përdoret në mënyrë agresive kundrejt një personi tjetër është diçka e gabuar dhe mjaft e pështirë e cila bën të ndihen keq shumë persona.
Si t’i menaxhoni personat sarkastikë në zyrë?
Kujtoni rrënjët e sarkazmës dhe pretendoni se nuk e kuptuat
Një mënyrë ë emirë për të shmangur qëllimin negative të folësit është të hiqeni sikur nuk e kuptuar sarkazmën e të ktheni një përgjigje të sinqertë. Në këtë mënyrë do e bëni komentin e folësit të duket veçanërisht i egër.
Përpiquni të kuptoni nëse është person sarkastik gjithmonë apo ka diçka me ju
Nëse një person jeton në një mjedis shoqëror në të cilin sarkazma është një metodë e zakonshme komunikimi për zemërimin atëherë ai mund të mos e kuptojë se po e përdor këtë metodë edhe me të tjerët. Por edhe nëse ai është i vetëdijshëm ndoshta nuk ja u bën juve me qëllim dashakeqës por sepse është një ves i vështirë për tu hequr.
Dëgjoni tonin e zërit të personit që po ju bën sarkazëm
Një ton sarkastik është më I lehtë për tu njohur kur e njihni mirë një person, pasi sarkazma përfshin një ndryshim delikat në zërin tipik të të folurit të personit.
Tregohuni të vëmendshëm ndaj shprehjeve të fytyrës
Dikush që bën një koment sarkastik shpesh do të përcjellë ndjenjat e tij përmes shprehjeve të fytyrës të cilat bien në kontraditë me deklaratën e tij. Për shembull nëse dikush është I vrenjtur por thotë se sot qenka një ditë e bukur me siguri po tallet pasi nëse e mendonte vërtetë fytyra e tij do të ishte mjaft e qeshur.
Sigal