Shtatë sekrete për t’u bërë mashkull i suksesshëm në shtrat

1787
Sigal

Një studim ka zbuluar elemente të sferës erotike italiane. Mes tyre flitet për ëndrrat, fantazitë, pasionet dhe tabutë. Pse duket sikur disa njerëz bëjnë gjithçka që duan përmes romantizmit dhe intimitetit ndërsa të tjerët nuk mund të marrin edhe atë që duan? Të jesh seksualisht i suksesshëm nuk do të thotë të jesh i paraqitshëm, nuk ka rëndësi se sa vjeç je, apo se sa fiton në muaj. Suksesi seksual e ka theksin tek sjellja dhe aftësitë shoqërore.

Jini i vëmendshëm

Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj. Përpiquni të kuptoni formimin e karakterit të tij, është i turpshëm apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Më pas përpiquni t’i afroheni karakterit të tij.

Bëni komplimente

Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo sy të bukur? Një figurë të madhe apo duar të mrekullueshme? A janë ata fetar? Inteligjentë? Gazmorë? Të mësosh të vlerësosh cilësitë e parterit është çelësi i suksesit i cili ju mundëson krijimin e një lidhje romantike.

Lëreni negativitetin mënjanë

Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija. Intimiteti romantik nënkupton gëzim, kënaqësi, qetësi dhe një lidhje të fortë me personin që keni në krah. Mos flisni për lidhjet e kaluara apo shqetësimet e punës. Fokusohuni në kohët e bukura që do të kaloni me parterin dhe lini pas kohët e këqija që keni kaluar më parë me të tjerë.

Flirtoni

Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri. Flirtimi përfshin dhënien e komplimenteve, të folurit rreth fantazive që keni kundrejt partnerit apo gjërave që do të donit të bënit me njeriun pas të cilit jeni i tërhequr. Mund edhe të bëni shaka, por nuk duhet të përdorni asnjëherë gjuhë fyese dhe terma të pisët.

Kërkoni atë që dëshironi

Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve. Tregojini apo thuajini të dashurit/ës suaj cilat janë gjërat që ju eksitojnë më tepër. Nëse parterit tuaj do t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me idenë atëherë filloni t’i bëni gjërat njëra pas tjetrës derisa të jepni goditjen përfundimtare.

Kontrolloni veten

Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre. Eksitimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë “jo” për diçka, pranojeni këtë jo dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër. Sjellja abuzive dhe e ashpër nuk është asnjëherë e pëlqyer.

Mos ngatërroni fantazinë me realitetin

Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se do të mund të kishit një lidhje romantike shumë të bukur së bashku. Do të jeni me fat nëse do ta arrini këtë gjë. Por mos shkatërroni gjithçka duke u përpjekur ta bëni realitet këtë fantazi dhe ta detyroni tjetrin të përmbushë këtë dëshirë tuajën. Përpara se të hidheni në veprim sigurohuni që edhe personi, të cilin simpatizoni të ketë të njëjtat dëshira dhe fantazi si ju.