Shkrimtarët: Skandali ‘Kumbaro’ me 35 milion lekë për letërsinë e huaj, është batakçillëk!

604
Skandali i publikuar ditën e djeshme në gazetën ‘Telegraf’, lidhur me akordimin nga Ministria e Kulturës të 3.5 miliard lekëve për përkthime e botime nga letërsia e huaj, duke mos dhënë asnjë qindarkë për librin shqip, është pritur me irritim e indinjatë nga masa e gjerë e shkrimtarëve, artistëve e intelektaulëve. Ata, jo vetëm e kanë cilësuar këtë fakt si batakçillëk me qëllim përfitime të njerëzve me pushtet, si fyerje për letërsinë shqipe të hapësiarve mbarëshqipatre, por dhe një dëm me pasoja të rënda për sot dhe për brezat që do të vijnë nesër. Lidhur me këtë shqetësim, për gazetën ‘Telegraf’ u prononcuan Pandeli Koçi, Kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, shkrimtarët Kolec Traboini, Sulejman Mato, Çelik Petriti, Riza Braholli dhe Dhimitër Nica.
PANDELI KOÇI
(Kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj):
Ministria e Kulturës, së pari të sponsorizoj letërsinë shqipe, si dhe atë botërore sigurisht. Por jo kështu!? Unë nuk kam ndonjë gjë me përkthyesit, ata që janë renditur në listë, por është absurde që të shmanget financimi i letërsisë shqipe. Konica ka thënë, se duhet mbështetur 50% e letërsisë shqipe dhe 50% e letërsisë së huaj. Por çuditërisht, nga ky goxha fond, asnjë qindarkë nuk është dhënë për lirat shqip. Është mirë e duhen patjetër të sillen shkrimtarë të huaj në shqip, por janë me dhjetra autorë të njohur shqiptarë që kanë vepra prej vitesh, si Koço Kosta, Nasi Lera, Qamil Buxheli, Kasem Trebeshina, Martin Camaj, etj, e që nuk mund ti botojnë për shkaqe financiare. Këta duhet ti stimuloj shteti. Nuk ndodh kështu në botë. Ja, dhe fqinjët në Maqedoni, dhe në Kosovë, shtetet përkatëse, çdo vit japin një fond të caktuar për letërsinë kombëtare. Shteti duhet ta shohë sa më shpejt këtë problem…
KOLEC TRABOINI(Shkrimtar)
Ju jeni i pari që denoncuat në ‘Telegraf, akordimin e 35 mln lekëve për përkthim e botim librash nga gjuhë të huaja dhe e cilësuat si skandal këtë fakt? Ç’mund të na thoni diçka më konkretisht?
– Informacionin mbi programin e Ministrisë së Kulturës për botime të letërsisë së huaj e kam marrë nga faqja e poetit Sulejman Mato, i cili shkruan: 35 milion lekë jepen nga ajo ministri për përkthime librash duke bashkangjitur edhe listën e librave dhe shtëpive botuese. Nëse ajo shifër ka një gabim, mund të korrektohet, por problemi nuk është sasia e parave, as mosdija, por injoranca e administratës së Ministrisë së Kulturës duke përfshirë edhe vetë Ministren Mirela Kumbaro, që nuk e dinë ende funksionin e vet si institucion, se janë Ministri e Kulturës Shqiptare, kombëtare e jo franceze, italiane apo gjermane. Këta janë gjëmëzeza e kulturës shqiptare dhe në bindjen time atyre duhet t’u hapet procesi, sepse është keqmenaxhim i fondeve publike për qëllime përfitimi të kastës apo rrethit të miqësive. Çfarë bën Kontrolli i Lartë i Shtetit? E paimagjinueshme. A kemi shtet? Përse paguhen të gjithë këto instanca, ky aparat i rënduar kur populli është kaq i varfër dhe vendi në një krizë kaq të thellë. 
Po për krijuesit e letërsisë shqipe, jepen fonde nga kjo ministri? 
-Natyrisht me pikatore jepen, por atje ku duan, me klientelë dhe asnjë herë bordi nuk njoftohet duke shkelur ligjin mbi transparencën publike. Po ju kujtoj se kjo ministri nuk ka pranuar të jap mbështetje thjesht për shtypshkrim, një shumë vërtet qesharake, për të botuar një libër në përkushtim të Martirit Arvanitas Aristidh Kola që vitin e kaluar kishte 70-vjetorin e lindjes. Madje as që nuk erdhën në përkujtimin që u bë në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ministri, nuk miratoi as një antologji për jetimët e Shqipërisë, madje edhe pse bordi i të shtatëve e miratoi, vetë ministja Mirela Kumbaro e hoqi, dhe u dha ndërkohë mbështetje financiare shtëpive botuese, apo ca programeve si muzika rock, djathi kaçkavall, filma televizivë apo Tulla Tv, që askush nuk e di çfarë domethënie kanë. Ka plot absurditete në shpenzimet që bëhen prej Ministrisë së Kulturës. Autorët shqiptarë, që jetojnë me vështirësitë e kohës, heqin kafshatën e gojës për të botuar libra. Kjo është me të vërtetë diç përtej skandalit, kjo është një katrahurë. 
Pse ndodh sipas jush një fenomen i tillë? 
– Kjo ndodh sepse emërohen ministra kulture njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me problemet e kulturës, të letërsisë dhe arteve. A ka paradoks më të shëmtuar që Ministria e Kulturës së pari pushtoi ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve duke i nxjerrë krijuesit në rrugë, ndërsa tani pushtoi Kinostudion. Mendoj se Kryeministri duhet urgjentisht të marrë disa masa për të shmangur këtë kaos në kulturë, duke zgjedhur një ekip që nuk sheh privilegjet e veta, por që mendojnë e punojnë për artin e kulturën, sepse ata mbahen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, e nuk janë në biznesin familjar.
SHËNIM: Lidhur me shqetësimin e mësipërm, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në redaksi reagime të shumta. Në numrat e ardhshëm, gazeta ‘Telegraf’ mirëpret dhe është e hapur të publikoj reagimet e palëve për këtë shqetësim si dhe probleme të tjera të artik, kulturës dhe sportit në këtë ministri.
PRONONCIME TË TJERA
Sulejman Mato(Shkrimtar): Kur kam parë listën e atyre librave për të cilat ministrja Kumbaro, përmes gjoja projekteve, ka hedhur në erë 350 milione lekë të reja, për përkthimin e tyre, jam habitur. E pabesueshme! Personalisht, nuk di që asnjë shtet tjetër të financojë përkthimin e librave të huaja, përkundrazi, ndodh e kundërta, financohen përkthimet e autorëve vendas në gjuhë të tjera.
Çelik Petriti(Shkrimtar): Është poshtërsi dhe xhambazllëk. Për mua, në këtë kontekst, ka dy probleme. Së pari, nga ana ekonomike, nisur nga vlera e akorduar për përkthime nga letërsia e huaj dhe botime të saj, është xhambazllik. Pasi nisur nga njerëzit që marrin këto para, shikohet se jaën persona që kaën lidhje direkt apo indirekt me funksionarët më të lartë të kësaj ministrie apo të qeveritarëve. Së dyti, është fyerje për letërsinë dhe kulturën shqiptare, nënvleftësim i krijuesve vendas, gjë që është shumë e dëmshme për sot dhe brezat që do të vijnë. Ka dhe një problem tjeëtr këtu. Ka shumë përkthime nga letërsia e huaj që bëhen shumë keq… Por këtu, nuk ëbeht fjalë për cilësi, por për batakçillëk. 
Riza Braholli(Shkrimtar): Sipas kësaj problemet e hallet tona na i qan bota edhe në letërsi. Bota është bërë globale… ka letërsi bota sa të duash. Mbase s’kemi nevojë dhe për libra nga autorë shqiptarë… Sipas kësaj problemet e hallet tona na i qan bota edhe në letërsi. Bota është bërë globale… ka letërsi bota sa të duash. Mbase s’kemi nevojë dhe për libra nga autorë shqiptarë…
Dhimiter Nica (Shkrimtar): Është skandal! Moj kasolle nga i mblodhe/ gjithë këta “pëllumba” sorre…/ Kjo lloj ministre me gjithë këto lloji shpenzimesh e harxhimesh, vetëm për kulturë nuk ka haber. Ndoshta për gjëra të tjera është njëshi dhe asi,ndërsa në fushën e kulturës, ashtu si dhe para ardhësit e saj vazhdon, ta ekzekutoj me breshëri kulturën dhe letërsinë shqiptare… Me kaq miliona të harxhuara kështu, do të ishte ngritur Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, do ishte ngritur Instituti i Kritikës Shqiptare…, do ishin ndihmuar mijëra e mijëra shkrimtarë, poetë dhe artistë të pa punë në Shqipëri dhe emigracion, për të botuar veprat e tyre që po zënë myk nëpër sirtarë, etj. etj. Por kujt t’i thuash për këto gjëra, shkatërrime e përvetësime….Te ne vendosen ministra e ministre që s’kanë në fondin e tyre një libër, vendosen drejtorë e përgjegjësa që s’kanë habere nga drejtimi i punëve shtetërore dhe principet organizativ..
Sigal