– I vetmi “faji” i tij ishte një shënim që bëri në trungun e një peme me gërma të mëdha: -“Serbët janë pushtues dhe duhet të largohen nga Kosova”.
-“Kam frikë se pikërisht ky nivel i lart ka qenë dhe burimi i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir”, Ismail Kadare
-Ese kushtuar Muntaz Dhramit me rastin e 89 vjetorit të lindjes.
Takimi me Skulptorin e Popullit Muntaz Dhrami në studjon e tij të dhuron kënaqësi të pambarimta. Paçka se për shkak të virozave ai nuk e heq maskën përsëri mjeshtri – tregon bukur. Më flet për projektet që ka në duar. Ngrihet në këmbë dhe më rrëfen nëpër raftet e ateliesë personazhet, që ose i ka përfunduar, ose i ka në ngjizje e sipër. Me emocion më tregon një bocet të politikologut të madh të Kosovës Ukshin Hotit. Kam shumë mote më thotë ai që merrem me projektin e një vepre monumentale kushtuar birit të Kosovës dhe tërë Shqipërisë Ukshin Hotit. Për Ukshin Hotin janë bërë disa punë. Dy skulptura të përmasave të ndryshme janë vendosur në komunën e Rahovecit dhe të Prizrenit. Por e motra Myrvetja më kërkon që të bëj një monument dhe ai të vendoset përpara universitetit në Prishtinë, ku Ukshin Hoti ka qenë profesor i Filozofisë. Të motrën Myrveten e mbështesin dhe stafi akademik e miq të shumtë.
Në vitin 1920 më tregon Muntazi heroin e Luftës së Vlorës Kanan Mazen e mori plumbi në mes të dy nofullave. Kanani këndonte bukur labçe. Por kur këndonte të dyja nofullat e shkërmoqura nga plumbi i rrotulloheshin si gurët e mokrave të mullirit. Populli ngriti shumë këngë për të. Dhe në këngë rapsodët i thonë Kanan Bukuria. Kështu dua thotë Muntaz Dhrami që t’i thonë dhe Ukshin Hotit. Ukshin Bukuria.

Mjeshtri Muntaz Dhrami ka në tavolinë një tok me letra, vizatime, fotografi të Ukshin Hotit kur ai ka qenë ministër, por edhe kur përkrahu demonstratat e studentëve të vitit 1981. Pikërisht në ditën e demonstratave UDB – ja e burgosi. Pas një fotografie ku Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziu, Mentor Koçi dhe Halil Alidema janë në bankën e të akuzuarave nga policia sekrete lexojmë dhe këtë shënim të Ismail Kadaresë. Shkrimtari shkruan për Ukshin Hotin: – “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lart ka qenë edhe burimi i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir”.
I afrohem skulptorit. Është mes disa bocetave për Ukshin Hotin. Qysh moti prish e ndreq. Për monumentin e Ukshin Hotit që Muntaz Dhramit i është propozuar për ta vendosur në Prishtinë esnafi kërkon që monumenti t’i dal i hyjnishëm. Është i përqendruar tek fotoja me fytyrë të gjakosur të Ukshin Hotit. E ka mbështetur në qendër të studios. Sa shumë e mundon portreti i Ukshin Hotit. Është fiksuar në një ngjarje tronditëse. Më datën 27. 5 . 1993 Ukshin Hoti shkon në Drenicë për tu informuar me situatën dhe me këtë rast ndalohet nga policia dhe UDB – ja dhe rrihet barbarisht. Bie pa ndjenja. Ishte së bashku me studentin e tij Agron Limanin. Kolonelët serb e bën çika – çika trupin e Ukshin Hotit. Ja trodhën organet gjenitale. Dhe Muntaz Dhrami vuan. Si ta kthej në art fytyrën e dërmuar të Filozofit të Shqipërisë. Me një penel lëviz nëpër fytyrën e copëtuar. Kocka e hundës e Ukshin Hotit është thyer nga grushtet e UDB – së. Sytë janë të ënjtur si boçe pishe. Në ballë ka dy hematoma me madhësinë e gështenjave të pjekura. Nofulla e poshtme nga forca goditëse i është spostuar djathtas. Veshët i janë çjerrë sikur t’ja kenë kafshuar egërsirat. Kurse nga vetullat kullojnë pika gjaku. Pjerrësia e balit ngjan si një bjeshkë e korrur nga bari i egër. Në portret s’ka mbetur asgjë nga tiparet e dardanit të Krushës së Madhe. Dhe për ta thyer heshtjen skulptori shton në bocet grimca nga shenjat që i kanë mbetur fytyrës së Ukshin Hotit nga rrahja çnjerëzore, që i bëri UDB – ja.
E ndjek me vëmendje skulptorin Muntaz Dhramin tek e “mjekon” fytyrën e gremisur të Ukshin Hotit. I vë “ilaç” njërit sy të nxirë, gungave nëpër faqe e lëkurës me brazda. E mundon buza si një e çarë mali. Ndalet tek jaka e këmishës së gjakosur e rrethuar nga “trëndafilat” e kuq të Drinit të Bardhë. Dhe merakun e ka të madh. Druhet se mos fytyra e Ukshin Hotit në monument do t’i dal e shëmtuar. E mbledh veten dhe më vështron me ata sytë që i lëshojnë xixa stërralli. Në vitin 1920 më tregon Muntazi heroin e Luftës së Vlorës Kanan Mazen e mori plumbi në mes të dy nofullave. Kanani këndonte bukur labçe. Por kur këndonte të dyja nofullat e shkërmoqura nga plumbi i rrotulloheshin si gurët e mokrave të mullirit. Populli ngriti shumë këngë për të. Dhe në këngë rapsodët i thonë Kanan Bukuria. Kështu dua thotë Muntaz Dhrami që t’i thonë dhe Ukshin Hotit. Ukshin Bukuria.
Përfund bocetit të Ukshin Hotit skulptori ka një shënim të Pasternakut, i cili ka shkruar: – “Të përshtatet, që të mbijetojë”. Dhe skulptori po sfilitet që fytyrën e bërë cifla -cifla nga bajonetat e serbëve të mos i bej asnjë retushim. Natyrisht brenda stilit të thukët e të ashpër të autorit. Kur ta shikojnë prishtinasit të thonë: -“Po. Ky është zgalemi i Krushës së Madhe me fytyrë të shqyer nga stuhia pa eksperiment nga esnafi Muntaz Dhrami”. Gjithashtu rrotull monumentit do të rrinë ziliqarët, ata që e denoncuan tek UDB – ja, urithët, zullumqarët, smirëxhinjtë, blozaxhinjtë, hjeksat, xhambazët e lidhur me serbët dhe llumi i kolegëve të fakultetit. Por me kalimin e viteve tek monumenti do vijnë dhe vizitor serb dhe rus. Sigurisht që do të pyesin me stuhi nervash se përse filozofi i madh e ka fytyrën të shkërmoqur si në zgrip greminash? Ç’drama ka shkaktuar? Dhe ciceronët do të përgjigjen. Ukshin Hoti që është në monument nuk ka bërë asnjë krim. Në jetë nuk mbajti kurrë armë. Vetëm libra. Kufirin e Serbisë nuk e preku asnjë milimetër. Zogjtë e serbëve që i hanin të mbjellat në tokat e tij në Krushë nuk i vrau. I vetmi “faji” i tij ishte një shënim që bëri në trungun e një ahu në një pyll anës Drinit të Bardhë, ku ai shkroi me germa të mëdha: -“Serbët janë pushtues dhe duhet të largohen nga Kosova”. Këtë thënie e lexoj një gjahtar serb. Dhe nisi lufta. Gërmave në lëkurën e ahut ju bë ekspertiza. U gjet autori. Ai ishte Ukshin Hoti. Por do të përgjigjet dhe vet Ukshin Hoti si makth në ajër që nga shtatorja e tij. Këtë autoportret në skulpturë do ta gdhendja edhe unë u thotë turistëve të huaj. E kam imagjinuar që kur hetohesha në burgun Qendror të Beogradit. UDB – ja e Millosheviçit me shtazët e vet i nxori mllefet në fytyrën time. Skulptori Muntaz Dhrami bëri mirë që nuk ma zbukuroi e romantizoj fytyrën me plagë bajonetash. Nuk do të pranoja asnjë imazh të rremë. Fytyra ime në monument të dëshmoj krimin barbar të serbëve. Le të jetë një dokument autentik.
Fëmijëria & Shkollimi (1943–1963)
Ukshin Hoti ka lindur më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe në komunën e Rahovecit të Kosovës. Është më i madhi prej 6 fëmijëve të familjes(2). Nëna e tij, Fatimja ishte një amvise ndërsa babai i tij, Nazifi mbante një kioskë gazetash përballë shkollës së fshatit. Në këtë shkollë, Uka siç ju pelqen prindërve të tij ta quanin, filloi studimet. Shkolla e fshatit ofronte vetëm mundësinë për të kryer katër vite të shkollimit fillor. Për këtë arsye, katër vitet e fundit i vazhdon në fshatin Rogovë të Hasit. Në moshën 15 vjeçare, prindërit e regjistrojnë në « Shkollën Normale ». Pasi kryen katër vitet e para në Prizren dhe të fundit në Prishtinë, ky nivel arsimor i mundëson atij të japë mësim në 1963, në fshatin e tij të lindjes.
Studimet Universitare (1964–1968)
Në 1964 u regjistrua në Zagreb fillimisht në mjekësi, por me këshillën e profesorëve u riorientua shpejt në shkencat politike. Aty u thellua në filozofi politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, u përfshi në debatet e kohës dhe organizoi protesta kundër luftës në Vietnam. Formimi universitar në Zagreb i dha jo vetëm bazë teorike solide, por edhe një horizont kritik e qytetar që do të shihej në shkrimet dhe qëndrimet publike të mëvonshme.




















