Nga Agron Mema
Pas botimit të librit për historinë e babait, i biri, Kristofori, rrëfehet dhe në gjuhën shqipe për opinionin publik tek gazeta ” TELEGRAF”. Një histori makabre, çnjerëzore, një tragjedi përtej kornizave të ndjeshmërisë njerëzore, madje deri në zilepsje kanibale. Sot numëron mbi 80 vite jetë dhe ka vetëm pak kohë që ka lënur profesionin e mësimdhënies. Tregon me lotin në sy se si ja pushkatuan të atin kur ky qe 1 vjeç dhe i ati 27 vjeç, ndërsa e ëma 25 vjeçe mbeti e ve me tre fëmijë të vegjël dhe të katërtin në bark, i cili pa mbushut 40 ditë nga ardhja në jetë gjeti vdekjen makabre nga duart e kriminelave të pushtetit të istaluar në Shqipëri pas 1944-ës. Kristofori tregon, bazuar në dëshmitarët okularë, se i ati shumë shpejt u përball me emigracionin. Qe vetëm 12 vjeç kur mori rrugën e emigrimit. U kthye në Shqipëri dhe qëndroi këtu pasi u njoh me nënën time,- tregon Kristofori. Përkrahu lëvizjen NAÇL duke u zgjedhur edhe kryetar i Këshillit Antifashist të fshatit Vrion të Sarandës në 1943-in, detyrë që e mbajti deri në vitin 1946, vit kur ai u arrestua dhe brenda 12 ditësh u pushkatua. Rrëfimi vjen i lotuar me nuanca ngashërimi. Po pse? Ndodhi për kapriçio të operativit të sigurimit dhe të dashurave të tij në atë zonë. Hakmarrje manjake seksuale e kthyer në ngjyrime politike me mbështetjen edhe të Shefqet Peçit. Arestohet dhe torturohet duke e bërë shembull dhune dhe terrori në të gjitha fshatrat nga Saranda në Gjirokastër duke e zvarritur në këmbë sëbashku me të arrestuarin tjetër grek; i cili kishte ardhur në Shqipëri në kohën e zisë së bukës që mbërtheu Greqinë. Mbeti në Shqipëri, sepse u njoh me një vajzë, por u arrestua në prag të fejesës. U dënua me burg të përjetshëm, por bëri disa vite e më pas doli dhe u riatdhesua në bazë të marrveshjes së këmbimit të të dënuarve respektivë midis shteteve. Më pas tregoi të vërtetën inskenuese nga sigurimi i shtetit, ku Vasil Milori ekzekutohet me pushkatim. Po kush qe e vërteta? Për të mbuluar orgjitë e tija operativi, manipuloi situatat. Në bahçen e Vasilit, ku më parë ushtarët kishin kryer veprime vandale me dëmtimin e të mbjellave. Po nuk u ndalën me kaq. Operacioni falsifikues i hakmarrjes vijonte duke rritur intesitetin. Në baçen e Vasilit kalonte kablli telefonik, që lidhte postat ushtatake. Të dërguar të posaçëm, bashkëpunëtorë të operativit, presin kabllin dhe Vasili arrestohet sëbashku me grekun 22 vjeçar,Ilian. Tortura çnjerëzore. Një marrëzi histerike kur në gjyq dalin 17 dëshimtarë dhe një qëndrim burrëror dhe kurajoz nga Vasili se si mundej ta bënte një veprim të tillë në prezencën e 17 vetave, nga të cilët 5 ishin udhtarë të armatosur?! Dhe pse nuk e arrestuan në vënd, po pritën ditë? Hetuesia vijonte e dhunshme dhe me ritme të shpejta. Zgjati 12 ditë. Në fund i futën hekur të nxehtë në gojë dhe i prenë gjuhën. E pushkatojnë afër në gorice, në fshatin e tij në prezencë të fshatarëve. Dhe jo vetëm kaq, por edhe në sy të fëmijëve të mitur, të cilët vinin tek gorica përditë të largonin mizat nga trungu i goricës ku kishin ngelur gjaku dhe trutë e të atit. Trauma psikike e tyre nuk u largua gjithë jetës nga ajo që panë sytë e tyre fëminorë. Po nuk mbaroi këtu hakmarrja. I nxorrën nga shtëpia dhe i lanë në koçekë të hambarve. Filloi sekuestrimi. Një natë operativi me policë shkon tek koçeku. I bie derës me shkelm dhe nëna qe me vëllain e porsalindur, as 40 ditësh. Nëna u përpoq të mbronte trupin dhe foshnjën. Por e tërhequr zvarrë fëmija ra në prag të derës. Nënën e morën në polici, foshnjën e lanë në prag të derës. Kur nëna shkoi në shtëpi foshnja, vëllai kish vdekur. A ka më krim makabër? Më pas doli e vërteta e makinacioneve të operativit manjak të sigurimit.