Prof. Dr. Valter Shtylla: Gjurmimi dhe njohja e historisë së Kastriotëve një mision atdhetar

94
Sigal

Gjatë shekujve të pas Heroit tonë më të madh Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe deri më sot janë botuar me qindra vepra për të jashtë vendit, i njohur dhe si një personazh i respektuar i Kontinentit të Vjetër; një prijës i lidhur me fisnikë dhe dinasti europiane. Shumë pak nga këto botime kemi në shqip në bibliotekat tona. Me fillimin e viteve 2000 në Manastirin Mbretëror San Trinidad murgeshat e këtij objekti religjioz historik më dhuruan një libër të vjetër të vitit 1761 ku përshkruheshin dhe pasazhe historike për lidhjet e Kastriotëve me Manastirin. Kopertina e librit përmban “Historia del Real Monasterio de la SSma. Trinidad, Religjioni i Santa Clara, me vrojtim të ligjshëm jashtë mureve të qytetit të Valencias.

Ikona e Shën Mërisë mbi varrin e nënës së Alfonsit
Ikona e Shën Mërisë mbi varrin e nënës së Alfonsit

Vazhdimisht e përmendim dhe jemi krenarë për Heroin tonë më të madh Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Admirojmë monumentet e artit kushtuar atij, ngritur kudo në Arbëri dhe jashtë saj. Por nga ana tjetër i jemi të detyruar së tepërmi Historisë së merituar të Kastriotëve. Gjatë shekujve të pas Heroit dhe deri më sot janë botuar me qindra vepra për të jashtë vendit, i njohur dhe si një personazh i respektuar i Kontinentit të Vjetër; një prijës i lidhur me fisnikë dhe dinasti europiane. Shumë pak nga këto botime kemi në shqip në bibliotekat tona. Jemi larg ezaurimit të arkivave dhe bibliotekave në Stamboll, Vatikan, Venedik, Napoli, Raguza etj, për njohjen me dokumentet që i takojnë njohjes së Kastriotëve.

Studiuesit tanë specialistë nuk kanë prekur objektet e Kulturës materiale të ndërtuara nga Kastriotët dhe Princat Arbërorë, që u vendosën në Italinë e Jugut pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468. Gjithmonë brenda kësaj teme, me fillimin e viteve 2000, gjatë një vizite në Velencia në Manastirin Mbretëror San Trinidad murgeshat e këtij objekti religjioz historik më dhuruan një libër të vjetër të vitit 1761 ku përshkruheshin dhe pasazhe historike për lidhjet e Kastriotëve me Manastirin. Kopertina e librit përmban “Historia del Real Monasterio de la SSma. Trinidad, Religjioni i Santa Clara, me vrojtim të ligjshëm jashtë mureve të qytetit të Valencias.

-Mbështetur në origjinalet e arkivës së saj, monumentet e kohës ku përfshihen ilustrime të familjeve të ndryshme, ngjarje të Mbretërisë etj.

Me Autor

Agustin Sales

Presbiterio i kishës së Shën Bartolomeut, Doktor Theologo për Universitetin e Valencias; kronist i Misina Ciudad, dhe i Mbretërisë.

Presbiterio –Protestant i adaptuar në një sekt të një Kishe të Reformuar, e hapur për doktrinën Kalviniste.

Vendvarrimi i Alfonsit brenda në Kishë
Vendvarrimi i Alfonsit brenda në Kishë

Kalvinizëm – Doktrinë e Reformatorit Calvin (Fr.) (1509-64) që krijoi protestantizmin në Francë.

Misina – i të njëjtit qytet.

En Valencia – nga Josef Estevan Dolz, Impressor del S. Officio. Año 1761.”

Duke qenë një botim i hershëm, 264 vite para nesh, ku preket një objekt monumental, që e kam vizituar dhe dokumentuar personalisht me detaje dhe sot në disa raste i botuar, mendoj që ky shkrim të ndriçonte atë që lidhet me Kastriotët në libër. Sigurisht kjo e mbështetur dhe në funksion të botimeve të tjera rreth veprimtarisë Kastriote në Valencia e më gjerë.

Gjergj Kastrioti ka qenë tepër i lidhur me Mbretin e Napolit, Alfonsi V i Aragonës, me të cilin kishte nënshkruar dhe një traktat më 26 mars 1451 në Gaeta. Alfonsi i premtoi Skënderbeut ndihma ushtarake dhe financiare, ndërsa prijësi shqiptar nga ana e tij do ta njihte Mbretin e Napolit si Kryezot.

Kisha e Real Manastirit Sane Trinidad Valencia
Kisha e Real Manastirit Sane Trinidad Valencia

Pas vdekjes së Heroit në vitin 1468, djali i tij Gjoni emigroi në Itali- në Napoli, bashkë me motrën Erina dhe bashkëkombas të tjerë.

Pas Alfonsit, trashëgimtari Ferrante në shenjë mirënjohjeje ndaj Skënderbeut për ndihmën ushtarake të vitit 1460 në Pulje për të shtypur revoltën e mbretit të Tarantos, i njohu familjes së Kastriotëve disa feude të rëndësishme në Itali si Contea Monte Sant’Angelo me Sinjorinë e San Giovani Rotondos. Donika, gruaja e Skënderbeut, bashkë me të birin Gjonin u transferuan në Napoli në vitin 1468, atë kohë Gjoni ishte 13 vjeç. Kurora mbretërore e Aragonëve, që përfshinte edhe Mbretërinë e Valencias, gjatë gjysmës së parë të shekullit XV deri në vitin 1458 pati në krye mbretin Alfonsi V, i cili pushtoi dhe Napolin. Ndërkohë që njihet viti i emigrimit të Donikës në Napoli – 1468, nuk dihet ende me siguri viti i vdekjes së saj. Burimet tregojnë se deri në vitin 1500 ajo ka qenë në Napoli. Një diplomat anglez, i cili më 23 qershor 1503 vizitoi në Valencia mbretëreshat e veja të Napolit, kujton praninë në këtë pritje të një dukeshe nga anët e Greqisë, që mund të ketë qenë veçse Donika. Në botimin etnik e Xhovanës-nënë, disa vite më pas, nëna mbretëreshë shqetësohet për kthimin në Napoli nga Valencia, ku ishte varrosur në San Trinita, të së dashurës së saj “Scanalibecha”. Xhovana u kthye në Napoli në vitin 1506, kështu që Donika duhet të ketë vdekur ndërmjet viteve 1503-1506, pasi dihet që më 1503 ajo varrosi nipin Alfons në San Trinita. Gjoni, djali i Donikës dhe Skënderbeut, u martua me Irenën, vajzën e Lazar Brankoviçit, despot i Serbisë, dhe të Elena Paleologut, vajza e Tomasit, despot i Moresë. Ata patën 4 fëmijë, Kostandinin, Gjergjin, Federikon dhe vajzën Maria. Studiues të ndryshëm në botimet e tyre diskutojnë rreth vitit e vendprehjes së Donikës si dhe mbi saktësinë e familjes së Gjonit në pemën gjenealogjike të Kastriotëve.

Studiuesi Athanas Gegaj thotë se Gjoni ka jetuar 59 vjeç (1455-1514) dhe është varrosur më 2 gusht 1514 në Castelnuovo. Ka vdekur më 02.08.1514 në Mesanje të Puljes. Në pemën e botuar tek vepra e Vallonës është dhe Alfonsi, djali i Gjonit. (Periudha pas Skënderbeut, 2008). Në librin tjetër të Vallones – Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali, 2004, ai pretendon se Salesi në botimin e vitit 1761 ka bërë shumë gabime që më pas janë zgjeruar në shkrime të tjera. Tek pema e Gjonit figurojnë 4 djem dhe 1 vajzë, vetëm se Federico duhet të jetë Alfonsi.

Fëmijët janë Gjergji (l. 1477), Kostandini Ipeilzeruias (vd. 1500), Federico (1488-1503, ndoshta Alfonsi), Ferrante Dukë (vd. 1562) dhe Maria (vd. 1569).

Naosi i Kishës

Tek studiuesi i njohur italian Paolo Petta haset djali Alfons me varrin në San Trinita, por e diskuton vendprehjen e Donikës dhe datën e vdekjes. Më sipër u shprehën disa mendime nga autorë të ndryshëm mbi lidhjen historike të familjes së Kastriotëve me Real Manastirin San Trinidad të Valencias.

Kapitulli XIII i veprës së Salesit nis me Skënderbegian. Dama e Mbretëreshës Juana (Xhovana) të Napolit, i dha këtij Manastiri ikonën e Virgjëreshës Mari të Strelcës, të Alfonso Kastriotit, Princi i Shqipërisë, biri i saj, dhe meqenëse të dy u varrosën në këtë kishë.

Nga kujtimet që ruan ky Manastir Mbretëror, ku më 1458 është varrosur Mbretëresha e Spanjës Maria de Kastiljo, Atë Geronimo Sanches del Castellar sqaron traditën e kësaj ikone të shenjtë, i cili e përdori atë siç thotë ai: Në “Chronica MS” Trajola shpjegon se në këtë kuvend murgeshash atë e solli nga Bohemi një zonjë e shquar e quajtur Scandalberta, peng i mbretërve të Bohemisë, kur maurët e morën atë mbretëri dhe mbreti vdiq në betejë, kështu ajo së bashku me Mbretëreshën u larguan.

Në kujtimet e vërteta vijohet: “Mbretëria e Bohemisë pësoi shumë nga herezia. (Herezi – Doktrinë e mbështetur nga Kisha Katolike e më pas kundërshtuar), duke shkatërruar shumë kisha dhe ikona, e duke i plaçkitur. Në këtë kohë Princesha e Napolit Beatriz de Aragon, bija e mbretit Fernando I i Napolit, e lindur në Valencia, u martua më 1476 me mbretin Machistë të Hungarisë, i cili vdiq më 1490, dhe më pas Mbretëresha e Hungarisë, e cila ishte një nga zonjat më të nderuara, u martua me Ladislao, mbretin e Bohemisë, i cili sapo mundi armiqtë dhe qetësoi Mbretërinë e tij.

Në këtë ngjarje Beatriz shoqërohej nga një Damë e quajtur Skënderbegia. Në vitin 1468 djali i Skënderbeut Gjoni bashkë me Donikën shkuan në Napoli ku Gjoni u martua dhe pati 4 djem dhe një vajzë me Irenën, bijën e Lazar Brankoviçit. Erina përfundoi në Valencia bashkë me të birin Alfonsin, i cili vdiq më 1503. Salesi shprehet se Irena mbeti e ve që në vitin 1487, ndërsa Gegaj shënon se Gjoni ka vdekur në Pulje më 1514, vetë Irena duhet të ketë vdekur rreth vitit 1505.

Ura San Trinidad ku u vra aksidentalisht Alfonsi

Duke ndjekur kujtimet e cituara nga Sales, në vitin 1499 Irena shkon në Valencia si e ve, bindëse dhe logjike që në ngjarjet e fundit të XV-ës – fillimi i XVI-ës Gjoni nuk del në pah.

Gjergj Kastrioti ka qenë tepër i lidhur me Mbretin e Napolit, Alfonsi V i Aragonës, me të cilin kishte nënshkruar dhe një traktat më 26 mars 1451 në Gaeta. Alfonsi i premtoi Skënderbeut ndihma ushtarake dhe financiare, ndërsa prijësi shqiptar nga ana e tij do ta njihte Mbretin e Napolit si Kryezot.Pas vdekjes së Heroit në vitin 1468, djali i tij Gjoni emigroi në Itali, në Napoli, bashkë me motrën Erina dhe bashkëkombas të tjerë. . Gjoni, djali i Donikës dhe Skënderbeut, u martua me Irenën, vajzën e Lazar Brankoviçit, despot i Serbisë, dhe të Elena Paleologut, vajza e Tomasit, despot i Moresë. Ata patën 4 fëmijë,Studiues të ndryshëm në botimet e tyre diskutojnë rreth vitit e vendprehjes së Donikës si dhe mbi saktësinë e familjes së Gjonit në pemën gjenealogjike të Kastriotëve.

Pllaka me Mbishkrimin e varrit e Alfonsit

 

Pikërisht duke qenë e vetmuar, mbreti i Napolit Ferdinandi I dhe Juana (Xhovana) në cilësinë e Damës shoqëruese të vajzës së tyre Beatriz vendosën Skënderbegian, tashmë mbretëreshën Beatriz të Hungarisë dhe më pas Bohemisë. Ishte Irena që, gjatë dhunimit të ikonave nga Ladislao, duke shoqëruar Beatrizën në Napoli ato gjetën ikonën e dëmtuar të Virgjëreshës Mari të Strelcës. Kjo zonjë kastriotase e shoqëruar nga disa shërbëtorë të Bohemisë, të cilët janë varrosur në Oborrin e këtij Manastiri Mbretëror në vitin 1499 kur erdhi në Spanjë Mbretëresha e ve e Napolit, motra e Ferdinand Katolikut Dama shoqëruese, siç shkruan Cabarella Roca, bashkëkohës, erdhi bashkë me mbretëreshën, duke iu referuar të vesë së Gjon Kastriotit. Ajo erdhi në Valencia bashkë me djalin e saj të vogël, Alfonsin, i cili u vra aksidentalisht mbi Urën San Trinidad pranë Manastirit në vitin 1503. Ende sot ruhen në kishë pllakate varri të Alfonsit e vitit 1503 e hartuar nga gjyshja Donika, aso kohe në Valencia. Në pllakatë lexohet: “Alfonsi, biri (nipi) i mbretit të famshëm të Shqipërisë Gjergj Kastriotit, tmerri i turqve dhe muri i pathyeshëm i Krishtërimit, të cilin turqit e quanin Skënderbeg, dhe të cilin për nga prejardhja, vlera dhe madhështia e shpirtit e krahasuan me mbretin Aleksandër të Maqedonisë. Vdiq në moshën XV vjeç në këtë qytet të Valencias, viti 1503. Theksohen këtu Gjergj Kastrioti Mbret i Shqipërisë dhe Mbrojtës i Krishtërimit.”

Duke pasur një miqësi me familjen e Santangelëve, në vitin 1504 gruaja e Gjonit – Dama e zonjave Aragone u vendos pranë të birit në Real Manastirin San Trinidad. Fillimisht në kapelën e Santangelëve në qoshen V-L të naosit dhe mbi të Aragonët i vendosën ikonën e Shën Mërisë sjellë nga Bohemia dhe e restauruar nga vetë ajo pas dëmtimit me thikë nga bohemët.

Më pas, në vitin 1612 eshtrat e saj u transferuan në kapelën karshi, në anën jugore dhe përsëri mbi të shquan edhe sot ikona e Shën Mërisë. Në oborrin e Manastirit janë varrosur disa bohemë, të cilët shoqëruan Skënderbegian nga Bohemia në Napoli, dhe erdhën me të dhe i shërbyen në Valencia.

Në librin origjinal të hyrjeve në këtë Manastir, që prej vitit 1500 janë shënuar mjaft bohemë të varrosur në oborr, shërbyes të Skënderbegias, që e quajnë zonjë. Në libër figuron varrimi i saj maj 1504 me titull “Zonja Juanota (Gjonota) referuar gruas së Gjonit, të cilën napolitanët e quanin Juana.

Disa sqarime për emratë përveçëm: Bohemia – krahinë e Çekisë në kufirin perëndimor me Bavarinë gjermane në malet Sudete. Bohemë – natyralë të Bohemisë mesjetare, njerëz me zakone të lira, jashtë rregullave. Maurë-Moerë – banorë të Afrikës, nga Zambia dhe Egjipti.

Në përfundim shprehemi se ka diskutime rreth veprimtarisë së Kastriotëve në Valencia të Dinastisë Aragonase në fund të shekullit XV dhe në fillimin e shekullit XVI.

Portiku u Manastirit

Saktësisht Donika dhe nusja Erina me djalin Alfonsin dhe mbase herë pas here edhe Gjoni kanë jetuar në Valencia, nën mbrojtjen dhe mikpritjen e fisnikëve aragonas.

Vërtetohet dhe nga dëshmitë e Kulturës Materiale se Alfonsi, djali i Gjonit, është varrosur në Manastirin e Valencias, po kështu dhe Ikona e Shenjtë sot i ruhet.

Diskutimi qëndron në faktin se kush është varrosur në Valencia, Donika me eskortën apo Irena.

Salesi jep me hollësi historitë aragonase në Mbretërinë e Bohemisë, me datat dhe krushqitë e lidhura, aspect, që mund të pranohet. Kuptohet që në aventurën boheme të aragonasve nuk mundet që Donika, personazh i lartë i Dinastisë Kastriote, të ulej në nivelin e një Dame shoqëruese. Gjurmimi dhe analizat historike në të ardhmen mund të ndriçojnë dy alternativat: 1- Nëse në Manastirin San Trinidad të Valencias sot ruhen reliket e Irenas dhe të eskortës boheme, pasi për Alfonsin është e qartë. 2- Nëse Donika me eskortën prehen në ambientet e Manastirit San Trinidad. Për sqarim autori Paolo Petta e thekson vendosjen e Ikonës së Shenjtë të Shën Mërisë mbi varret Erina apo Donika?? nderim i mikeshës Beatriz, po kështu edhe autorë vendas specialistë që kanë botuar mbi Manastirin Historik të Valencias.