Njihuni me çiftin më të shkurtër në botë

552
Sigal

Një kinez dhe një kineze – të
cilët janë kurorëzuar para pak ditësh – shpresojnë se, shumë shpejt, do të mund
të hynin në librin e rekordeve botërore, si çifti më i shkurtër në botë. Li
Tangyong, i gjatë 112 cm, nga qyteti Shunde, është martuar me Chen Guilan, 73
cm, gjatë kësaj jave.

‘Ishim të detyruar ta shtynim martesën tonë për tri vjet,
sepse familjet tona nuk pajtoheshin me martesën tonë’, ka thënë Tangyong për
gazetën ‘New Express’.

Mirëpo më 1 tetor, ata iu bashkuan edhe 30 çifteve të
tjera, gjatë një ceremonie të përbashkët kurorëzuese, në një park të qytetit.
Qysh gjatë ceremonisë martesore, ata kanë bërë të ditur se tashmë kanë
konkurruar për librin e rekordeve botërore Guinness.