Nga Hermes M. NIKAJ / Ja cilat janë tendencat e këtij sezoni pranverë-verë!

720
Sigal

INTERVISTA/ Flet Balerini & Top-Modeli, Henri Zhuri: Jam Pro kirurgjisë plastike !

E kemi parë në skenë si balerin, më pas si një model dhe së fundmi si figurant në disa klipe muzikore. Bëhet fjalë për Henrin, 18-vjeçarin, i cili është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar. Është i qeshur, modest dhe me direktiva të qarta për sa i përket botës së modës. Henri është njohur në fushën e modelingut në moshë shumë të vogël dhe sot është profesionist në këtë fushë. Ai është një ndër meshkujt më të bukur shqiptar, për t’u marrë shembull në edukatë, stil dhe në veshje. Një rrugëtim i gjatë mes baletit, modës dhe botës së televizionit e bëjnë atë një 18-vjeçar të kompletuar dhe me shumë arritje në një moshë të re. Për më tepër ju ftoj të lexoni këtë intervistë 100 % të sinqertë…

– Përshëndetje Henri, si gjithmonë i bukur dhe sexy! Cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike?

– Sekreti kryesor për të pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik është padyshim frekuentimi i palestrës, ushtrimeve të ndryshme për linjat dhe sigurisht një dietë e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta.

– Ç‘mund të na thoni për industrinë e modës në Shqipëri?

– Në fakt e kam dëgjuar shpesh dhe më vjen keq sepse e thonë pikërisht ata që ndërkohë merren me këtë gjë. Është mëse normale që s‘mund të flasim për industri si vendet e botës, por gjithsesi edhe këtu ka shumë përpjekje për të arritur. Stiliste, modelë, fotografë janë në gamën e modës, ku secili përpiqet në një mënyrë apo tjetër të sjellë diçka të re. Ndoshta fakti është se shumë herë duke mos pasur dhe një edukatë mode shumë gjëra nuk perceptohen. Është më e thjeshtë të flasësh kundër sesa të ecësh me hapin e kohës.

– Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si Model?

– Mendoj se është publiku që duhet të vlerësoj armët e mia si balerin & model, sepse unë nuk kam vetëm një armë, kam komunikimin, paraqitjen skenike dhe mendoj se ato ndërthuren mjaft mirë me njëra-tjetrën. Nuk dua të tregohem modest, por është ende shpejt të tregoj avantazhet e mia. Dua që çdo gjë t’ia lë kohës. Por mund të them se TV më jep siguri dhe është ajo që dua të bëj në këto momente.

– Si ishin fillimet e tua në modeling?

– Nuk besoj shumë në fat në këtë pjesë. Unë mendoj se fati është si ta bësh. Unë dhe e kam ndjekur dhe më ka ndjekur, kanë qenë shumë gjëra së bashku që më kanë çuar drejt ekranit të TV. Unë kam përfaqësuar Shqipërinë në shumë evente dhe kompeticione mode ku jam vlerësuar për look- un dhe fizikun tim të veçantë. Çdo gjë ka qenë dhe është e vështirë, por falë talentit dhe vullnetit tim, ia kam dal mbanë! Do t’ia dal gjithnjë sa herë të kem oferta, për emisione të ndryshme. Nuk do ta refuzoja.

– Momentalisht po shijon famën apo suksesin?

– Të shijosh frytet e punës tënde është diçka shumë e bukur dhe domosdoshmërisht që televizioni ka edhe famën brenda, kështu them t’i shijoj të dyja. Është herët të flas për suksese të mëdha apo të vogla, dua që shkallët e mia të ngjiten ngadalë. Jam drejt një rruge të tillë dhe shpresoj të jetë një rrugë shumë e gjatë.

– Impenjimet aktuale, cilat janë?

– Të jeni të sigurt që projektet e mia do jenë në nivele akoma më të larta, kam mësuar shumë deri tani dhe do t’i vë në zbatim. Jam korrekt me gjërat që dëshiroj t’i shtoj jetës sime. Më pëlqejnë shumë ngjyrat dhe do doja të eksploroja shumë në projektet e mia, që do të jenë gjithnjë pjesë e kulturës dhe artit.

– Si vishesh në jetën e përditshme?

– Veshja ime është gjithmonë në varësi të programit ditor që kam. Nëse është një ditë shkolle, normalisht i veshur sport dhe praktike. Nëse programi ditor kërkon diçka më klasike apo moderne, sigurisht që i përshtatem eventit.

– Po femrat shqiptare sipas Henrit si vishen?

– Nëse flasim për femra që janë imazhe mediatike, them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit janë të mirinformuara. Nëse flasim për vajzat e vogla, e teprojnë pak më veshjen e paradites ose në shkollë. Mendoj së është bukur t’i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shumë kujdes në kombinimin e veshjes me stilin qe të përket dhe ditës që kemi përpara.

-Sa të prekin thashethemet?

– Thashethemet në momentin e parë prekin këdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtësi, kupton që bëhet fjalë vetëm për fjalë boshe dhe pa bazë i anashkalon. Njerëz të boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej. Nëse nuk kanë gjë më të mirë për të bërë në jetën e tyre se të merren dhe të fantazojnë për dikë tjetër, sigurisht që nuk do të mundem unë t’ua ndryshoj mendimin ose rutinën e përditshme.

– Së fundmi do të shtosh diçka tjetër?

– Dua të bëj një përshëndetje për familjen time, që më kanë përkrahur e mbështetur për gjithçka dhe për parukieren time Anjeza Benën, që është mikja ime më e mirë.

DIETOLOGIA & ESTETISTJA, KELA QINAMI: KLIENTET E MIA, MAYA ALICKAJ, BRUNA SMULJA, ROMINA ALKU, ELIZABETA MARKU

Nga Hermes Nikaj

Është një vajzë e shkathët, praktike, modeste & shumë e sigurt në profesionin e saj. Përpos më lart ka edhe një bukuri që spikat si binjake e profesionit. Profesioni i saj është një profesion i lakmuar nga femrat & meshkujt pasi, së fundmi i kushtojnë vëmendjen dhe rëndësinë e duhur trupit & fytyrës . Kela Qinami, me një eksperiencë 10- vjeçare në fushën e dietologjisë & estetikës , rrëfen ekskluzivisht për lexuesit e “Telegraf” dashurinë për profesionin e saj, sekretet e një bukurie të përjetshme, si dhe mjaft këshilla interesante. Një rrugëtim i gjatë mes dietologjisë, estetikës dhe studimeve të saj si diplomate, e bëjnë atë një femër të kompletuar dhe me shumë arritje në një moshë të re…

Natyra të ka falur forma perfekte, si kujdesesh për imazhin tënd dhe për të mbajtur trupin në formë?

Kujdesem shumë për veten, që nga dieta ime e përhershme, mosabuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike, përditshmëria me palestrën dhe ecjen, trajtimet e ndryshme estetike etj.. Këto janë kryesoret për të patur një fizik në formë.

Tashmë jeni një Estetiste shumë e njohur, por në fakt, cilat janë studimet e tua?

Përpos shkollës profesionale për estetikë, sa i përket arsimimit, aktualisht vazhdoj studimet Master, për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë UET-së.

Cilat kanë qenë dëshirat tuaja të fëmijërisë? A e keni menduar ndonjëherë se do të jeni një Kuratore Imazhi kaq e dashur për personazhet publik?

Si çdo fëmijë kisha shumë dëshira. Madje, dëshira të çuditshme dhe interesante, saqë kur i kujtoj tani më vjen për të qeshur. Fillimisht doja të bëhesha mësuese, më pas austronaute, ka qenë një moment që doja të bëhesha edhe deputete.

Çfarë e bën një estetiste të jetë e suksesshme?

Në radhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty, ku ajo dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh Estetiste sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Më pëlqejnë sfidat, por i marr parasysh edhe pasojat! Unë personalisht kam tre parime në jetë, të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë çka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.

Cilët kanë qenë disa nga personazhet publikë shqiptarë, që kanë besuar në punën tuaj?

Janë shumë saqë nuk i mbaj mend të gjithë, por do të veçoj këtu: Maya Alickaj, Bruna Smulja, Romina Alku, Elizabeta Marku etj..

Aktualisht, drejtoni Qendrën Estetike Glamour, në fakt do të doja të dija më tepër rreth shërbimeve që ju ofroni?

Momentalisht, jam e fokusuar më së shumti tek Trajtimet e thella të lëkurës dhe çdo problem të saj si: Aknet, njollat e diellit dhe ato të shtatzënisë, problem e vizave të thella dhe të imëta të lëkurës, problem i rrudhave tek qeskat e syrit etj.. Salloni im ndodhet tek rruga “Mine Peza”, mbrapa Ambasadës Polake.

Puna për ju është pasion, profesion apo biznes?

Mbi të gjitha është pasioni dhe dashuria, por të gjitha nga pak sigurisht. Mendoj se, të gjitha duhet të jenë në harmoni me njëra-tjetrën.

Pse duhet të frekuentojmë një Qendër bukurie?

Sepse kryesorja është kujdesi për veten dhe estetiken, por dhe relaksin që ofrohet. Është respekt ndaj vetvetes.

Ku janë të përqendruar kryesisht klientët?

Tek të dyja fushat, ku mund të them dietologji + estetikë, sepse femrat kujdesen për lukun e tyre, por gjithashtu, dhe për mirëmbajtjen e trupit e fytyrës.

Dhe së fundmi, për ta mbyllur, disa këshilla për një lëkurë të bukur & rinore?

Atëherë, Larja dhe tonifikimi i lëkurës, në mëngjes dhe darkë. Do të shtoja që shumë e rëndësishme është përdorimi i serumeve + kremrave përkatëse, pasi serumet kanë veprim qelizor ndërsa kremrat sipërfaqësor. Po ashtu, mjaft e rëndësishme është edhe pjesa e syrit e cila kërkon produkte specifike. Të dashur lexues, nëse do t’i ndiqni këto këshilla rezultatet do të jenë të mahnitshme!