Nexhmie Pagarusha: Kur shkela tokën shqiptare në prill 1971, në Shkodër e kujtoj si ditën më të më të bukur të jetës time

NEXHMIE PAGARUSHA, Mbretëresha e kurorëzuar e këngës shqiptare:

Kënga shqiptare ka tinguj qiellor, ne jemi një shtet dhe pse bota na ndau

Sigal

përqafimin e saj të ngrohtë, në kraharorin e saj, nga drithërimat “rashë në dashuri” kur i putha dorën

 

 

Baxhul Merkaj -kritik arti

Ishte viti 1964, kur sapo mbarova, Liceun Artistik në Tiranë, bashkë me dy shokë nga Himara, donim të kalonim kufirin, por Sigurimi i Shtetit bëri punën e tij, na kishte pikasur dhe nuk na la të kalonim dot! Do kalonim dhe në Jugosllavi ku doja të takoja Nexhmije Pagarushën. E kasha idhull…

  

Nuk harroj përqafimin e saj të ngrohtë, në kraharorin e saj, dhe drithërimat kur i putha dorën

Takimi im me zonjën e fisme, virtuozen Nexhmije Pagarusha, mbretëreshën e këngës shqiptare është një mrekulli që nuk harrohet lehtë. Është një ndjesi e përjetshme sa vetë përjetësia… Fuqia e artit të madh është fuqia e imagjinatës, kredoja e vetë lirisë…Një jetë të tërë me dëshirën e pamatë për të kaluar kufirin shqiptar.

 

Është Marsi i vitit 2013.

Këto ditë të kësaj pranvere, seç kam një dehje apo gëzim të papërmbajtshëm. Më dehu aroma e luleve shumëngjyrëshe, që, shihja fushave, duke ecur drejt Prishtinës. Mora rrugën për tek ty, Nexhmije Pagarusha. Më shoqëronin dy djem nga Peja. Iu afruam pallatit, ku ti qëndroje… – Ja, erdhëm, më thanë miqtë e mi. Ngjitu në katin e dytë. Aty qëndron, Pagarusha. Hapa derën edhe të pashë ty si vezullim ylberësh, tërë dritë e nur, fytyra jote. Sytë rrezellonjës, ishe ti magji dashurie. – Ti je, Baxhul Merkaj?! Kemi folur bashkë në telefon, po tani të kam këtu pranë e po ndjej zërin e zemrës tënde. Ajo hapi krahët e m’u afrua: Po të përqafoj si vëllain tim. Në përqafimin e saj të ngrohtë, në kraharorin e saj, i cili ka përcjellë tinguj zanorë hyjnorë, tek buzët e saj të mëndafshta ndjej zërin magjiplotë. U përula pranë kësaj mbretëreshe edhe i putha dorën. Ajo me atë buzëqeshjen tej të ngrohtë thotë: Aq sa kam lexuar shkrimërinë tënde, por edhe librin tënd: 14 Ikona, novela, ku jam edhe unë në këtë libër, ti, Baxhul, në shkrimërinë tënde di të mbjellësh dashuri. E pashë, e lëçita librin. Vura re se ti në çdo fjalë të shkruar, ke hedhur shpirtin tënd të florinjtë për këto ikona botërore. Ti tashmë u bëre vëllai im. – Eja të bëjmë një fotografi bashkë. Ashtu të përqafuar, dëshiroja të mos ndahesha prej kësaj magjie hyjnore engjëllore. Do të shihemi prapë, më tha. Tashmë, që, po hedh këto kujtime edhe mbresa të korrikut të vitit 2024, ajo, nuk jeton më fizilisht, por zëri i saj, shpirti janë të përjetshëm, sa vetë përjetësia. E pyeta për këngën shqiptare dhe ajo më tha: Kënga shqiptare ka tinguj qiellor, ne jemi një shtet dhe pse bota nda ndau. Ishte prilli i vitit 1971 kur erdha për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër. Kur shkela tokën shqiptare e kujtoj si ditën më të bukur të jetës time. E tashmë që po hedh këto radhë (korrik 2024), dëshiroj të shpalos pak fjalë për këtë mbretëreshë të këngës shqiptare.

…. Është e përjetshme sa vetë përjetësia…

Një emër mes njerëzve. Një emër që flet shumë dhe përcjell kumte që vijnë nga një botë magjike. Nga bota e ëndërrimit, ku piqen frutat e dashurisë. Ku piqet malli dhe dëshira për jetën merr fytyrën e atdheut. Merr fytyrën e një engjëlli të praruar, me emrin Pagarusha. Një emër çudibërës!… Nga ç’brumë i kësaj bote të egër je gatuar, o yll, që vezullon kaq ëmbël në qiejt e dëshirave tona për jetën? Pagarusha! Emri yt bëri të çuditej bota mbarë shqipërore dhe degët e pemës së haresë, nën jonet e tingujve përrallorë, ka dekada që udhëtojnë për në shpirtin e historisë. Ne vijmë pas zërit tënd si pas jehonave të një ujëvare të ëmbël e të mistershme, që rrjedh qumësht e mjalt hojesh të bardha, në ndërgjegjen tonë kolektive. Ka gjashtëdhjetë vite, sprova dashurie të pa cak, që arti yt mrekullor udhëton për në palcën e identitetit tonë kombëtar.   U bë  i përbotshëm timbri yt melodioz, zëri yt fëshfërimë pylli në universin e ndjesive më të ëmbëla,  simbol krenarie,  këngëzime që shpërthejnë nga katarakti i shpirtit,  nga përplasja magjike e tingujve brilantë të  një hyjneshe, që për mua tashmë që po hedh këto radhë është prima madona shqipëtare e ku u vetëvendos në librin”Ikona botërore”.  Kjo Ikonë e quajtur Nexhmije Pagarusha tronditi mbarë njerëzinë me një jehonë timbri tej të paarritshëm. Dhe krojet ndaluan rrjedhën, zogjtë pushuan fluturimin, gjëmimet, bubullimat, vetëtimat u shastisën dhe muarën arratinë prej intonimit tejbrilantore të kësaj mrekullie mbinjerëzore Pagarushaaaaa… Tanusha mbajti frymën në Lugjet e Verdha, ndërsa priste Sokol Halilin e saj, u mahnit e ra përtokë, vizatim bukurie e trallisur, nën jonet e zërit tënd hyjnor. Zanat e malit të deshën për motër, të të ushqenin e të jepnin forcën e tyre, por ti e kishe forcën tek tingujt, tek katarakti i tyre sfidues.  U përkund kjo njomzake në djepin e drunjtë, aty në  vendin e quajtur Pagarushë e  më paskëtaj, kur jehona e saj mori tejdherat botërore,  mbiemri i saj  u emërtua Pagarushaaa!  Baba i saj, Veseli, ky mësues meritori që nuk e la këtë yll të shuhet, por na e dhuroj të gjithëve deri në shkallë krenarije, duke na dhënë privilegjin që ishim bashkëkohës të saj.  Kjo prima bilbil i Kosovës, kjo mbretëresh e këngës shqipe, primadona e Melosit popullor, Ema Sumak shqipëtare, Madam Batërflaj, fyti i Kristaltë u bë mit i patjetërsuar i kohës moderne. Po, ku mbaron dashuria, fillon dashuria….Uji shkon në rrjedhën e vet…Kristalinat ujësore që përcilleshin  nëpërmjet honeve malërore i mbuloi xhelozia e pambarimtë, sapo që dëgjuan  tej jehonën deri në supëri  në hënoren dielloren yjësoren kohë të saj, kohë të artit të madh të PAGARUSHËS.  Jeta e karrierës së saj ka qenë sikur ta hedhësh në det një fëmijë i cili nuk di të notojë, nuk fundoset por, mëson aty për aty të notojë. Po më kotë s’thonë noti mësohet në det në lumë në rrjedhë. Rrjedha e saj ishte dhe mbeti tejsuperore ku mori mbarësin njerëzore e çau dete oqeane të pambarimta…Duke pëcjellë mesazhe paqeje e dashurie, magjia e zërit për një çast ndali vrapimin e maratonomakut… e pishtarin me zjarrmin e mbajti ndër shpirtin e saj mrekullor… Thanë se humbi zërin, kurse ishte  në akademinë  muzikore….Por!?.. Ishte a s’ishte e vërtetë!? Ai zë për momentin mori arratinë, por si çdo gjë tokësore, qoftë zog që ikën por vjenë sërish tek këlloça e futet tërësisht, duke u mbështjellë tek krahët e saj. Blegërinë qëngjorja  duke kërkuar bardhoren dele ku për momentin i ka ikur sysh, por duke vrapuar e duke dëgjuar blegërimën e saj, turret vrap tek gjiri i saj… Vrapoi ashtu heshturazi zëri brilant i  Nexhmije Pagarushes…. eci diku!… Por, jo, kurrë s’e harroi atë që e pruri këtu. Artistët e përmasave të Pagarushës udhëtojnë me zërin dhe jehonën që i krijuan vetes.

Kush ishte Nexhmije Pagarusha?

Nexhmije Pagarusha shkollën fillore e kreu në Malishevë, më vonë u vendos në Prishtinë.

Shkollimin e mesëm muzikor, solokëndimin, e filloi në Beograd, ku qëndroi për tri vjet, por për shkak të rrethanave jo të volitshme e ndërpreu. Pagarusha filloi të këndoi që në fëmijëri, por karrierën e vërtetë e nisi më 1948, si këngëtare e Radio Prishtinës. Ishte dhe mbetet primadonë e muzikës popullore dhe asaj zbavitëse. Ka kënduar në manifestime dhe në festivale në Kosovë dhe të gjitha viset e tjera, duke arritur popullaritet të madh për potencialin e saj vokal në ish-Jugosllavi. Në Bullgari, Turqi, dhe disa shtete evropiane, si dhe të Lindjes së Afërt, në Amerikë e tjerë. Nexhmije Pagarusha posedon një ambitus të gjerë interpretues me elemente kolorature pa vibrime orientale. Këndoi mbi 40 vjet pa ndërprerë dhe jo gjithnjë në kushte të përshtatshme për një soliste si ajo. Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj. Me saktësi e bukuri i këndoi këngët e përpunuara dhe të kompozuara nga bashkëshorti i saj, kompozitori Rexho Mulliqi, ndër të cilat: “Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, “Zambaku i bardhë”, “Një lule që m’ka çelë tash”, si dhe ato origjinale: “Baresha”, e cilësuar si xhevahir kolorature që ruan elemente folklorik të këngës. Nexhmije Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa vepra skenike e filma “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”. Vlerësimi i lartë dhe dashuria e madhe që kishin kritikët dhe publiku ndaj saj, bëri që ajo të gëzonte titullin “Bilbili i Kosovës”. Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën prej këngëtareje, dhe këtë ngjarje e shënoi me një koncert të madh në Sarajevë. Ishte këshilltare në produksionin muzikor të Radio Prishtinës. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.