Muaji i lindjes tregon sëmundjen nga e cila mund të prekesh

576
Sigal

Astrologjia nuk është një shkencë e
besueshme, por sipas një studimi amerikan, mund të ketë arsye të mjaftueshme
për t’i kushtuar më tepër vëmendje muajit që ke lindur, nëse do të njohësh rrezikun
që ke për t’u prekur nga sëmundje të caktuara.

Studiuesit kanë shqyrtuar 1688
sëmundje bashkë me datat e lindjes së 1.7 milion pacientëve të trajtuar në
Spitalin Presbyterian, në New York, mes viteve 1985-2013. Duke ju referuar
rezultateve të kërkimit, 55 sëmundje rezultuan të lidhura drejtpërdrejt me
muajin e lindjes.

Askush deri më sot nuk kishte bërë
një studim të tillë; studime të mëparshme kanë arritur vetëm të bëjnë lidhjen
midis një sëmundje të caktuar të fëmijës dhe muajit të tij të lindjes.

Për shembull, nëse lindja ka qenë
gjatë dimrit, shpjegohen sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes apo astmës.

Në fund, studimi ka pasqyruar
rrezikun e prekjes së sëmundjeve, renditur sipas muajit të lindjes:

Janar – hipertensioni
Shkurt – sëmundje të zemrës
Mars 
arterioskleroza dhe sëmundje të zemrës
Prill – dhembje të kraharorit, shqetësime të
zemrës
Maji,
qershori, korriku
 dhe gushti rezultojnë lindjet e njerëzve më të
shëndetshëm
Shtatori 
astma
Tetori – sëmundjet mendore
Nëntori – infeksionet virale
Dhjetori 
çrregullime të rrugëve të frymëmarrjes