Ndërhyrjet estetike në moshë të re, shkaktojnë këto rreziqe serioze…

556
Dhe kjo është e pohuar nga vetë dermatologët.
Kjo është grupmosha që edhe ekspozohet më shumë ndaj këtyre ndërhyrjeve edhe për faktin që në këto lloj ambientesh jo-mjekësore, çmimet janë më të leverdishme, pra janë më të përballueshme prej tyre, pikërisht për faktin se përdoren produkte të pacertifikuara, të futura në mënyrë klandestine, apo pa cilësinë e duhur.
Mjekët dermatologë thonë se kur këto ndërhyrje në fytyrë bëhen nga jo-profesionistë, kanë pasoja të rënda që çojnë deri në verbim apo shtrembërime të parikuperueshme.
Nëse flasim për botoksin, nëse ai kryhet nga njerëz jo-profesionistë, që nuk dinë, minimalisht të mbajnë shiringën, mund të shkaktojë një paralizë të përkohshme të kapakut të syrit dhe në raste të tjera mund të shkohet deri në verbim të pacientit.
Por sipas dermatologëve, të tilla ndërhyrje, që në moshën 16-vjeçare, për një kohë të gjatë mund të çojnë në deformime, të cilat kërkojnë ndërhyrje të specializuara kirurgjikale.
Sigal