Mos i bëni këto gjëra pasi të hani bukë

393
Për duhanxhinjtë është e ëmbël një cigare pas ushqimit. Por sipas ekspertëve, cigarja pas ushqimit është shumë e rrezikshme, e me të dëmtohet i gjithë organizmi, sepse siç thonë ata, është barabartë sikur t’i ndizni dhjetë të tilla njëkohësisht.
Kur gjatë drekës ose darkës e teproni, por edhe në rastet kur hani shumë, është e domosdoshme t’u përmbaheni disa rregullave që ushqimi të tretet sa më mirë.
Mos ecni: 
Ecja pengon në tretjen e ushqimeve.
Mos flini: 
Gjithashtu gjumi pengon në tretjen e ushqimeve.
Mos bëni dush: 
Kjo bën që gjaku të qarkullojë më shumë nëpër duar, këmbë dhe trup se sa në stomak. Dobëson sistemin tretës.
Mos hani fruta: 
Kjo shkakton fryrje të stomakut. Frutat është mirë të hahen para buke sepse kjo ndikon për mirë në tretjen e tyre.
Mos pini çaj: 
Gjethet e çajit përmbajnë acid që ndikon negativisht për tretjen e proteinave (megjithëse këtu varet çfarë çaji përdorni, kjo këshillë më shumë është për të ashtuquajturin çajin kinez).
Mos e lironi rripin e pantallonave: 
Mund të shkaktoj bllokim apo ngatërrim (lidhje) të zorrëve.
Mos pini cigare: 
Megjithëse nuk duhet të pini asnjëherë cigare të paktën mos e bëni këtë menjëherë pas buke pasi një cigare pas buke ka dëmin e dhjetë cigareve të pira më vonë.
Sigal