Moderatorja shqiptare: Marr 600 euro për një postim në Instagram

510
Roza Lati ka zbuluar një detaj që të gjithë duam ta dimë: Sa fiton për një postim në rrjetet sociale, një personazh i njohur.
Në emisionin ku ka qenë e ftuar së fundmi, 29-vjeçarja është shprehur se Instagramin e përdor për fitime sepse paguhet për postimet që bën.
“Unë Instagramin tim nuk e përdor vetëm si personal, por edhe për profesionin edhe për burim fitimesh leku…opps eurosh”, thotë Roza.
Më pas ajo ka zbuluar edhe shifrën që paguhet nga ky rrjet social.
“500 euro-600 euro vetëm një postim, mund të ketë edhe pagesë mujore pastaj. Çdo javë unë bëj postime të ndryshme për diçka të caktuar”, rrëfen Roza.

Sigal