Gruaja në kërkim të identiteti të saj

600
Sigal

 IsabellE WérY është aktore, regjisore teatri dhe autore romanesh. Ka lindur më 1970 në Liezh dhe ka studiuar në Bruksel, nëInstitutin e Lartë të Arteve dhe Teknikave të Difuzionit, deri në vitin 1991. Krahas punës si aktore me regjisorë të ndryshëm, ajo shkruan dhe krijon veprat e veta për teatrin. Është përzgjedhur tri herë për “Çmimin e kritikës të Teatrit Belg”, por çmimin e fitoi në vitin 2008 për pjesën e saj origjinale teatrale La tranche de Jean-Daniel Magnin.

Romani Merilini në tri kocka (titulli në origjinal “Merilin désossée”) u botua në vitin 2013 dhe më 2014 Isabelle Wéry fitoi Çmimin Europian për Letërsinë me këtë roman.

Isabelle Wery na shpie në gjurmët e një gruaje të re në kërkim të identitetit të saj – përfshirë dhe atë seksual – me një gjuhë që ripërtërin veten çdo herë, duke bërë vazhdimisht që të udhëtojë në mes të fantazisë dhe realitetit. Një kërkim në tri faza, të tri periudhat e jetës (6-8 vjeç, 25 vjeç e “TANI”) që në fund të fundit do të rindërtojë unitetin e trupit dhe mendjes së personazhit kryesor.

MerilinTërki është personazhi kyç, e cila nis të shkruajë një roman. Qysh në fëmijëri tek ajo u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve, “veprimeve dashurore” dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet  e takimeve të saj intime dhe  të qarta. Merilini në tri kockaështë një “udhëtim vetëzbulimi” me tri akte. Kjo është historia e një eksplorimi dhe devijimi. Cilat janë format e ndryshme në të cilat mishërohet dashuria? Ç’është kjo çmenduri që papritmas i lidh së bashku dy krijesa për një moment të veçantë? Eksplorimi i Merilinit nuk njeh kufij. Ajo kërkon kudo ku e nuhat, duke përfshirë botën e njerëzve, botën e kafshëve dhe botën e bimëve.

“Besoj se kam shkruar njëudhëtim vetëzbulimi, duke përshkruar jetën e një vajze, Merilin Tërkit, që do të donte të ishte edhe burrë edhe grua, pastaj kafshë dhe diçka e vegjetacionit”.

  1. 6-8 vjeç

DASHURIA IME,

Le të jemi të qartë.

Dua një fustan të bardhë madhështor nusërie.

Poshtë, do të mbaj një trupore dantelle të bardhë, që do të ma mbështjellë mirë trupin e përkryer prej gruaje. Po, të ngjitur pas trupit, pak a shumë si ajo që mbaj në orën e gjimnastikës. Por, atë të orës së gjimnastikës, e urrej. Hyn mes tuleve, dhe këmbët e mia prej dose janë tërësisht lakuriq. Duke u përballur me 2 trungjet mia të zhveshura, e kam shumë të vështirë të bëj fletën, sparkatën, kapërdimjet; gjithnjë para syve të mi, ato m’i pengojnë lëvizjet, ma pengojnë përqendrimin në një rrëmujë trupore anarkike, rrahje flatrash salçiçesh të bardha. Po përse jam e detyruar t’ia tregoj gjithë klasës këto pjesë të trupit që i ruaj për ty…?

Për truporen prej dantelle të bardhë, ndijimi do të jetë krejt ndryshe. Dhe fundja, gjer në martesën tonë, s’do t’i kem më këmbët si dosë; tani për tani, jam ende një copë plasteline e shëmtuar, pa fund e krye, por prit, Dashuria Ime, prit ta shohësh vazhdimin…

E vetmja çështje, që i shtroj vetes, është për orizin.

E kam vëzhguar mirë orizin në dasmën e Hallë Pupit… Sa për oriz, ajo kishte gjithandej, deri prapa në vrimë, jam e sigurt. E merr dot me mend ç’natë martese duhet të ketë kaluar ajo me gjithë ato kokrra orizi të ngjitura, të bashkuara me pudrën e vet, të hyra në mish nën thonjtë, e kushedi, po, mbase një kokërr shumë e vockël, gati asgjë fare, ka ditur të kapërdihet aty ku s’duhet të shkonte! Oh, kokrra vulgare e Xha Bentit në kutiçkën e saj portokalli… Që përvidhet në pjesën më të butë tënden në ditën më të bukur të jetës.

E sheh, dua të jem e qartë me ty.

Mendohem shumë.

Do t’i mbaj sytë hapur.

Rastësia s’do të ketë asnjë ndikim në përsosmërinë e dashurisë sime.

Merilin T.

2. 25 vjeç

Kam një jetë të vështirë.

Pa asnjë dyshim.

Më kot i numëroj dhe i rinumëroj qirinjtë e tortës sime të ditëlindjes… 25.

E pandalshme.

Si një hundë e ngulur në mes të një fytyre të hollë.

Sipas shembullit të një Hepi Bërdhdei tu ju nga Monro E Vërteta, ime më, im atë, im vëlla këndojnë melodinë e rastit, kurse unë zymtoj në turinj një diçka si tip buzëqeshje, por:

25 dhe…

Dashuria Ime, ti sërish s’je aty.

25 dhe…

Binjaket e mia, jua kam humbur gjurmën.

Ç’jetë të vështirë që kam.

Atëherë, në moshën 25 vjeçe…

Nga tërbimi, padurimi, filloj të ndërtoj një mur cerebral një lloj gardhi një diçka në beton të trashë një gur varri një vepër kolosale lënde të ngurtë të lidhur një lloj ekrani të fuqishëm që ndan, eh mirë pra. Në moshën 25 vjeçe, kjo lëndë fillon të shumëzohet dhe i ofron vetes një fat të vogël të veçantë. Kështu, pa u ndjerë, ecja e saj e qetë rritet dhe sa më shumë rritet ajo, aq më shumë zvogëlohem unë: thonjtë zbuten, flokët lëshohen, këmbët tkurren, shpina shtrembërohet, kocka e fundshpinës thahet…

Vdekja e vogël e një vajze 25 të gjallë.

         Dreq.

Shkoj të takoj doktoreshë Hiçin dhe i them:

– Zonjë, më bëni diçka, një kokërr atomike, një injeksion gjumësjellës apo një transplantim neuronesh, por bëjeni ama. Për ¼ time të shekullit, dua t’i ofroj vetes diçka që të ndodhë më në fund në jetë, një lajthitje, një jashtëtokësore me oriz, një roadmovie

– E vogla ime Merilin, a ka ardhur çasti pra?

– Po. Bëjeni shpejt. Dhe mirë.

– Ja.

Ajo nxjerr nga një komodinë e bardhë sterile një kuti metalike, e hap kapakun me një kërcëllimë, asgjë shqetësuese. Pastaj më kërkon të përvesh mëngën e djathtë dhe t’ia zgjat pjesën e brendshme të krahut. Ma prek këtë të fundit, duke mbyllur qepallat, dhe fillon ta akordojë frymën e vet me ritmin e rrahjeve të trupit tim:

Bazilikë Bazilikë. Ah, po. Për këtë ke nevojë, Merilin.

Pastaj i zhyt duart e mëdha e të bardha në ca doreza llastiku, nxjerr nga kutia metalike një shiringë të madhe, shton aty një age mrekullisht vezulluese në dritën e ditës, shpon një shishkë të murrme të cilës ia thith përmbajtjen dhe mbush shiringën me një lëng… Një lëng të trashë… Një lloj gjaku si në të gjelbër. Tërësisht me xhixha. Mund të na dukej një prodhim kozmetik për festat e fundvitit. E magjepsur, e vështroj.

– Merilin, po ju ofroj një eliksir, që do t’ju bëjë të udhëtoni në të gjitha sferat mashkullore femërore dhe të tjera të qenies suaj…

  1. Tani

(Uff. Më në fund. Ndodhi.

E kam vrimën e flluskave sipas dëshirës.

Tavën furrnaltë.

Lëngun deri në fyt.

Është si, dhe është.

Kroson më shpejt se unë.

Prit tani, mbani vesh:

Unë Merilini, më në fund kam takuar një.

Të gjitha kështjellat e mia të Spanjës janë hedhur në erë.

Të gjitha konturet e mia, mënjanuar.

Gishtin në zile/këmbëz.

Mund ta sjell e ta mbështjell këtë gjë nga të gjitha anët, është love:

100% letër zmerile të tatuazhit Camppari.

Atëherë, Merilin, si e dallon ti hë, që na qenka «dashuri e madhe»? Kur fillon ta dish se është e madhe dhe jo love e shpëlarë?

Ok, ma merr mendja se e ke organin që ta bën bumbum, lagështinë në gju dhe të gjitha simptomat e përjetshme të love, por «dashuriaemadhedashuriaemadhe», cila është pika-e-startingut, veçoriA, kur është ai dikushi i zërit off që të bën të thuash se je në të?

Pra, për «loven e madhe», mund të them se, unë Merilini, kur e di se kjo është «dashuria e madhe», është kur e ndiej atë gjënë, aty, si lindje hëëëëëëë të një lëvizjeje të përbashkët revolucionare… dyshe. Një shtytje, një dëshirë lloj lëvizjeje gati për t’u ngjitur në barrikada, po, diçka si një revolucion, shoqëri DHE intime bashkë.

Dhe kur them «lëvizje e përbashkët kolektive», popo unë bëj një lidhje me forcën e lëvizjeve të mëdha kolektive të Historisë. Me ndryshimet dhe shndërrimet nganjëherë radikale që rrjedhin nga kjo.

Maj 68… dyshe, hihihi.

 «Love e madhe…»

 Të një bashkësie. Dyshe.

2. Po, 2. Jo 3. Jo 4. 2, oh sigurisht që mund të duam 2, 3 veta në të njëjtën kohë, Zhylos e Xhimos të shekullit të 21-të, oh po, si kohët e ardhshme që do të flirtojnë me poli-dashurinë, me partnerët e shumtë e të njëkohshëm… Por këtu dhe tani, që e kam «loven e madhe» të kapur për qafe, kam përqendrimin tim që s’ka dëshirë të kalojë nga dikush në dikë tjetër; e kjo s’ka asnjë lidhje me nocionet e moralit, reaksionit apo konvencioneve shoqërore, por është më tepër diçka organike, aftësie fizike: një përqendrim i thellë te NJË vend (dhe në rastin tim aaaaaaaah… Zoti X) ; NJË, për ta shijuar më mirë. Autori Euzène Savitzkapa – prapë ky!- ka aftësinë të zhytet në një përshkrim të hollësishëm të qërimit të mollëve dhe të bëhet një trup i vetëm me finesën dhe pasurinë e lëndës bimore; një sensualitet i zgjuar i Euzènit. Kurse unë, si Euzèni, zhytje në NJË lëndë, atë të X-it, me qëllim që të nxjerr në dritë pulpën dhe peshkun e rrallë, esencën.

Të ndjesh te vetja një zgjerim… Një mprehje të jetës fizike, shqisore dhe intelektuale… Hapje e kufijve të së mundshmeve… Exit nënshtrimi…

 Është vera me gradë, s’ke ça t’bësh.

Zjarr e flakë gjithandej, e ke djersën që lulëzon; qielli diell, gjithçka vlon.

Dhe në shtrojë,

Shkelm kthjelltësive,

Ai shkopon rezervën e tij natyrale në xhunglën time të shenjtë;

Biotopon lëkurën e vet me timen;

Acaron potencialin tim kalorifik në lartësi vullkani.

Kolektivisht dyshe.)