Komedia e famshme e Çehovit në teatrin “Aleksandër Moisiu”

683
Një komedi e mrekullueshme me personazhe komike të cilët do t’ ju dhurojnë të qeshura pafund me humorin e tyre vjen këtë fundjave në datat 17 , 18, 19 prill, ora 19.00 dhe në datat 24, 25, 26 prill, ora 19.00. Në dy netët e shfaqjes së saj në teatrin “Aleksandër Moisiu” komedia “Martesa” u duartrokit me shumë entuziazëm dhe mbushi sallën plot me spektatorë, të cilët shijuan lojën dinamike të aktorëve të rinj, por dhe atyre me një karriere të gjatë në skenën e teatrit si Sanie Hoti, Gjergj Doçi, Mimoza Marjanaku, Xhejni Fama, Ervin Doko, Eralda Cushi, Amos Zaharia, Adelina Muça, Vilma Hodo, Suela Bako dhe Marsel Rupi. Regjisorja Driada Dervishi, me shumë finesë dhe mjeshtëri, ka sjellë 5 veprat me një akt të dramaturgut më të madh të kohërave Anton Çehov në një dasëm “Martese” me plot të papritura dhe emocion duke mbërthyer vëmendjen e spektatorit tek personazhet dhe veprimet e tyre në skenë. Tek komedia “Martesa” e regjisores Driada Dervishi spektatori do emocionohet prej atmosferës dhe personazheve të shkujdesur dhe ëndërrimtar të cilët kërcejnë, pinë, debatojnë, dashurohen dhe ngrenë dolli për ditë më të mira…Ju ftojmë në teatrin “Aleksandër Moisiu” për përjetuar një komedi nga ato që vetëm në një teatër mund t’i përjetoni. Rezervoni biletën tuaj në numrin 069 54 49 350
Orari 
Komedia “Martesa” në teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës, vjen këtë fundjavë në datat 17, 18, 19 prill, ora 19.00 dhe në datat 24, 25, 26 pril,l ora 19.00.
Sigal