Kolumbia parashikon legalizimin e plotë të marijuanës si bimë mjekësore

533
Presidenti i Kolumbisë ka nënshkruar një dekret, i cili parashikon legalizimin e plotë të marijuanës si bimë mjekësore. Juan Manuel Santos, tha se ky veprim e rendit Kolumbinë në grupin e vendeve kryesore që përdorin burimet natyrore për të luftuar sëmundjet. Mirëpo, presidenti deklaroi se vendin i tij do të luftonte për ndaluar prodhimin e paligjshëm të drogës.

Që prej viti 1986 lejohej prodhimi, eksporti, shitja dhe përdorimi mjekësor i marijuanës, por ende nuk ishte formalizuar, pra nuk ishte rregulluar me ligj. Që nga e marta kjo u sanksionua edhe në ligj. Tashmë çdokush që do të mbjellë marijuanë duhet të marrë një licencë nga Këshilli Kombëtar. Deri më tani kjo drogë është përdorur për disa sëmundje, mes tyre edhe HIV-i.
Sigal