Ja udhëzimi i ri i MAS për Maturën Shtetërore

900
Udhëzimi i MAS/ Plotësimi i formularëve A-1 e A1-Z, afatet, pagesa dhe kriteret për pranime në universitete 
Gjithë aplikimet duhet të bëhen vetëm në portalin elektronik “Matura Shtetërore:, me të gjitha të dhënat dhe kërkesat 
Portalet e aplikimit dhe të regjistrimit 
1. Aplikimi i maturantëve/kandidatëve me formularët A-1 dhe A1-Z dhe përzgjedhja e programeve të ciklit të parë të studimeve, të programeve të studimeve me karakter profesional, si dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë, për vitin akademik 2017-2018, bëhet në Portalin e Maturës Shtetërore online: www.matura.qsha.gov.al. 

2. Hedhja e rezultateve lëndore të të gjitha viteve të arsimit të mesëm, për maturantët/kandidatët që kanë plotësuar online formularin A1 ose A1Z, bëhet nga drejtoritë e institucioneve arsimore në portalin “Maturanti”: www.rezultateam.al. 

3. Regjistrimi i fituesve të shpallur nga IAL-të bëhet nga sekretaritë mësimore dhe pasqyrohet në portalin U-Albania: www.ulbania.arsimi.gov.al. 

4. Për të gjithë maturantët e vitit shkollor 2016-2017, të cilët kanë aplikuar me formularin A1, nga drejtoritë e institucioneve arsimore hidhen në Portalin Online të Maturantit të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm. Deri më 31 maj 2017 hidhen rezultatet e arsimit të mesëm, me përjashtim të atyre të vitit të fundit. Rezultatet e vitit të fundit hidhen gjatë muajit qershor, pas përfundimit të vitit shkollor. 

5. Për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit shkollor 2016-2017 dhe që kanë aplikuar me formularin A1Z, nga drejtoritë e institucioneve arsimore, ku ata kanë kryer aplikimin, hidhen deri më 30 qershor 2017 në Portalin online të Maturantit të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm. 

6. Për të gjithë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe që kanë aplikuar me formularin A1-Z, nga drejtoritë e institucioneve arsimore, ku ata kanë kryer aplikimin, hidhen deri më 30 qershor 2017 në Portalin Online të Maturantit të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm. 
Procedurat e aplikimit për raundin e parë, për studimet me kohë të plotë
Aplikimi kryhet nga maturantët/kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe plotësojnë kushtet e mëposhtme: 

a) Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm; 
b) Plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave; c) plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga IAL-të, për programet e studimit për të cilat aplikojnë; 
d) Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. 
3. Para aplikimit, kryhet pagesa e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë të reja, në “Posta Shqiptare” ose në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të publikuar në faqen zyrtare elektronike të QSHAsë: www.qsha.gov.al. 
4. Deri më 18 korrik 2017, QSHA-ja do t’iu përcjellë shkollave të mesme përllogaritjen e notës mesatare sipas VKM-së. 
5. Maturantët/kandidatët dorëzojnë në shkollën përkatëse, plotësimin e formularëve A-1 e A1-Z, mandatin e pagesës së kryer. 
6. Maturantët/kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në VKM-në nr. 346, datë 19.4.2017. 
7. Në periudhën 20-29 korrik 2017, të gjithë maturantët/kandidatët që duan të ndjekin studimet në IAL, përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe pas pagesës, aplikojnë në Portalin e Maturës Shtetërore Online, në çdo DAR dhe ZA, sipas datave të caktuara.
8. Kandidatët zgjedhin deri në 10 programe studimi brenda listës që ofrohet nga IAL-të publike/ jopublike. 
9. Portali i Maturës Shtetërore, nuk do të pranojë aplikime nga maturantët/kandidatët, të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me VKM për programet e ciklit të parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë. 
10. Në periudhën 11 deri 22 gusht 2017, do të zhvillohen konkurset dhe testimet. 
12. Brenda datës 23 gusht 2017, QSHA përcjell të gjitha IAL-ve, në formë elektronike dhe zyrtarisht, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre, këto të dhëna: 
a) Listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur ato programe studimi 
b) Notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme 
c) Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore
d) Mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme
e) Mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore
f) Mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM Nr. 346, datë 19.4.2017
Afatet dhe procesi i regjistrimit 
1. Në datat 29 gusht-11 shtator 2017, aplikantët e shpallur fitues mund të kryejnë regjistrimin dhe kjo periudhë është e ndarë në 7 faza, me afat 48-orësh, duke u paraqitur pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, por vetëm brenda afatit 48-orë, nëse nuk respektohet ky afat, humbet e drejta e regjistrimit. 
3. Në rast se pas çdo faze regjistrimi, mbeten kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze, duke vazhduar deri në plotësimin e kuotave, por jo pas datës 11 shtator 2017. 
4. Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer dhe në fund të procedurës.
5. Aplikantët fitues në një program studimi, të cilët nuk janë regjistruar sipas afateve të raundit të parë, humbasin të drejtën për t’u regjistruar, por kanë të drejtën të plotësojnë formularin e aplikimit të raundit e dytë. 
Procesi i çregjistrimit 
1. Aplikanti, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet vetëm më datë 12 shtator 2017dhe nëse nuk e kryen këtë veprim brenda kësaj date, ai nuk ka të drejtë ta ndryshojë programin e studimit për atë vit akademik. 
Procesi i ankimimit 
1. Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në IAL, në datat 29-30 gusht 2017. Brenda 24 orëve nga momenti i paraqitjes së ankesave, IAL-të duhet publikojnë vendimet për animimet, të cilat sipas interesit mund të ankimohen në gjykatë. 
2. Aplikantët, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse janë shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, mund të vijojnë procedurat e regjistrimit. Nëse ankesa e tyre është pranuar, ata mund të çregjistrohen nga programi i studimit (nëse janë regjistruar) dhe të regjistrohen sipas dëshirës në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimimi, vetëm më datë 12 shtator 2017. 
Procedurat e aplikimit për raundin e dytë 
1. Në 15-22 shtator 2017, kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë, ku kanë drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) preferenca, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A-1 dhe A1-Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por sipas këtyre kritereve: 
a) Nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë 
b) Kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues 
c) Kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen 
d) Janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë. 
2. Maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e dytë nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit prej 2000 lekësh. 
Procesi i regjistrimit 
1. Në datat 1 tetor deri 14 tetor 2017, të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit. 
2. Periudha 1-14 tetor është e ndarë në 7 faza 48-orëshe dhe kur aplikuesi është shpallur fitues, duhet të regjistrohet brenda 48-orësh, në të kundërt humbet të drejtën e regjistrimit, duke vijuar lista pasardhëse, deri në plotësimin e kuotave të përcaktuara. 
3. Brenda datës 20 tetor 2017, IAL-të përcjellin në QSHA regjistrimet përfundimtare të raundit të dytë. 
4. Aplikantët, të cilët kanë bërë regjistrimin me dokumentacion dhe kanë nënshkruar në regjistër, nuk kanë të drejtë të ndryshojnë programin e studimit për atë vit akademik. 
5. Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në IAL, në datat 1-2 tetor 2017 dhe marrin përgjije brenda 24 orëve nga momenti i ankimimit. 
Sigal