Prostituta në lokal për 3000 lekë, si rekrutoheshin vajzat nga dy pronarët në Durrës

513
Katër persona, mes të cilëve dy pronarë lokali në qytetin e Durrësit janë arrestuar pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Uniformat blu, pas një hetimi 2- mujor me metoda speciale kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Bujtina”.

Në pranga ranë shtetasit: P. B. 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, tutor, i dënuar më parë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; S. G. 60 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore; B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për veprën penale “Prostitucion” dhe P. L. 43 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, klient.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj rezulton se shtetasit P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth, Durrës kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 2000- 3000 lekë, me klientë të këtij lokali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme
Sigal