Plagoset rëndë minatori në Bulqizë

526
Një minator ka mbetur i plagosur gjatë punës në minierën e Bulqizës.
Policia tha se në ambientet e brendshme të një galerie kromi shtetasi U.Gj, rreth 39 vjeç, banues në Bulqizë (punëtor në galeri), duke punuar është plagosur në kokë. Dyshohet se është shembur një masiv gurësh”
Pas ndihmës së parë të marrë spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është nisur me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.
Sigal