Hygerta Karaj: Thonë se dashuria është e bukur, por ende se kam shijuar

1138
Sigal

PERSONAZH/ Flet modelja Hygerta Karaj:  Operacionet plastike janë preferenca individuale

Një modele e re me shumë pretendime. Qysh në kompeticionin e parë jashtë atdheut dhe pikërisht në Kinën e largët, ajo zuri vendin e dytë special si shoqëruese. Jo vetëm modele por ajo ka synim që të jetë dhe një aktore e suksesshme. Si pëlqejnë thashethemet dhe kërkon të përhapë fjalën e mirë dhe korrektesë në miqësi. Studimet janë në qendër të vëmendjes dhe gjumi i mëngjesit është qysh në orët e para, kur na fakt modelet kanë tjetër mënyrë jetese pasi bëjnë jetë nate. Ajo nuk ka idhuj por pëlqen modelet njerëzore.

Si e nise rrugën e bukur por të vështirë të modeles?

-Që e vogël e kam pasur ëndërr të bëhesha modele .Duke qene se e kisha me shume dëshirë vendosa ta vazhdoja këtë rruge .

 Kush të ka mbështetur më shumë në këtë rrugëtim sinjifikativ?

-E gjithë familja me ka mbështetur.

 Cila është sfilata juaj e parë dhe ku?

-Sfilata e pare ishte te Mis Durrësi, para 2 vitesh.

 Si u ndjetë  pas kësaj sfilate?

-U ndjeva shumë mirë dhe nuk kisha fare emocione.

 Cili ishte aktiviteti më i mirë i vitit 2014?

-Aktiviteti im i fundit ishte pjesëmarrja te World Bikini Model 2014, në Kinë, ku u zgjodha nga producenti Shpejtim Zejneli për të përfaqësuar Shqipërinë dhe arrita ta përfaqësoja me së miri, duke dalë shoqëruesja e 2-të.

 Nga të gjitha kompeticionet ku je ndjerë më mirë?

– Me mire u ndjeva ne Kine sepse ishte një kompeticion i organizuar mjaft mire pasi ishte një gare ndërkombëtare. Detajet më të vogla nuk mungonin .

Ku beson dhe kush është engjëlli mbrojtës?

-Besoj vetëm në Zot.

Po idhujt a ekzistojnë tek ty?
-Idhuj nuk kam. Modelet shqiptare që më pëlqejnë janë Valbona Selimllari dhe Hygerta Sako.

 Kush është relaksi më i madh shpirtëror?

-Familja

Në sa sfilata keni marrë pjesë?

-Kam marrë pjesë në 3 sfilata kombëtare dhe një ndërkombëtare.

 Modelingu është profesion me limite kohore të kufizuara, çfarë preferoni tjetër si profesion?

-Përveç modelingut, kam pasion dhe aktrimin. Kur kam qenë me e vogël kam luajtur në një film shqiptar.

 A jeni e dashuruar dhe si do ta cilësonit dashurinë?

-Nuk jam e dashuruar po për mua dashuria është ndjesia magjike e shpirtit .

  Si e mendon princin e kaltër?

-Nuk kam menduar fare për ”princin e kaltër ”. Kam kohë ta mendoj, haha.

 Modelet çohen vonë, po ju kur çoheni në mëngjes?

-Në orën 6:45 sepse me duhet të bëhem gati për shkolle .

Mendimi juaj për operacionet plastike?

-Nuk është se me pëlqejnë, por, në qoftë se ke një defekt të madhe dhe do ta rregullosh, nuk jam kundër. Për vete se mendoj të bëj ndonjëherë .

 Me kë shoqërohesh më shumë, me meshkuj apo me femra?

-Ne rrethin tim te shoqërisë mbizotërojnë te dy.

 Ku i kaloni festat e fundvitit?

-Festat i festoj gjithmonë në shtëpi, me familjen .

 Cilat janë veshjet e preferuara?

– Ne gardërobën time mbizotërojnë rrobat e thjeshta dhe pulovrat me pelush.

Çfarë ju pëlqen tek njeriu?
-Buzëqeshja, sinqeriteti dhe thjeshtësia .

Albert Z. ZHOLI