Samuela Canaj: Një femër që lexon është gjithmonë e bukur.

793
Sigal

PERSONAZH/ Flet modelja Samuela Canaj: -Kur me komplimentojnë për pamjen, ndihem mirë, ndërsa kur më komplimentojnë  për inteligjencë ndihem shkëlqyeshëm

Që kur ishte e vogël, hynte në dhomën e saj, hapte dollapin dhe vishte ç’të gjente. Pasi e kishte mbushur dhe qafen plot rruaza, merrte një çantë dhe këpucë me taka edhe fillonte të përshkonte korridorin derisa lodhej. Sot kur e kujton i vjen për të qeshur, pasi qysh në atë moshë i thoshin një fëmijë kompleks. Kërcente dhe këndonte dhe pozonte sikur do të fotografohej. Me këto ndjesi dhe dëshira mendonte se do të bëhej njëherazi dhe modele dhe këngëtare dhe balerinë. Eh, psherëtin duke theksuar se një pjesë të ëndrrave i ka realizuar. Ajo tashmë jeton në Gjermani dhe është  në një shkollë  për mësimin e gjuhës gjermane, duke lënë në mes Universitetin për Bioteknologji te Shkencat e Natyrës

 -Kush ju mbështeti më shumë në këtë rrugë të vështirë dhe plot konkurrencë, nëna apo babai? 

Në fakt, mbështetjen më të madhe ma ka dhënë halla e vogël. Së pari, i them asaj faleminderit për besimin, durimin dhe pasionin e madh për të më parë në pasarelë dhe gjithashtu  prindërve që i pranuan dëshirat e mia dhe më ndihmuan dhe po më ndihmojnë që avash-avash t’i nxjerr nga sirtari i ëndrrave.

Cila ishte sfilata e parë dhe ku?

Sfilata e parë për mua ka qenë në Kosovë, në Ferizaj. Akoma emocionohem kur kujtoj sa e lumtur kam qenë atë mbrëmje. Emocione të papërshkrueshme! Çdo ditë përpiqemi të thithim grimca lumturie nga natyra, miqtë, familja. Ama, atje kishte shumë grimca. Mu duk sikur më dehen edhe prandaj s’dua të ndalem tani.

-Jeni supersticioze dhe tek cilat numra, sende apo fenomene besoni?

Nuk e di pse, por supersticioze nuk jam aspak. E shoh më tepër në atë stadin e argëtimit. Nuk mund të mbetesh pa martuar po theve pasqyrë, ose kurrsesi s’duhet të ndërrosh rrugën kur macja e zezë të kalon pranë: ajo është gjallesë e kësaj toke edhe një kafshë e tillë s’ka se si ti bëjë dëm njeriut.

-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?

Idhull në këtë jetë kam vetëm nëna, ndërsa për zemër kam shumë modele ku në mënyrë të veçantë do te thosha Adriana Lima dhe Alessandra Ambrosio. I veçoj, pasi më krijojnë një afeksion shumë të madh kur i shoh në skenë, janë model për tu ndjekur nga çdo vajzë që i pëlqen të ëndërrojë larg.

-Përveç modele keni ndonjë profesion, apo hob, që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?

Mami im është një pastiçiere shumë e zonja. Shpesh, më pëlqen të mësoj nga ajo. Është bukur të eksperimentosh me të dhe është art të krijosh edhe të derdhësh gjithë imagjinatën në një tortë të madhe.

-Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?

Dashuria është ndjenja më universale e kësaj toke. Shija e saj është frymëzimi më i madh, kuraja dhe shpresa për të kaluar momente të lumtura. Është ajo që i jep kuptim ditëve tona. Ajo na lidh me natyrën, të panjohurit, miqtë, familjen edhe mbi të gjitha, me veten.

– Kur ndiheni më mirë, kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni inteligjente?

Kur me komplimentojnë për pamjen, ndihem mirë ndërsa kur më komplimentojnë për inteligjencë, në situata të caktuara, ndihem shkëlqyeshëm. Pavarësisht se njeriu përpiqet të duket mirë, bukuria fizike është e lindur nga Zoti, ndërsa me inteligjencën kërkohet punë, punë që zgjat gjithë jetën. Dhe kjo nuk është e thjeshtë!

-Ndërroni shpesh ngjyrën e flokëve, nuk keni një ngjyrë stabel preferencë?

Ndihem vërtet mirë me flokët, edhe me ngjyrën. Deri tani, akoma nuk i kam ndryshuar edhe për momentin se kam në plan një ngjyrë tjetër. Më vonë si dihet!


-Mendimi juaj për operacionet plastike?

Nëse operacionet plastike i bëjnë njerëzit të cilët i aplikojnë ato të ndihen më mirë me veten, atëherë skam asgjë kundër. Gjithsesi, më tepër do të më pëlqente që njerëzit të merren me atë që mund tu ofrojnë të tjerëve sesa me atë që mund tu tregojnë atyre.

-Makina, parfumi, ngjyrat e preferuara?

Makina e ëndrrave te mia është Maserati Grand Turismo Ëhite, por meqë ëndrrat janë pa lekë, edhe me një Fiat 500 ose Citroen DS3 shumë e kënaqur do isha. Mjafton të mos shkoja më me biçikletë në mësim . . Parfumin se ndërroj kurrë : Flora by Guçi, ndërsa ngjyrat e rrobave të preferuara e bardha dhe bluja.

-Më mirë në verë apo në dimër?

Patjetër që në verë. E adhuroj! Libra, muzikë, diell, rërë, ujë, njerëz. Mbi të gjitha gjallëri! Edhe të ishte gjithë vitin verë s’do ishte keq.

– Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh?

Në fakt janë dy, Ksamil dhe Dhërmiu. Mezi e pres verën për t’i shijuar.

-Ku do ti bëni pushimet verore?

Kam dëshirë të eksploroj pak këtu në Gjermani, meqë tani jam shumë e ngarkuar me shkollën edhe me gjuhën, s’më mbetet shpresë tjetër përveçse të pres pushimet.

– Ku është vendi jashtë që keni ëndërr për të bërë plazh?

Dëshira më e madhe? Karaibe dhe Haëai.

-Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë?

Përsëri blu dhe bardhë. Më tërheqin shumë si ngjyra. Kam ngecur disi tek xhinset blu dhe bluzat e atletet e bardha. Ndihem shume komforte me to.

– A i keni për zemër udhëtimet vetëm?

Jo, nuk i mendoj dot udhëtimet vetëm. Edhe në sfilata i kërkoj motrës të më shoqëroje. Më pëlqen të kem dikë me te cilin te flas e te argëtohem. Momentet me te bukura nuk janë ato qe kalon vetëm.

Sa është koha më e gjatë që keni qëndruar larg familjes dhe a e keni problem?
Një herë më është dashur të rri larg familjes për dy javë dhe mu duk një përjetësi. Jemi shumë të lidhur me njeri tjetrin.

Marrëdhëniet me librin?
I adhuroj librat. Besoj se pak letërsi gjermane do ishte mirë. Në këtë mënyrë përmirësoja dhe gjuhën.

Motoja juaj?
Një femër që lexon është gjithmonë e bukur.

 Albert Z. ZHOLI