Hurmat e Thata – Si t’i Përgatisni Në Shtëpi

2108
Hurmat janë të shijshme, por AgroWeb sot do t’ju tregojë për hurmat e thata të cilat kanë një shije magjepsëse. Ka hurma që janë më të vogla, të forta, aq të ashpra në shije dhe pastaj ka të mëdha, të plota, të buta dhe plot lëng.
Këto të fundit konsumohen siç janë, por të tjerat thjesht nuk mund të hahen të freskëta, por pasi t’i thani vetë në shtëpi do të përjetoni një kënaqësi të mrekullueshme frutash.
Fruti i duhur
Kur zgjidhni hurma për tharje, duhen ato të forta dhe me pak degë. Frutat duhet të qëruar, kështu që duhet të zgjidhni fruta të fortë dhe të papjekur mjaftueshëm që të qërohen lehtë.
Qërimi
Disa njerëz përdorin thikë për t’i qëruar, por ju mund të përdorni një qëruese patatesh apo karrotash që të siguroheni që të hiqni vetëm lëkurën dhe të ruani frutat e hurmave të paprekur. Pas qërimit, ju mund të përdorni ujë të ngrohtë apo alkool të distiluar për të sterilizuar sipërfaqen e hurmave të qëruara.
Lidhja dhe varja e hurmave
Mund të përdorni spango të trashë. Pritini vargjet e spangos në rreth 1 metër gjatësi. Numri i frutave për të lidhur në një varg do të varet nga madhësia e hurmave, por shtatë hurma në një varg rrinë mirë. Lidhni nyjet që hurmat të mos bien dhe varini vargjet e hurmave në çdo vend ku frutat do të marrin mjaftueshëm diell dhe erë, por duhen mbrojtur nga shiu.
Tharja
Pas rreth një jave, hurmat do të fillojnë të vyshken dhe sipërfaqja e tyre do të fillojnë të rrudhet. Pas disa ditësh, ju mund t’i fërkoni ato lehtë me dorë dhe kjo do t’i bëjë hurmat edhe më të buta dhe të ëmbla nga brenda.
Gjatë tharjes, një substancë e bardhë do të fillojë të shfaqet në sipërfaqe. Kjo është sheqeri natyral i hurmave. Nuk duhet që hurmat gjatë tharjes t’i lagë shiu, pasi kjo do ta dëmtonte krejt proçesin.
Periudha e tharjes varet nga madhësia e frutave dhe kushteve mjedisore. Tre deri në 6 javë është koha mesatare.
Nëse ju nuk ta kryeni proçesin e tharjes nën diell, atëherë këtë mund ta bëni me ndihmën e furrës së shtëpisë tuaj. Fetat e thata të hurmave janë ushqim i shijshëm, që mund të shtohet edhe në sallatat, biskotat, drithërat që konsumoni.
PËRBËRËSIT: 12 Hurma
METODA: Qërojini hurmat dhe pritini në fetat më të holla që mundeni. Furrë e ngrohni paraprakisht në 100 gradë për 15 minuta dhe gjatë tharjes zgjidhni një temperaturë të ulët 80-100.
Në dy hapësirat e pjekjes, vendosini fetat e hurmave të pozicionuara në një shtresë të vetme. Lërini në furrë për 8 deri në 10 orë, duke ndryshuar pozicionin e tabakave të pjekjes disa herë.
Frutat do të thahen dhe do të marrin një ngjyrë të plotë si ajo e kungullit dhe nuk duhet të jenë të ngjitshme. Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen plotësisht. Për t’i ruajtur, vendosini frutat e thata në kuti xhami ose plastike, mbyllini fort dhe konsumojini sipas dëshirës.
Sigal