Kapuci i akullit që shpëton flokët nga kemioterapia

607
Kanceri na merr gjithçka, na merr qelizat, trupin dhe mendjen. Ai na merr edhe vetëvlerësimin. Ka pacientë që shkojnë drejt tij me kurajo dhe vendosmëri, por vajtojnë rënien e flokëve. Sipas statistikave 8% e pacientëve nuk pranojnë kemion për shkak të humbjes së flokëve. Ka medikamente mjaft të mira për të ndaluar efektet anësore të ilaçeve të kemioterapisë, por nuk ka kundër rënies së flokëve. Një grup dermatologësh për dëmet onkologjike rekomandojnë një kapuc silikoni që rri ngjitur pas kokës dhe ftoh folikulën e qimes. Ky kapuç gjatë injektimit të medikamenteve bllokon qarkullimin e tyre në kokë. Metabolizmi i qelizave ngadalësohet në mënyrë që folikulat pilifere të mos dëmtohen nga ilaci. Ka patur një përpjekje nga ndonjë spital për ta vënë në punë në mënyrë artizanale me fasha të ftohta dhe akull, por nuk ishin komode. Emri i këtij procesi quhet scalp cooling dhe kapuci ka një temperaturë të shtresës së brendshme prej – 4 gradë C. Kjo është një teknikë jo shumë e përhapur. Në Amerikë 50 qendra e kanë këtë pajisje të aprovuar nga FDA, por është e kushtueshme, 1500-3000 dollarë pacienti dhe nuk e përfshin siguracioni. Gjithsesi është një alternativë për të ruajtur atë vetëvlerësim të rrëmbyer nga ky proces.
Sigal