1.
…Kur udhëtoj, shikoj se në çdo vend të vogël që mbart me vete ngjarje të kaluara. Mirëpo atje janë të fshehura gjurmët e shpirtrave të atyre, që kanë kaluar dhe kanë lënë pjesë të vetat në dheun që kanë shkelur. Në çdo qoshe të atyre vendëve. Çdo gur e rrugicë mban një histori të heshtur. Por dhe një histori që do të mbetet gjithmonë aty. Kështu, një mëngjes mbërita në Kotë. Kishte një qiell të mbushur me re, që përhapnin dritë të mjegullt mbi fshatin e vogël. Atje, ndjeva se isha në një kohë të harruar. Atje ndjeja se çdo hap që hidhje të kujtonte një tjetër periudhë dhe një tjetër histori.
…Qyteti, i ngjashëm me shumë të tjera të periudhës së socializmit, ruante ende shenjat e kaluara. Dikur një qendër e rëndësishme e punës dhe aktivitetit. Atë mëngjes me re ai shfaqte hije të një jete që kishte kaluar. Të një jetë që kishte lënë pas ndjesinë e një periudhe të mbushur me lodhje, por edhe me shpresë të pandalur.
Qyteza e Kotë, që dikur kishte pasur dinamizmin e një jete të ngarkuar tani ishte e shtrirë në heshtje. Sikur po ruante çdo gjurmë të një historie që i takonte të kaluarës. Ajo kishte mbetur një simbol i kohës. Ku jeta sipas citateve të kohës së shkuar pra në çdo rrethim. Por dhe çdo ndërtesë fliste për një jetë të kaluar nën regjimin e socializmit.
- Kota është një nga këto vendet në jug, pranë një lumi. Dikur ujëshumë e trubull, tani pa ujë e i tretur. Kjo qëndër dikur ishte një fshat dhe qytezë, që ka kaluar përmes evoulimit të një historie të dhimbshme, por që mbart në vete forcën e një populli të pambajtshëm. Ajo është një dëshmi e pashuar e një periudhe që ka lënë shenja të thella. Por gjithashtu një shenjë e qëndresës dhe e shpresës, që nuk është shuar kurrë, edhe pas dekadash të vështira. Në këtë vend, ku çdo gur dhe çdo rrugicë ka treguar një histori të kohës socialiste. Kur bota e qytetërimit është ndërtuar mbi themelet e të kaluarës, duke u bërë një pasqyrë e forcës, ndjenjës së humbjes dhe shpëtimit, që vazhdon të jetojë në çdo frymëmarrje të kësaj toke, sot e gjithë ditën.
- Kota është një qytet dhe një fshat i vendosur buzë lumit Shushica, një pikë natyrore e rëndësishme që ka shërbyer si udhëkryq për popullsinë lokale për më shumë se 65 vjet. Historia e Kotës është një histori e ngjizur nga ndryshimi dhe përshtatja, duke kaluar nga një fermë blegtorale e Llakatundit në vitin 1961, në një qendër bujqësore e blegtorale pas disa vitesh.
…Në vitet e para të ekzistencës së saj, Kota ishte një vend i qetë, i njohur për pasurinë natyrore dhe largësinë nga trazirat e mëdha të kohës. Por pas Luftës së Parë Botërore, gjithçka ndryshoi. Rreth vitit 1920, një garnizon ushtarak italian u vendos në këtë territor, si pjesë e përpjekjeve për të kontrolluar rajonin. Lufta e parë i solli Kotës një ngarkesë të rëndë të dhimbshme dhe ngjarje që do të mbeteshin të gdhendura në kujtesën kolektive të banorëve të zonës. Kota ishte shkretinë një fushë buzë lumit.
- Një ngjarje që ka mbetur në historinë e saj është ajo e një gjenerali që u vra gjatë betejave. Por edhe më mbresëlënëse ishte figura e Kanan Mazejas, një luftëtar shqiptar nga Shkoza, i cili u bë simbol i luftës heroike për popullin. Sipas legjendës, Kanan Mazeja ka thyer nofullat e tij gjatë një përleshjeje të ashpër me trupat italiane. Aty ka ka qenë porta e fermës u plagos në nofulla Kanani. Një moment, që shënoi një përpjekje të paepur kundër pushtuesve. Duket se kjo ngjarje nuk u harrua kurrë, dhe sot, në fjalët e rapsodëve të asaj kohe, Kanan Mazeja shndërrohet në një figurë që luftoi për lirinë e atdheut. Me kalimin e viteve, këngët e rapsodëve u bënë pjesë e traditës gojore të shoqërisë lokale, duke ruajtur ngjarjet e lavdishme dhe tragjike për brezat që do të pasonin. Një prej vargjeve që është ende e njohur dhe që është kënduar me pasion deri në ditët e sotme është: “Kanan Mazeja nga Shkoza me një nofull copa-copa…” Po ashtu, bejtexhinjtë, të cilët ishin mjeshtra të artit gojor, këndonin për Kotën, duke e paraqitur si një vend të shenjtë, më të mirë se çdo vend tjetër në Evropë, një vend që kishte njohur edhe dhimbjen, por edhe lavdinë. Ata këndonin: “Obobo, se ç’qënka Kota, më e mirë se Evropa…” Këto bejte, të cilat janë pjesë e trashëgimisë të kësaj zone, tregojnë për lidhjen e thellë të njerëzve me historinë e tyre. Ata nuk ishin thjesht rapsodë që këndonin për ngjarje, por mbartës të një historie të gjallë që e mbanin të ndritur përmes artit të tyre. Edhe pse qyteti i vogël ka evoluar dhe është zhvilluar gjatë dekadave, kujtimi i atyre periudhave të vështira, si dhe figura të tilla heroike, janë ende të pranishme në zemrat e banorëve . Historia e këtij vendi nuk është vetëm një rrëfim i thjeshtë. Por një pjesë e identitetit të tij, që ruhet dhe kalon nga brezi në brez.
6.…Emri i Kota-s është i lidhur ngushtë me një legjendë interesante dhe intrigante. Sipas një tregimi që kam lexuar nga një mësues tërbaçiot, historia e emrit të këtij vendi lidhet me një ngjarje të veçantë nga periudha e pushtimit italian. Në kohën kur italianët ngritën një garnizon në këtë territor, ata e quanin këtë kodër “Kuotë 860 m”, duke iu referuar lartësisë së saj mbi nivelin e detit. Kjo ishte një pikë e rëndësishme strategjike, që shërbente si një pozicion i fuqishëm ushtarak për të kontrolluar lëvizjet e forcave të kundërshtarëve. Nëpërmjet kalimit të kohës dhe ndikimeve të kulturës vendase, emri i “Kuotë” filloi të ndryshonte. Madje duke kaluar në një formë më të thjeshtë dhe më të njohur për shqiptarët. Nga “Kuotë”, emri u shqiptarizua dhe u bë “Kota”, siç e njohim sot. Ky transformim i emrit është një dëshmi e natyrës fleksibël dhe të gjallë të gjuhës dhe kulturës shqiptare, që ka mundur të përshtatë edhe elemente të huaja dhe t’i bëjë të vetat, duke i dhënë një dimension të ri dhe një kuptim të veçantë. Ky proces i shqiptarizimit të emrit është vetëm një shembull i mënyrës se si vendet dhe qytetet, të cilat kanë kaluar nëpër duar të ndryshme pushtuesish, kanë arritur të ruajnë dhe përshtatin elemente të huaja, duke i bërë ato pjesë të identitetit të tyre të pashkëputur. Kështu, “Kota”, e cila ka pasur një histori të pasur dhe të ndryshme, ka ruajtur emrin e saj si një simbol të rezistencës dhe të dashurisë për atdhenë.
7…Kota, përveçse një vend me histori të pasur natyrore dhe kulturore, ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm dhe të dhimbshëm në periudhën e regjimit të kaluar, si një qendër e internimit. Gjatë regjimit të shkuar, shumë qytetarë dhe familje të persekutuara nga pushteti u detyruan të përjetonin internime në këtë zonë.
…Një nga sektorët më të njohur të këtij internimi ishte Peta.Ajo ishte një zonë e izoluar ku përfunduan shumë individë të persekutuar, përfshirë figura të njohura të opozitës dhe të luftës për liri.
…Në këtë fermë, u internuan personalitete të rëndësishme të politikës, si zv/kryeministri Abdyl Këllezi, i cili qëndroi aty deri ditën kur u mor dhe u pushkatua. Ndër viktimat e tjera të këtij internimi ishte edhe familja e Vasil Katit, një figurë e njohur politike, që u detyrua të vuajë internimin dhe përndjekjen, njësoj si shumë të tjerë që u goditën nga regjimi. Po ashtu, në këtë fermë u internuan edhe motra e Xhevdet Mustafes. Dhe një figurë e shquar e jetës kulturore, ishin gjyshërit e Tedi Papavramit, doktori, plak dhe e shoqja e tij, të cilët përjetuan dhimbjen e humbjes së nipit të tyre, i cili ishte detyruar të largohej në Francë për të shpëtuar nga persekutimi. Ky aspekt i historisë së Kotës është një dëshmi e që shqiptarët përjetuan nën regjim. Ata që u internuan në këtë fermë nuk ishin vetëm individë të njohur politikisht, por edhe familje të thjeshta që u shkatërruan nga një sistem që përdori frikën dhe persekutimin për të mbajtur kontrollin. Historia e Kotës si qendër internimi është një kujtesë e dhimbshme e periudhës, por edhe një simbol i forcës dhe qëndresës së atyre që përballuan këtë tragjedi.
8.Ferma buzë Shushicës, një nga vendet më të njohura për periudhën e internimeve, kishte një sektor të veçantë që njihej si Petë, ku u internuan vetëm ata që regjimi i quan “të internuar ordiner”. Këta ishin individë dhe familje që konsideroheshin si armikë të shtetit, ose thjesht si ata që ishin të pasur me mendime dhe ide që nuk përputheshin me doktrinën. Ata përjetuan izolim dhe persekutim të rëndë, duke e kaluar një pjesë të jetës së tyre në kushte të vështira, larg shtëpive dhe grupeve të tyre sociale. Pas vitit 1990, me rënien e regjimit dhe fillimin e një periudhe të re, shumë prej atyre që kishin vuajtur nën persekutimin e dikurshëm, u përballën me një realitet tjetër, po ashtu të dhimbshëm. Shumë familje, që kishin kaluar vite të tëra në internim, përpiqeshin të rindërtonin jetën në një shoqëri që kishte ndryshuar ndjeshëm, por që ende mbante pasiguri dhe probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Në fshatrat dhe qytetësit ku ata shpërngulën pas viteve ’90, askush nuk e kujton më se çfarë ndodhi para atij periudhe.
…Sot, shumë nga ato zona janë të shkatërruara, të braktisura, ku mbretëronin balta në dimër dhe pluhuri i zhegut në verë, duke krijuar një atmosferë të hidhur dhe të dhimbshme për ata që dikur kishin jetuar atje. Për banorët e rinj, që kanë ardhur dhe jetojnë në këto zona, historia e këtij vendi ka mbetur vetëm një kujtim i largët dhe i fshehur, ndërsa për ata që kanë përjetuar periudhën e internimit dhe që kanë kaluar nëpër këto vështirësi, mbeten kujtime të dhimbshme të një jete të shkatërruar nga regjimi. Ata që mbijetuan, tani janë të shpërndarë nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme, por shpirti i atij vendi dhe vuajtjet e kaluara i ndjekin si një hije që nuk mund të fshihet kurrë.
- Qyteza e Kotës, e cila fillimisht kishte karakterin e një vendi të vogël dhe të izoluar, kaloi në një periudhë të zhvillimit të shpejtë gjatë viteve të fundit të regjimit. Kjo periudhë përkon me rritjen e popullsisë, e cila, si pasojë e rritjes së aktivitetit ekonomik dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë, arriti të kalonte mbi 2000 banorë. Shtëpitë dhe pallatet u shtuan, duke bërë që qyteza të kishte një pamje më të dendur dhe më të organizuar.
Rreth vitit 1988, në Kota u krijua një ndërmarrje e shërbimeve tregtare që kishte si qendër qytetin. Ky ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytezës, pasi ofronte një sërë shërbimesh për banorët e fshatrave përreth. Pas kësaj, në këtë qytezë të vogël jetonin dy ndërmarrje të mëdha që shërbenin për përmirësimin e kushteve ekonomike: NB Kota, e cila përfshinte tre sektorë të rëndësishëm – Peta, Buallari dhe Vllahina – si dhe Drejtoria e Ndërmarrjes së Shërbimeve Tregtare, e cila merrej me koordinimin dhe ofrimin e shërbimeve për fshatrat e lumit.
10 .Historia e Kota-s është një rrëfim për forcën që buron nga dhembja, një histori që nuk mund të harrohet. Dhe s’ka se si pasi është e ngjizur në shpirtin e çdo njeriu që ka kaluar aty. Kjo qytezë e vogël, që një herë mund të dukej e heshtur dhe e izoluar, ka qenë vendi ku shumë njerëz kanë përjetuar jetën e tyre në të gjitha stinët dhe kohët. Por, edhe përkundër errësirës që e mbuloi, ajo ka qenë gjithashtu një simbol i pasionit të pashuar për të mbijetuar, një dëshmi e fuqisë që buron nga guximi i një populli, por që kurrë nuk hoqi dorë nga shpresa.
Në ato vite kur shpirtrat e njerëzve, ata që kaluan këtu krijuan një forcë të pashoqe, një lidhje të thellë mes tyre dhe tokës që u mbante. Ata dinin se çdo ditë mund të ishte dita e fundit, por gjithçka që kishin ishte një shpresë të vogël ajo shpresë që e ndihmoi të mbijetonte në mes të baltës dhe pluhurit. Ata luftuan jo vetëm për jetesën, por për të ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tyre, për të mbajtur gjallë një premtim të thjeshtë.
Përpjekjet e tyre nuk u shuan as pas vitit 1990, kur regjimi ra dhe e gjithë Shqipëria kaloi në një periudhë të pasigurt dhe të pastrukturuar. Kota, që dikur kishte qenë një qendër internimi dhe persekutimi, u transformua në një qytezë të vogël me një potencial të ri. Në këtë moment, ndonëse shumë prej atyre që ishin aty kishin kaluar më shumë se një jetë të tërë duke luftuar për mbijetesë, ata e gjetën forcën për ta braktisur duke kërkuar mundësi të reja, të tjerët erdhë në vend të tyre. Sot, ndërsa rrugët janë të pluhurosura nga koha, dhe shumë nga ndërtesat e saj që dikur ishin të gjalla tani janë të braktisura, kujtimi i këtij vendi mbetet një dëshmi e fuqisë që ka shpirti i njerëzve të tij. Ajo është një kujtesë se, përkundër gjithçkaje, dija dhe dashuria për vendin e lindjes janë ato që mbijetojnë përtej çdo periudhe të errët. Kota nuk është thjesht një vend i humbur, ajo është një pjesë e historisë sonë të përbashkët, një flamur i qëndrueshmërisë që na tregon se, pavarësisht sa e vështirë është rruga, do të vijë një ditë kur drita e shpresës do të na udhëheqë sërish.Kota është më shumë se një vend është një pasqyrë e shpirtit të çdo banori të saj. Dhe ndërsa kujtimi i asaj kohe nuk mund të mbyllet kurrë, ai është gjithashtu një kujtim që na thotë se forcën dhe shpresën mund t’i gjejmë tek njëri-tjetri, në rrugën e përbashkët për një të ardhme më të ndritur.
- Unë iki gati në muzg, pas kafes në një lokal të tjetërsuar, ku tavolinat tashmë ishin të mbushura me njerëz. Hija e diellit që po perëndonte, më ndihmonte të shihja më qartë një qytet që kishte kaluar përmes mijëra ndryshimeve. Por që ende mbante në vetvete një ndjesi të thellë nostalgjie. Biseda që bëra aty nga ora e mesditës, në gjimazin e qytetit . Ishte një bisedë që ende rridhte përreth mureve të gjimnazit të qytetit, kishte mbetur aty e fjetur si një kujtim i kohëve të shkuara. Tingujt e asaj bisede ishin ende të pranishëm. Sikur tingëllonin si një thirrje për të mos harruar. Këtu, në këtë qytet i vogël që tani ishte i mbushur me zhurmë, ndieja ende hapat e asaj periudhe të largët, të tjetërsuar si çdo gjë tjetër. Por, ka diçka në ajrin e Kotës, që edhe pse e tjetërsuar, ka mbajtur thelbin e asaj që ka qenë dikur.
…Një dhimbje e thellë e shtrirë në çdo rrugicë dhe një melankoli që nuk mund të hiqet kurrë. Çdo cep, çdo ndërtesë, fliste për një kohë që kishte kaluar dhe që tani shfaqej si një fantazmë. Një hije që rrinte përmbi. E lë dhimbjen time të ndjekë këtë qytet që ka humbur pjesë të vetat, duke mbajtur përherë gjurmë të atyre që janë larguar. Por që mbeten të pranishëm në kujtesën e atij që ka jetuar aty. Dhe ndihesha si një pjesë e asaj kujtese, si një shenjë e heshtur që dëshiron të rrëfejë historinë e saj.