Filantropi shqiptar dhe libri i akademikut rumun

856
Prof. Dr.Lluka HEQIMI 

“Dëgjesa labovite”
Nismë e re e Shoqatës Atdhetare Kulturore: “ODRIA” e Tiranës
Pas veprimtarisë “Pranvera labovite” labovitët e Tiranës kanë nisur këto ditë nismën e re “Dëgjesa labovite”. Me subjekt dëgjimin e veprimtarisë së figurave të ndritura të krahinës së Odries, shoqëruar nga një arkiv vetjak i pasur metodike shkencore. Studiues, historianë, shkencëtarë, profesorë e të tjerë, do të marrin pjesë në këto “dëgjesa” për traditën labovite të arsimit dhe shkencës, mjekësinë, filantropinë, kulturën e sportin, arkeologjinë, muzeologjinë, etnologjinë, bujqësinë e blegtorinë etj, Emra të dëgjuar të shkencës e kulturës, do të aktivizohen në këto “dëgjesa” interesante. Ata janë Prof. Dr. Aleksandër Meksi, Prof. Dr. Foto Toti, Dr. Arta Dollani, Prof. Dr. Fedhon Meksi, Prof. Dr. Lluka Heqimi, etnolog Thanas Meksi, publicist Aleksandër Çipa, muzikolog Naxhi Kasoruho, shkrimtar Astrit Reçka, botanist Petrit Hoda etj.

Është planifikuar që këto “dëgjesa” të shoqërohen me botime të reja, guida dhe almanakë, shkrime në gazetën periodike të Shoqatës AK “Odria” dhe shtypin e kohës në TV dhe CV etj. Këto materiale ndihmëse do ta bëjnë dhe më tërheqëse veprimtarinë “dëgjesa labovite”, por do të tërheqin edhe më shumë pjesëmarrës, sidomos të rinj e të reja.

* * *
“Dëgjesa, e parë u zhvillua këto ditë në Bar-kafe “Lotus”, tek Rruga e Kavajës. Pjesëmarrës të moshave të ndryshme morën pjesë në këtë “dëgjesë“. Prof. Lluka Heqimi referoi në këtë veprimtari mbi librin e Dr. Nicolae Postolache, akademik rumun me temë: “Lavdi, Vangjel Zhapës!”, filantropi i parë shqiptar nga Labova e Zhapës, Gjirokastër. Veprimtaria e këtij akademiku, që është ndarë nga jeta në vitin 2010, është shumë e gjerë në fushën e historisë, gjuhësisë, arsimit dhe sportit. Numëron mbi 200 studime dhe libra. Libri për Vangjel Zhapës është diçka e veçantë, përshkuan filantropin shqiptar, ndër më të mëdhenjtë në Ballkan e Evropë. Kontributi i tij është i madh edhe në fushën e arsimit shqiptar në shekullin XIX, kur Shqipëria ishte e varfër, e mjerë dhe e pasiguruar ende. Ai sponsorizoi abetaren e parë të Naum Veqilharxhit, nxori gazetën “Pellazgu” në vitet 1860-1861. E përkthyer në shqip nga Themistokli Çule, Akademiku rumun Dr. N. Postolache në veprën e tij shkruan për hapjen e gjimnazit të parë femëror shqiptar “Gjimnazi Zhapa, 1860”, për rilindjen dhe sponsorizimin e Lojërave Olimpike nga Vangjel Zhapa dhe një sërë donacionesh të tjera. Në “dëgjesë“ dhanë mendime edhe ekonomist, Kristaq Meleqi, muzikolog, Naxhi Kasoruho, Mjeshtër i Madh, Odhise Porodini, jurist, Prof. Dr. Fedhon Meksi, publicist Aleksandër Çipa, historiani Thanas Meksi etj, të cilët cituan edhe mendime e sugjerime interesante si: kalimi i flakës olimpike në fshatin e lindjes Labovë, ngritjen e bustit “Zhapa”, kthimi i shtëpisë në muze kombëtar, botimin e “Enciklopedisë: Vangjel Zhapa, Nderi i Kombit”, që Shoqata “Odria” duhet t’i ndjekë e realizoi me përparësi.“Dëgjesa”, e parë u vlerësua e suksesshme, sepse piketoi detyra konkrete për shoqatën dhe institucione të veçanta. Në fund u shpërnda libri i rumunit Dr. N. Postolache, gazeta “Odria” dhe guida për V. Zhapën në përgatitje. 
Sigal