Fenomeni i rrallë, sot Mërkuri do të kalojë para Diellit

728
Sot Mërkuri do të kalojë para Diellit, duke u bërë i dukshëm. Fenomeni që ndodh 13 herë brenda një shekulli nis rreth orës 13:20 dhe do të zgjasë deri në 20:42. Mërkuri do të kalojë para Diellit në një trajektore paralele me diametrin e tij. Fenomeni i vendosjes në të njëjtën linjë i tre trupave qiellorë do të përsëritet sërish në nëntor të vitit 2019. Mërkuri, për shkak të përmasave të vogla në raport me Diellin, është vështirë të shihet me sy të lirë. Astronomët rekomandojnë vëzhgimin e këtij fenomeni me filtrat e posaçëm diellorë, për të shmangur problemet me shikimin.
Sigal