Bella Hadid do heqë dorë nga modelingu për këtë profesion…

551
CV-ja e Bella Hadid është për tu patur zili!
Ajo është një ndër modelet më të kërkuara si në pasarela ashtu edhe në kopertina revistash në të gjithë botën, por mesa duket 20 vjeçarja i ka vënë një tjetër objektiv karrierës së saj, dhe nuk ka të bëjë me modelingun.
Në një intervistë të dhënë për WWD, Hadid është pyetur nëse konsideron të ketë një karrierë në një fushë tjetër përveç modelingut.
“Do të qëndroj për momentin në këtë fushë dhe të fitoj akoma më shumë këtu. Më pas, me kalimin e kohës dua të kaloj në aktrim. Por dua t’i jap asaj gjëje që ndjek prioritet kryesor”, – është shprehur modelja. Lloji i filmave që pëlqen të luajë? Ata me superheronj!
Heroinë kaq sexy nuk e kishim imagjinuar se mund të shikojmë! 
Sigal