Parkim përmes celularit. Nga e Hëna ndryshon procedura e pagesës

452
Nga dita e hënë, të gjithë qytetarët e Tiranës, por jo vetëm, mund të parkojnë automjetet e tyre në hapësirat publike të kryeqytetit dhe të paguajnë përmes celularit. Vetëm duke dërguar një mesazh në numrin 50500, dhe duke dhënë targën e tyre, automatikisht kryhet pagesa.
Bashkia e Tiranës ka nisur edhe fushatën e informimit, ndërsa kjo risi është lançuar në fillim të këtij muaji. Kjo është risia më e fundit sa i përket parkimit publik në kryeqytet, një vit pas krijimit të Agjencisë “Tirana Parking” që menaxhon këtë shërbim.
Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar vendosjen e pagesës për parkimin publik si domosdoshmëri, pasi edhe më parë qytetarët e paguanin atë, por tek njerëz të pa autorizuar. “Tirana Parking” është një kompani tërësisht publike që mbledh pagesat nga parkimet në kryeqytet, të ardhura të cilat shkojnë në buxhetin e shtetit dhe përkthehen në investime.
Gjatë këtij viti pritet të hapen rreth 10 sheshe të reja parkimi, që do të vënë në dispozicion më shumë hapësira për qytetarët.
Sigal