Fëmijët që mendojnë se janë transgjinorë mund të kenë autizëm

726
Sigal
Sipas një psikologu, fëmijë të tillë vuajnë nga ankthi dhe depresioni.
Dr Kenneth Zucker është shprehur se një karakteristikë e fëmijëve autistë është “fiksimi” që ata kanë mbi një temë të caktuar. Kjo mund t’iu mbushë mendjen atyre se nuk i përkasin seksit të vet. Në një dokumentar për BBC të titulluar “Fëmijët Transgjinorë: Kush di më mirë?”, ai bëri komente të tilla se jo çdo gjë që thonë fëmijët është e pranueshme dhe është e mundur që fëmijët të fiksuar pas kësaj mund të kenë autizëm. Ai u mbështet gjithashtu edhe në një studim danez ku u zbulua se gati 8 përqind e pacientëve në një klinikë për identitetin gjinor kishin autizëm