Evi Reçi: Televizioni dhe kënga, dy rrugë që, për mua ecin paralel

988
Sigal

Evi Reçi: Televizioni dhe kënga janë dy rrugë që për mua ecin paralelisht

 

Është një ndër vajzat më të bukura shqiptare por jo vetëm kaq, e qeshur e dashur shumë komunikuese, por mbi të gjitha është një ndër këngëtaret më të talentuara dhe me një zë të veçantë. E kam fjalën për këngëtaren e mirënjohur të shumë hiteve, Evi Reçi, e cila prej kohësh tashmë është e njohur nga publiku shqiptar edhe në rolin e moderatores, pasi ka muaj që i është besuar drejtimi i emisionit të pasdites në “Vizioni+”. Evi ka jetuar jashtë shtetit, në Itali për disa vite, por tani ajo është vendosur në Tiranë për t’iu kushtuar me dashuri ekranit të Vizion Plusit, ku edhe e ndjekim çdo pasdite. Në një intervistë për gazetën “Telgraf” Evi na tregon për eksperiencën e saj të parë si moderatore. Ajo thotë se ndihet shumë mirë, madje e lumtur, pasi përvojën e viteve kur punonte si spikere në radio në shtetin fqinj, Itali, tashmë mund ta pasurojë më tej në televizion, i cili për Evin ka qenë një ëndërr e hershme. Gjithashtu Evi na beson projektet e saj më të afërta në muzikë. E pyetur se ku ndihet më mirë Evi në skenë apo ekran, na thotë se për të, televizioni dhe kënga janë dy rrugë që ecin paralelisht. Në bashkëbisedimin tonë Evi na tregon edhe për disa detaje nga jeta e saj private.

 

Evi që prezantohesh nga këngëtare në moderatore, si po ndiheni?

Janë dy profesione që kanë ecur gjithmonë paralelisht. Edhe pse unë ndërkohë që merresha me muzike kam qënë prej 2011 spikiere në radio në Itali. Tashmë që jam moderatore në Tv edhe pse sfida goxha e madhe ndihem vërtet shumë mirë dhe e kënaqur.

Si të erdhi propozimi për të moderuar Vizioni i Pasdites ?

Më ka ardhur nga producentja Holta Dulaku me të cilën kishin punuar bashkë tek Dancing with the Stars. Gjej rastin ta falenderoj për të disatën herë për këtë hapësirë dhe mundësi që më dha. Më mirë këngëtare apo moderatore ?

Janë dy dimensione që bashkëjetojnë shumë mirë me njëri tjetrin tek unë, ndaj do thoja të dyja! Anila Çela para disa muajsh në një emision ju ka vlerësuar me notën 7. Ju çfarë note i vini vetes dhe sa dakort jeni me notën e Anilës?

Unë sa kisha nisur emisionin dhe Anilës iu bë kjo pyetje, por duhet thënë se shumë media e keqpërdorën dhe keqinterpretuan. Vlerësimi për veten dhe të tjerët, sipas mendimit tim, nuk ka të bëjë me notat, pasi asnjë nuk është perfekt. Unë me Anilën jemi përditë në kontakt dhe jemi shumë afër njëra tjetrës.

Të hidhemi pak te kënga, gjatë verës, do të kemi diçka të re nga Evi?

Do mundohem të realizoj atë që kam në plan, por ende jam në fazë pune. Sidoqoftë do kemi të reja shumë shpejt, e kam fjalën pikërisht, nga ana muzikore.

Cilën këngë konsideroni më të bukurën në repertorin tuaj?

Nuk e kam të lehtë, po megjithatë mendoj se për mua janë 3 në fakt, që unë për shumë arsye dhe emocione i kam më për zemër. . 1. “Zhdukem ngadalë”; 2. “Dorëzohu”; 3. “Dhe jemi të dy”.

Evi mund të më tregoni ndonjë sekret nga fëmijërija juaj?

Nuk është sekret, edhe pse nuk e kam thënë asnjëherë, por unë gjuhën e parë që mësova ishte greqishtja!

Nëse do ju pyesnim, nga çfarë ka frikë Evi Reçi?

Vetëm nga Zoti.

Cila është aventura juaj më e çmendur që keni bërë?

Nuk para bëj aventura, por mund të them që kur isha në Firence, në mes të natës shpesh herë merrja biçikletën në orën 2-3 të mëngjesit dhe bëja xhiro pranë lumit.

Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje sapo hapni sytë në mëngjes?

Mirënjohja. Faleminderit Zot për njerëzit dhe gjërat që kam!

Beson te dashuria e përjetshme apo mendon se çdo gjë ka një fillim e një fund?

Besoj në dashuri, por më shumë besoj tek respekti reciprok dhe mendoj që ai duhet të jetë i përjetshëm.

A është e dashuruar Evi?

Duhet ta kuptoni nga këngët e mia!

24-orëshi i Evit?

Punë, punë dhe vetëm punë! Zgjohem për të shkuar tek Vizion Plus, përgatitem, xhiroj 1-2 emisione, bëjmë mbledhje, pastaj iki pak në palestër, pastaj takohem me ndonjë mikeshë ose përfundoj në studio për të punuar ndonjë këngë.

Pushimet më të bukura që kini bërë ?

Në Rusi dhe në Barcelonë!

Ju pëlqejnë udhëtimet?

Shumë! Udhëtoj shpesh, por do kisha dëshirë të udhëtoj akoma më shumë. Dua të shijoj në vendet ku shkoj sidomos veprat kulturore, artin dhe vende me vlera vërtet historike.

 Shpenzoni shumë për veshje?

Aspak! Nëse është diçka që nuk çmendem është pikërisht shoppingu. Gjej gjëra me stil, jo të shtrenjta, por gjithsesi nuk bëj blerje të shpeshta.

Çfarë e nervozon më shumë Evi Reçin?

Mos korrektesa në orar dhe, sigurisht, mosmirënjohja! Janë të padurueshme për tipin tim.

 

Intervistoi, Era Çela