Enrik Michopulo: Ja si ja mësova kitarën Vaçe Zelës

818
Sigal

INTERVISTA/ Flet specialisti i prodhimit dhe riparimit të veglave muzikore, 

 Prodhuesi i famshëm i violinave, Antonio  Stradivari është me origjinë shqiptare

Eshtë takimi i dytë që bëj me të dhe ai më çudit me njohuritë dhe tallazet e jetës. Ka më shumë se 20 vjet që punon dhe jeton në Itali dhe gjithmonë studion, hulmuton, podhon dhe akumulon. Tashmë prodhimet e tij në violinat me 5 tela janë bërë të famshme sap o krijohet një mit I dytë si I Stradivarit. Madje ai në hulmutimet e fundit nuk nguron që gjeniun e prodhimeve të violinave, Stradivarin ta quajë me origjinë shqiptare. Dhe për këtë deklaratë ai sjell, fakte domethënëse ku mjë I besueshmi është se Stradivari punonte dhe lëvizte me qeleshe, veshje karakteristike shqiptare, që ai e ndrronte sipas stinëve. Jeta e tij është shumë e veçantë. Babi i tij me nënë italiane dhe baba grek vendoset në Shqipëri. Ai ishte një specialist i zoti në fushën e mekanikës. Ka bërë shumë instalime dhe zbatime projektesh në Shqipëri që kanë qenë të parat në Shkodër dhe qytete e tjera të Shqipërisë. Edhe babai i tij dhe vetë Enriku kanë emra katolikë dhe mbiemër ortodoks. Qysh në fëmijëri spikati ëndrra e tij për muzikën. Një gramafon në shtëpi e lidhi pazgjidhshmërisht me violinën. Jeta e tij filloi plot peripeci, pasi shkon në Lice në moshë më të madhe se bashkënxënësit e shkollës dhe nuk i jepet e drejta për violinë. Por ai me punë arrin t’i jap provimet suplementare në mënyrë të shkëlqyeshme. Konservatorin e mbaron pas ushtrisë, ku gjatë shërbimit ushtarak spikat si një atlet rekordmen për 5 vjet. Por ëndrra e tij është vetëm muzika dhe riparimi i veglave muzikore, ku për specialitetin e fundit studion në Kinë. Në vitet e demokracisë shkon në tokën e të atit, ku fillon prodhimin e veglave muzikore në mënyrë artizanale. Por të veçantat e jetës së tij lidhen me riparimet e pianove të udhëheqësve të nomenklaturës komuniste, ku ai ka shumë kujtime.

 Kur jeni njohur me Vaçe Zelën dhe cili është mendimi juaj për të?

Me Vaçe Zelën jam njohur në Liceun Artistik. Ajo erdhi më vonë se ne në Lice. Erdhi nga Lushnja. U dallua për muzikën e lehtë. Duke parë se kishte një zë të veçantë donin ta fusnin për muzikë klasike, por zëri i saj ishte ndryshe, ishte më i ëmbël. Më I lëmuar. Pra ajo nuk studioi për kanto. Qysh në atë kohë ajo kur këndonte na mahniste. Zëri I saj gurgullonte. E them me bindje se zëri I saj elektrizonte çdo gjë. Kur mblidheshim në mbrëmjet e së shtunave dhe këndonte Vaçe, ne mbanim qetësi absolute. Dëgjonim me kureshtje Vaçen zëëmbël. Kulturën e përgjithshme në art ne e bënim së bashku si  Robert Radoja, Agim zajmi, Bujar Zajmi, Veçe Zela.

 Kushka qenë kënga më e bukur që ajo ka kënduar në atë kohë?

Ka qenë nëj kënëgë degistanase, e një Republike Ruse n ëish BRSS. Kënga titullohej “Buli Bulja” . Me këtë këngë ajo bëri një jehonë të jashtzakonshme. Na magjepsi. Me këtë këngë sa e filluam ta këndonim të gjithë.

 Kur dhe si e filloi ta mësojë kitarën Vaçe Zela?

Unë në atë kohë mësoja për kitarë. Duke parë se ne ishim një grup i mirë që mësonim këtë vegël të bukur, mu afrua mua dhe më tha ma mëso këtë vegël. Unë sa herë kisha kohë ja mësoja. Kishte një këmbngulje të madhe. Kur nuk isha unë ën shkollë se isha tiranas, ajo shkonte dhe kërkonte shokët e mi që të mësonte këtë vegël. Pas disa muajsh ajo thuajse e ëmsoi, jo si ne por dinte ti binte mirë kitarës. Ishte shumë e vëmëndshme. Ajo  e mësoi aq sa shërbente për të mësuar këngët e saja. Unë isha në nëj vit në Lice me të kur ajo mësoi për kulturë të përgjithshme dhe më pas  Kulturë artistike si solfezh, pienao sekontare, piano pricipiale, etj…Piano principiale ishin ato që ishin vetëmn për piano, ndrësa të gjithë që ëmsonin instrumentat e tjerë ishin të detyruar të mësonin dhe piano, . Më vonë ajo shkoi në Akademinë e Arteve dhe nuk u lidhëm më Unë më pas studiova për Viol dhe pse në Lice studiova për violinë.

 Kush ka qenë Minsitër Arsimi në atë kohë?

 Atë kohë ka  qenë Ramiz Alia, Manush  Myftiu dhe Thoma Delaina. Për Thoma Delianën ruaj kujtimet më të mira. Ishte njeri me zemër të gjerë, plot dinjitet dhe me shumë personalitet. Por kishte frymë perëndimore.

 Kushnga udhëheqësit e kohës ka ardhur në atë kohë në Lice dhe si ka biseduar me ju?

Tek ne ka ardhë Mehmet Shehu. Për të kishim dëgjuar shumë se ishte I sertë, ishte ishte shumë prepotent, etj.. Ai erdhi për vizitë ën shkollë. Vizitoi çdo ambient.  Mësuesit I shkonin nga pas tërë frikë. Ai pa kapanonet, menxën, studiot, ambientet e pushimit.  Në dhomat e fjetjes pa disa tartabiqe dhe disa çarçafë të grisur. I hipën xhindët. U skandalizua. Dha urdhër: Këtu mësohet art, kulturë dhe të ketë këto kushte? Ata mësojnë shumë, japin art, përçojnë kulturë. Të mirem masa për çdo gjë. Të ndrroj pamje fjetina. Edhe ushqimi duhet të jetë më I mirë. Për katër ditë tek ne u bë nëj ëprmirësim I dukshëm. Mund të them se çdo gjë mori një pamje tjetër. Ishte viti 1956.

 Kush nga emrat e mëdhenj të këngës dhe muzikës ishte në shkollë me ju?

  Ishte Gaqo Çako, Vaçe Zela, Iren Papa,  Agim Zajmi, Ermelinda Pema, Robert Radoja, Limoz Dizdari, Ermir Krantja, Ferdinand Deda, Margarita kritidhi që ishte dhe kampine në çiklizëm, e shumë të tjerë.

Ponga pedagogët kë do të veçoje?

 Ludovik Naraçi që kishte studiuar në Pragë, Sofokli Paparisto studiuar  nëParmatë Italisë, Genc Bogdo studiuar në Çeki, Ramadan Sokoli, Ymer Skënderi I ardhur nga Praga për violinçel.

 Si ishte Liceu I asaj kohe?

I mrekullueshëm, ishte fidanishtja e arteve. Andej kanë dalë gjithë artistët e Shqipërisë. Një disiplinë e madhe për artin.

 Ju keni një katalog të konkurseve me hark. Çështë ky katalog në gjuhën italiane?

Ky katalog përmbledh gjithë prodhimet artizanale të veglave muzikore me hark të dy viteve të fundit nga të gjitha vendet e botës. Unë duke qenë se kam 20 vjet që punoj si krijues, (prodhues) i violinave, akoma më tepër I violinave me 5 tela kam marrë pjesë në këto konkurse dhe kam zënë disa çmime. Pra në të dy këto konkurse unë kam zënë tre çmime. Kryesiht unë konkurova me violinat me 5 tela, me amdhësi pak më të madhe dhe em gdhendje krejt të veçanta që si ka aasnjë krijues tjetër në botë. Këto dy konkurse janë bërë duke dërguar krijimet në Kremona të Italisë,  që është Meka e prodhimit të violinave, të shkollës italiane, ku ka linduar Stradivari, njeriu gjeni, të cilin unë mund ta paraqes para jush se ai është me origjinë shqiptare.

 Si merrni guximin dhe bëni një dekalrim të tillë?

E bëj pasi kam shumë dokuemnta që e vërtetojnë këtë. E para ëshët se Stardivarit nuk i dihet origjina,  madje i kanë thënë edhe Aleksandër. Republika Veneciane, nëpër rrugët e saj, gjatë natës mbante stratiot (ushtarë simas greqishtes) me pagesë në rrugët kryesore të hyrjes. Këta ushtarë ishin me origjinë nga Shqipëria. Këta ushtarë mbasi liroheshin largoheshin në rrugë të ndryshme (varie strada, italisht). Gjyshi, apo babai I Stardivarit mendohet të ketë qenë një nga komandantët e këtyre trupave ku aty ku punoi  kishte bërë disa para dhe u largua për në Kremona. Pra babai i Stradivarit u venos në Kremona ku u martua, krijoi familje dhe më vonë lindi Stradivarin. Vetë Stardivari ka qenë nxënës i Nikolla Amatit. Kjo familje ka meritën e madhe, për krijimin, konsolidimin, të violinës, violës, kontrabasit dhe violinçelit. Pra u krijua familja e harqeve, ashtu siç është dhe sot pa asnjë ndryshim. Pra në këtë familje, në këtë ambient, në këtë punishte hodhi hapat e para të punës së tij Antonio Starzivari që e çoi lart e më lart famën e violinës, duke e bërë, të paaritshme.

Sa violina mund të ketë prodhuar Starzivari?

Thuhet që ai ka  krijuar, prodhuar, 1 500 violina, që janë përhapur në të gjithë botën. Tingujt e violinave që ka prodhuar ai janë magjik, të paarritshëm. Krijimet e tij janë artizanale dhe sot nuk mund të kopjohen dot. Sot një violinë  e tij origjinale mund të shitet 2.5 miliard dollarë. Ai vdiq në vitin 1737 duke qenë 93 vjet. Shumë violina mbajnë vitin e prodhimit.

 Cili argument tjetër vërteton të qënit e tij shqiptar

Ai mbante në kokë një qeleshe të bardhë  të veçantë, siç e mbanin shqiptarët. Qeleshja që ai mbante ishte prej leshi në dimër dhe prej pambuku në kokë. Askush në Itali nuk ka mbajtur qeleshe të tillë historikisht. Edhe në foto të ndryshme të tij, ai paraqitet me qeleshe. Madje mbante mjekër si Skënderbeu

Keni një mbiemër interesant që më duket se mbiemër grek?

Po. Mbiemrin e kam grek Nikopulos. Im atë ka lindur në Trieste. Babai im quhej Xhorxho Michopulo. E ëma e tij ka qenë Emilia, e cila ka qenë e martuar me një grek që më vonë në Trieste prodhoi konjakun e famshëm “Stok”. Shumë shpejt ky konjak i kaloi kufijtë e Triestes dhe të Italisë. Por tregtia është tjetër gjë nga shpikja. Pra gjyshi im grek, nuk diti të bënte tregti dhe e shiti patentën e konjakut. Tani kjo patentë e prodhimit është në Çeki. Im atë shkollën e mesme teknike e ka bërë në Trieste dhe pastaj në Hamburg . Pas shkolle e kërkuan ushtar. Ishte koha kur Trieste ishte nën sundimin Austro-Hungarez. Babai nuk i kishte qejf ushtarët austro-hungarezë dhe kështu iku nga Triestja dhe erdhi në Shqipëri. Në Shqipëri ai filloi të instalonte mullinjtë me ujë për bluarjen e misrit dhe të grurit. Për herë të parë instaloi fabrikën e karameleve, biskotave dhe makaronave. Pra ka nxjerrë nga prodhimi makaronën e parë në Shkodër në vitin 1921. Atje në Shkodër ishte një fushë dhe quhej fusha e Qelës. Motorin e parë e bëri shumë primitiv se nuk kishte motorë në atë kohë me avull apo me lëndë djegëse në Shqipëri. Prodhimi i makaronave ishte një festë e madhe për Shkodrën. Ai për të vënë në funksion linjën ingranahin që bënte petëzimin e vuri në lëvizje me një gomar që rrotullohej rreth boshtit të ingranazhit. E bënte brumin dhe e hidhte në një enë të madhe, ku mandej kalonte në tubat e formave. Ishte një shpikje e madhe për kohën. Pastaj u lidhën me shtete të tjera si Italia dhe u përmirësua puna, erdhën motorë të mirë me lëndë djegëse. Kur erdhën motorët e rinj babai filloi të merrej si specialist elektrik.

Si specialist elektrik, ku ka punuar gjetiu babai?

Në vitin 1928 ka montuar centralin e parë elektrik në Berat. Ishte një ditë nga më të bukurat e jetës së tij.

Po ju ku keni lindur dhe si u lidhët me muzikën?

Unë kam lindur në vitin 1937 në Shkodër. Nëpërmjet një gramafoni që bleu babai, unë u apasionova me muzikën. Nuk haja bukë vetëm doja të dëgjoja një disk që kishte një melodi me violinë. Ishte një melodi e mrekullueshme që më lumturonte sa herë e dëgjoja. Ka qenë një melodi e Shubertit. Kur u bëra 13 vjeç filluan kurset e para në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër. Doja shumë të mësoja violinën. Unë që në atë kohë tentova vetë të bëj një violinë. Çdo pasdite shkoja në Shtëpinë e Kulturës, hipja mbi ca dërrasa në mure dhe kacavirresha të shikoja se si mësonin violinën nxënësit aty. Nuk isha regjistruar ende. Një ditë Preng Jakova më sheh duke u kacavjerrë, më afrohet dhe më kap nga veshi dhe më thotë eja me mua. Më fut në klasë dhe urdhëron mësuesin që të më jepte violinë dhe të më regjistrojë. Ai mbetet një muzikant i madh. I paarrirë dhe një njeri i përsosur. Preng Jakova më shtroi udhën e jetës. O zot, sa u gëzova kur më çoi në klasë. Po realizohej ëndrra ime. Fillova kursin me shumë dëshirë. S’lija të më kalonte asgjë nga shpjegimet e mësuesit. I përpija mësimet. Violinën e shikoja si një magji dhe e pastroja dhe e mbaja si diçka të shenjtë. Mbas kursit fitova me konkurs Liceun Artistik kur në fakt isha më i madh në moshë nga shokët e tjerë që konkurruan.

Përse studiuat në Lice?

Në Liceun Artistik si mua dhe Robert Radojën nuk na pranuan për instrumentet tona, pra për violinë dhe piano (Roberti), pasi për këto vegla mësimi fillohej që në moshë 6-vjeçare, ndërsa ne ishim 16 vjeç. Edhe Robertin e futën më vonë për piano dhe mua më futën për mësues muzike. Mbas një viti dhamë një provim special. Provimin e tetë vjetëve. Ai për Piano dhe unë për Violinë. Pastaj secili nga ne u specializua në degën e vet. Sapo mbarova Liceun më morën ushtar dhe për dy vjet nuk munda të prek violinën me dorë. Pas 6 muajve ushtar më çuan në klubin sportive “Partizani”.

Përse në sport?

Atje më çuan si kampion vrapimi. Klubi sportiv më mori në gjirin e vet në vitin 1960. Isha një atlet shumë i mirë. Në vrapim kam qenë në disiplinën 400 dhe 400 me pengesë. Në të dyja këto kam qenë kampion dhe rekordmen nga viti 1957 deri në vitin 1961. Pastaj mbarova ushtrinë dhe fillova Konservatorin. Mbas ushtrisë më mori Radio -Tirana me Violinë dhe vazhdoja shkollën e lartë. Aty ishte ëndrra ime, aty ishte jeta ime.

Po babai juaj, ku ishte në këtë kohë?

Babai në vitin 1951 u vra në punë në Fushë-Arrëz, ku po instalonte një fabrikë të re atje. Ishte një humbje e madhe për mua. Më kishte përkrahur në shumë nisma të miat në jetë. S’më kishte penguar kurrë.

Si vazhdove me Konservatorin?

Kur isha në vitin e parë në Konservator (ishte 5 vjet atëherë Konservatori), u martova. Filluan vështirësitë ekonomike. Kështu që shkollën e kam bërë në marrëdhënie pune. Mbas tre vjetëve Konservator u bëra akordues i mirë i pianove. Pikërisht në këtë kohë më dhanë një bursë në Kinë. Aty ndenja dy vjet nga viti 1964-1966. Pra bëra tre vjet Konservator dhe pastaj shkova në Kinë.

Përse shkuat në Kinë?

Në Kinë shkova për të studiuar për riparim veglash. Ishte një specializim shumë i veçantë. Në Konservator nuk kishte një degë të tillë. Aty njoha shumë vegla të reja muzikore kryesisht ato tipiket e Azisë dhe të Kinës. Pedagogët ishin shumë të përgatitur. Ndërsa Konservatorin e kam bërë me ndërprerje. Pas dy vjetëve në Kinë u ktheva në Shqipëri dhe vazhdova Konservatorin, ku bëra dy vitet e fundit. Kur e mbarova konservatorin dhe mora diplomën, nuk më lanë të ushtroja profesionin tim. Mbas konservatorit u mora me studimin e veglave popullore etnike dhe krijova grupin “Na bashkoi kënga popullore” së bashku me Ado Gashin. Pastaj krijova orkestrën muzikore me vegla të temperuara. Këtë orkestër e krijova në Institut të Arteve. Duke u njohur në Kinë me instrumente të Azisë Lindore dhe të Mesme, shtova edhe instrumentet që kishin diçka të përbashkët me ato që përdornim ne. Kështu u mora me studimin e veglave popullore duke filluar që nga Kina deri këtu në vendin tonë. Nga studimi i tyre arrita të bëj studime, kumtesa dhe punime shkencore dhe më emëruan si pedagog pranë Institutit të Arteve në vitin 1983. Në vitin 1990 përpara dyndjes shkuam në Itali. Në fillim shkova me djalin pastaj erdhi vajza.

Pra, shkuat në shtetin, ku lindi babai?

Atje kishim njerëz, por nuk shkova tek njerëzit e babit. Gruaja kishte tezen në Italinë e Jugut. Tezja e saj ishte në Itali që në vitin 1949. Kështu u përqendruam atje. Atje fillova punë duke rregulluar pianot dhe duke dhënë mësim në violinë. Pastaj më futën në orkestrën e Leçes si violinë e parë disa kohë dhe pastaj në violë. Tani jam në pension. Për të gjitha këto kaloja në prova, në konkurs nga mjeshtër të muzikës italiane.

Me se merresh aktualisht?

Tani merrem me krijimin dhe prodhimin e veglave me hark. Bëj eksperimente për përmirësimin e zërit. Punoj që instrumentisti mos të gjej vështirësi teknike dhe i jap pamje me vlera historike. Kam bërë një violinë me një përmasë të përveçme me 5 tela dhe ka një zë të çuditshëm. Djali im i bie kësaj violine me 5 tela dhe ka inçizime dhe në internet. Djali është violinist dhe dirigjent.

Me rastin e 100-vjetorit kishit bërë një surprizë?

Për këtë 100-vjetor kam prodhuar këtë violinë (dhe e nxjerr nga çanta). Ky është një prodhim i imi special. Ja shikoje. Nga pas kam gdhendur shqiponjën dy krenare. Kam punuar mbi 8 muaj për këtë. Kjo është prodhim artizanal dhe jo prodhim serie. Këtu e ka të veçantën. Kur punoj të tilla violina duhet afërsisht një vit. Këtë violinë e kam bërë me shumë dashuri. Brenda saj kam shkruar “100-vjetori i shtetit shqiptar”. Dua të jap një koncert të veçantë me këtë violinë.

Sa koncerte keni dhënë me violinë në Itali?

Rreth 40 koncerte dhe të gjitha kanë qenë për bamirësi. Dihet që në Itali violina është një vegël muzikore shumë e kërkuar dhe e përdorshme. Të gjitha të ardhurat nga këto koncerte kanë shkuar në favor të fëmijëve jetimë dhe shtëpive që ka fëmijë të tillë. Jam ndjerë shumë mirë me këto koncerte.

Në regjimin komunist a kanë pasur shtëpitë e udhëheqësve komunistë vegla muzikore dhe a keni shkuar në shtëpitë e tyre për riparim?

Pas ardhjes nga Kina, ku unë u specializova për mirëmbajtje dhe riparime të veglave muzikore puna ime ishte e madhe, për vetë faktin se specialistë të tillë kishte pak ose aspak. Kështu që të gjitha angazhimet në Institutin e Arteve dhe në shtëpitë e udhëheqësve më ranë mua. Ishte punë e lodhshme, por dhe e bukur. Duke ju përgjigjur pyetjes tuaj mund të them që shumë nga shtëpitë e udhëheqësve të kohës kishin në shtëpi piano. Unë kam shkuar në disa shtëpi për riparime. Këtu mund të përmend shtëpinë e Enver Hoxhës, të Ramiz Alisë, Spiro Kolekës, Manush Myftiut dhe të tjerë. Më kanë pritur në mënyrë korrekte dhe po ashtu ka qenë dhe puna ime.

A ke pasur emocione në këto raste dhe si ka qenë mikpritja e tyre?

Me thënë të drejtën herën e parë kam pas shumë emocione për vetë faktin se në Bllok, jo kushdo mund të futej. Nga ana tjetër të gjithë udhëheqësit kishin një emër dhe njiheshin si tepër seriozë. Por jo, më kanë pritur shumë thjesht dhe me një mikpritje tradicionale.

Po me Enver Hoxhën keni pas ndonjë episod konkret?

Po. Kam pasur një episod shumë interesant. Nga viti 1969 (në mos gaboj) bëhej një takim feste i udhëheqësve në Pallatin e Brigadave. Enver Hoxha me Ramiz Alinë pas feste qëndruan dhe pak. Ramizi kishte me vete vajzën, Besën, e cila studionte në Institutin e Lartë të Arteve. Kur takon Besën duke i përkëdhelur kokën Enveri i thotë qenka rritur goxha Besa. Është rritur dhe luan mirë në piano thotë Ramizi. Në hollin e Pallatit të Brigadave kishte një piano. Besa, shko na luaj një pjesë në piano i thotë Enveri. Besa (këto m’i tregonte një nga shoqëruesit e Enverit kur erdhi të më merrte në Institut), shkoi fluturimthi. Filloi të luajë, kur papritur pianoja u bllokua. Të tre u mërzitën. Këtë piano duhet ta rregullojmë patjetër thotë shoku Enver, por me sa di këtu nuk rregullohet, ndaj duhet të thërrasim një specialist nga jashtë. Jo i thotë Ramiz Alia, kemi këtu një shkodran, specialist shumë të mirë. Enrik Michopulo e quajnë. Ka studiuar për riparime të tilla në Kinë. E çuditshme të jetë nga Shkodra, emrin e ka katolik, mbiemrin ortodoks, -tha Enveri dhe i drejtohet një prej shoqëruesve shkoni dhe merreni në punë. Pas disa minutash vjen “Benz”-i i Enver Hoxhës në Institut. Të gjithë u habitën, por edhe u trembën. S’kishte ardhur kurrë “Benz”-i aty. Kur më kërkuan mua shtanga. Edhe u tremba. Shoqëruesi më tha përse më donin. U çlirova. Rrugës ai më tregonte sa më lart. Kur shkova unë ata kishin shkuar për kafe. Më pyet përgjegjësi për sa kohë bëhet? Pasi e pashë mirë e mirë i thashë për një javë dhe fillova nga puna. Të nesërmen përgjegjësi më tha se kish pyetur Enveri përsa kohë bëhet pianoja dhe unë i thashë atë çka më the ti. Më vonë më tha se, kur ta mbarosh do të bëj një kafe nga ajo që pi Enveri. Ky është urdhri i tij, por me kusht kur ta riparosh pianon. Mesa mora vesh më vonë, ajo piano ishte shumë cilësore dhe Konti Çiano, dhëndëri i Duçes ja kishte dhuruar Ahmet Zogut. Kur mbarova riparimin, piva dhe kafen porosi të Enver Hoxhës.
Në një gazetë italiane që ju e keni në arkiv theksohet se, ju keni prodhuar dhe disa violina me 5 tela kur dihet që violinat standarde kanë 4 tela. Kjo është një shpikje e jotja?
Unë kam mbi 40 vjet që merrem me riparime violinash dhe veglash të tjera muzikore. E njoh mirë këtë lloj arti. Më lindi ideja për 5 tela për të pasur më shumë tinguj në harmoni. Nisa punën dhe deri tani kam prodhuar 5 violina të tilla, tre prej të cilave janë blerë në Amerikë. Dy të tjerat në Itali. Njërën prej tyre e ka djali im, i cili me të ka dhënë shumë koncerte sidomos në SHBA.
Si është shkolla shqiptare e violinës?
Një shkollë shumë e mirë që e them me bindje se krahasohet me atë italiane. Nga vendi ynë kanë dalë shumë violinistë që kanë bërë emër në botë. Ne kemi pasur studentë dhe pedagogë të shkëlqyer. Ne nxjerrim pak violinistë, por ata që i nxjerrim i kemi me nam.