Frutat e detit, ushqimi që ndez pasionin

579
Sigal

Me të drejtë frutat e detit janë shndërruar në pjatën e preferuar jo vetëm në ditë të ngrohta, ku deti dhe dielli bëjnë efektin e tyre, por në çdo kohë. Sepse ajo që e bën të veçantë këtë ushqim janë vlerat e pazëvendësueshme që kanë. Por jo vetëm kaq. Ato spikasin për shijen dhe pasionin që ndezin

Vlerat e veçanta

Frutat e deti janë një burim i pasur me acide yndyrore omega-3, që janë thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin normal të tij. Konsumi i këtij ushqimi, të paktën tre herë në javë, eliminon plakjen e trurit në masën 13 për qind, duke i dhuruar atij rreth tre-katër vjet më shumë rini. Acidet yndyrore që ato përmbajnë janë të rëndësishme, pasi shërbejnë edhe si rregullatorë të shumë proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial, si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Kështu, njerëzit që konsumojnë një vakt me peshk ose fruta deti të paktën një ditë në javë, kanë 50% më pak risk për infarkt.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf