Elhaida Dani shkon në finalen e Eurosong: Jam e lumtur për vendin tim

482
Shqipëria kualifikohet në finalen e festivalit Europian që këtë vit mbahet në Vjenë të Austrisë. Në një prononcim të shkurtër për mediat pas kualifikimit të Shqipërisë për në finale, Elhaida Dani deklaroi: “Kur ndodhesh në këto momente, nuk e pret kurrë. Por kur dëgjova emrin e vendit tim të thuhej i pari, ishte fantastike. Unë kisha përgjegjësinë e madhe të prezantoja vendin tim, dhe kjo nuk është gjë e vogël. Të jesh në finale është e mahnitshme. Tani rezultati nuk ka rëndësi, të jesh në finale është e mjaftueshme. Jam shumë krenare për vendin tim,” tha ajo. 
Përsa i përket ndryshimit të këngës nga “Diell” në “I’m Alive” ajo tha: “Ishte një ndryshim i bërë vonë, në fund të shkurtit kompozitori vendosi të ndryshojë këngën. Në fillim mendova se nuk duhet ta bënim këtë gjë, por tani jam e lumtur që jam këtu me këngën e Zzap’n Chris’ “I’m Alive”, e dashuroj këtë këngë”.
Emri i Shqipërisë ishte i pari i përmendur në listën e 10 këngëve që u ngjitën në skenën e “Eurovision Song Contest”. Në përfundim të performancës këngëtarja shkodrane falenderoi edhe në gjuhën shqipe. 
Në finale u kualifikuan
Shqipëria
Serbia
Estonia
Greqia
Hungaria
Rumania
Gjeorgjia
Rusia
Armenia
Belgjika
Sigal