Shkrimtarja Ana Kove, boton në faqen zyrtare të Programit LCB, në gjermanisht, fragmente nga vëllimi me tregime “Kambanat e së dielës” (Botimet Toena, 2019) dhe një shkrim reflektues për mesazhet e letërsisë së saj mbi temën “Frika nga prekja”.
Vëmendja e LBC (Kolokiumi i Letrarëve të Berlinit) për letërsinë shqipe të kësaj autoreje nuk është i rastësishëm.
Ajo është një nga yjet e rinj të letërsisë shqipe, pretende me peshë e Çmimit Europian të këtij viti, që do të shpallet gjatë muajit maj.
Kujtoj këtu që ajo është përfshirë nga Juria shqiptare e këtij Çmimi, në 5 autorët më të mirë shqiptarë, që janë në fillimet e krijimtarisë së tyre letrare, por që synojnë padyshim të arrijnë përsosmërinë e dëshiruar në këtë fushë.
Jemi vërtet të kënaqur dhe të entuziazmuar me arritjet e saj të deritanishme.


















