Vangjel Tavo: Pas 2 ditësh shteti anti-ligjor dhe anti-njerëzor largohet

204
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Gjirokastrër, Vangjel Tavo ka njoftuar se ka mbërritur grupi i parë me 500 emigrantë nga Greqia, të cilët erdhën për të votuar, për të ushtruar të drejtat e tyre njerëzore dhe kushtetuese.

“Ejani emigrantë e votoni pa frikë se asgjë e askush nuk e ndal të drejtën tuaj legjitime. Ejani të lirë të festojmë Pashkën së bashku, dhe të gëzojmë FITOREN E MADHE për rrëzimin e keq-qeverisjes dhe shkelësve dhe diskriminuesve tuaj.”,- shprehet Tavo në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Falenderoj nga zemra grupin e parë prej 500 emigrantëve të cilët erdhën nga Greqia për të votuar, për të ushtruar të drejtën e tyre njerëzore dhe kushtetuese.
Votoni pa frikë se asnjë masë nuk do merret ndaj jush.
Pas 2 ditësh shteti anti-ligjor dhe anti-njerëzor largohet.
Ejani emigrantë e votoni pa frikë se asgjë e askush nuk e ndal të drejtën tuaj legjitime.
Ejani të lirë të festojmë Pashkën së bashku, dhe të gëzojmë FITOREN E MADHE për rrëzimin e keq-qeverisjes dhe shkelësve dhe diskriminuesve tuaj.
Atyre që shkelën Kushtetutën dhe bënë gjithçka për t’ju ndaluar të votoni dhe festoni Pashkën me familjet tuaja.
Ejani të lirë se diktatura ka dhënë shpirt