David Beckham, mashkulli më seksi në botë për vitin 2015

562
Ish-futbollisti britanik David Beckham është vlerësuar nga revista amerikane ‘People’ si “Mashkulli më seksi në botë për vitin 2015”. Ish-kapiteni i Manchester United dhe përfaqësueses angleze është bërë kështu fituesi i radhës i titullit që revista prestigjioze e shpall çdo vit, tashmë prej 30 vjetësh. “Është një nder i madh, – tha Beckham për ‘People’, – dhe jam shumë i lumtur për këtë vlerësim. Futbollisti legjendar është gjithashtu bashkëshorti i ish-këngëtares së grupit “Spice Girls” njëkohësisht stilistes së famshme Victoria Beckam dhe njihet për kujdesin që tregon për lookun e tij.

Beckham i cili ka qënë imazhi i markave prestigjioze si addidas, Giorgia Armani apo edhe në fushatën e Pepsit tha se nuki e kishte menduar asnjëherë vetën si një person tërheqës apo seksi. “Asnjë herë nuk e kam ndjerë veten si mashkull i bukur apo seksi. D.m.th, më pëlqen të vishem bukur dhe ndihem mirë kur e bëj këtë, por asnjëherë nuk kam menduar për veten time në këtë mënyrë”. Sipas revistës, reagimi i bashkëshortes së Beckham ishte sigurisht pozitiv, ndërsa djali i madh Brooklyn u shfaq disi i befasuar nga ky lajm. Vitin e kaluar, revista “People” zgjodhi si mashkullin më seksi, aktorin protagonist të filmave “Thor” dhe “Rush”, Chris Hemsworth.
Sigal