Dekriminalizimi, maxhorancë-opozitë arrijnë marrëveshjen

479
Sigal

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshje për dekriminalizimin. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ndërsa mbahej seanca parlamentare ka zhvilluar negociata me kryetarin e Posaçëm të Dekriminalizimit, Oert Bylykbashi.

Ndonëse mazhoranca dhe opozita kanë rëndë dakord për një draft të përbashkët, në këtë draft nuk është përfshirë testi i drogës, që ka është një prej kushteve të PD-së.

Opozita nuk është tërhequr nga testi i drogës, ndërsa është vendosur që për këtë pikë të vendosë komisioni duke e hedhur në votim. Nesër në orën 09:30, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të mblidhet pikërisht për të votuar këtë pikë. Drafti i miratuar në komision më pas do t’i kalojë për miratim Kuvendit.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë të ditur se, mazhoranca dhe opozita pritet që ta lënë në dorë të Kuvendit për të vendosur nëse do të jetë pjesë e ligjit për dekriminalizimin e politikës.

Ndërkohë, gjatë negociatave të mëparshme qeveria pranoi kërkesën e opozitës për të bërë pjesë të ligjit dhënien e shenjave të gishtërinjve për zyrtarët që do të prekë ligjit i dekriminalizimi.