Dashuri për Shkodrën, dashuri për këngën/ Gentjana Tafili: Lajtmotivi i muzës për këngën “ Ty me të dasht”, jo vetëm për qytetin e lindjes, por dhe për këngën popullore shkodrane

876
Sigal

“Ty me t’dasht” është një ndër këngët më të reja të këngëtares shkodrane Gentjana Tafili, por dhe lajtmotivi i muzës së saj, e cila këtë “dashni” e ka jo vetëm për qytetin e lindjes, por edhe kënga popullore shkodrane, me të cilën ajo “s’din me u ngi”.

Ndjesia që të mbërthen kur dëgjon këngën e bukur popullore me emocionet e tingullit dhe fjalës, melodisë e ritmit, të interpretuar me aq pathos nga këngëtarët, të drithëron dhe ndjehesh krenar që kemi një pasuri të tillë shpirtërore, e cila, ashtu si nga të gjithë këngëtarët, bëhet emocionuese edhe nga Gentjana Tafili, kjo këngëtare e mrekullueshme shkodrane që lindi dhe u rrit me këngë në këtë bahçe të bukur, të cilës nuk i kanë munguar kurrë bilbilat e kanarinat. “Ty me t’dasht” është një ndër këngët më të reja të këngëtares shkodrane Gentjana Tafili, por dhe lajtmotivi i muzës së saj, e cila këtë “dashni” e ka jo vetëm për qytetin e lindjes, por edhe kënga popullore shkodrane, me të cilën ajo “s’din me u ngi”. T’janë idhnue bilbilat e kanarinat këngëtare të bahçes shkodrane, se zërin ua more, t’janë idhnue Liqeni, Buna e Drini, se ua more bukurinë dhe ia bëre këngë, t’është idhnue pranvera, se ti ja more freskinë e më shumë janë idhnue lulet, sepse ti ua more aromën. Ta dish mirë se ka ardhë vjeshta që të pret ty që ta hijeshosh se ti po u mungon tash sa vjet. Zogjtë këngëtarë kanë heshtur, sepse të presin ty Gentjanë të vish si një dallëndyshe tek qyteti që të dha krenarinë dhe frymëzimin që kur të dëgjojnë këngën tënde, zogjtë do të pajtohen me ty.

Do të pajtohen lulevilet, lulebora, maragjyli e karafili, drandofilja e shumë lule të tjera, të cilat do të pushojnë në kaçurrelat e tu. Zemra jote edhe atje në Zvicër, larg Atdheut dhe qytetit tënd, nuk ka pushuar asnjëherë së rrahuri dhe kjo është pasqyruar më së miri në albumin tënd të ri me gjashtë këngë të reja që lidhen me Shkodrën tënde të dashur: “Shkodrës”, “Ty me t’dasht”, “Liqeni andrrimtar”, “Kam harru”, “Nanë e dashtun” dhe “Më thuj kur do vish”, si dhe këngë të tjera të repertorit tënd. Eja me zërin tënd të bukur, me buzëqeshjen tënde si bijë e Shkodër Loces, sepse gjithmonë me zërin tënd, me këngët e dashurinë tënde edhe kur je me kolegë në skenë e në ambiente të ndryshme, qënia jote i përjeton me mall e dashuri. Kanë shumë mall që të takojnë të gjithë. Aq shumë të adhurojnë, të flasin, e përshëndesin. Dy fjalë për këngëtaren shkodrane Gentjana Tafili: Gentjana ka lindur në Shkodër dhe që në moshë të vogël është dalluar për zërin e saj melodioz dhe plot dritë. Ajo që herët u zbulua nga mësuesi i saj i muzikës, i ndjeri Enrik Çefa, si një nga solistet kryesore në shkollën “Xheladin Fishta” Shkodër. Veç festivaleve lokale për fëmijë, ku ajo merr pjesë si soliste, për vite me radhë bëhet pjesë edhe në Festivalet Kombëtare për Fëmijë në Shkodër, ku si dirigjent do të ishte i ndjeri Kujtim Alija “Mjeshtër i Madh”. Këtu në një farë mënyre merr rrugë edhe ëndrra e saj për t’u bërë një ditë këngëtare e afirmuar. Pasioni për këngën do të ishte pjesë e pandarë e jetës së saj. Ky pasion, siç shprehet ajo, do ta shoqëronte në të gjitha aspektet e jetës, duke ia zbukuruar atë, veçanërisht sot që jeton e punon në emigrim. Më vonë biografia e saj artistike pasurohet me aktivitete që tashmë hyjnë në rrugën profesioniste.

Dy fjalë për këngëtaren shkodrane Gentjana Tafili: Gentjana ka lindur në Shkodër dhe që në moshë të vogël është dalluar për zërin e saj melodioz dhe plot dritë. Ajo që herët u zbulua nga mësuesi i saj i muzikës, i ndjeri Enrik Çefa, si një nga solistet kryesore në shkollën “Xheladin Fishta” Shkodër.

Ajo bëhet pjesë e grupit “Rozafa” me artistë shkodranë si: Nimet Salabegu “Mjeshtër i Madh”, muzikanti i njohur Ilir Zoga dhe këngëtarja Orjeta Kelaj, ku Gentjana prezantohet si soliste për të performuar kështu në Diasporë, kryesisht në Zvicër, në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme. Ajo së bashku me këtë grup do kishte mjaft sukses. Jeta e mëvonshme e saj, si të thuash, u lidh me Zvicrën, pasi ajo atje kreu shkollimet përkatëse, duke u bërë kështu pjesë përbërëse e sistemit shkollor në Zvicër, ku punon si përkthyese për fëmijët dhe prindërit shqiptarë. Gentjana edhe pse larg nuk e ndali asnjëherë pasionin për këngën, sidomos për këngën qytetare shkodrane. Megjithë largësinë, dashnija për Shkodrën dhe këngën qytetare shkodrane e kanë shoqëruar atë vazhdimisht. Unë, thotë Gentjana, e kam gjetur lumturinë dhe gëzimin që kam ëndërruar. Që në moshë të re kisha dy ëndrra: Të bëhësha këngëtare dhe të krijoja një familje dhe këto dy ëndrra më janë bërë realitet. Diaspora, falë zërit të saj të bukur, i dëgjon me aq kënaqësi këngët qytetare shkodrane, sepse Gentjana është një bijë Shkodre që përcjell në Diasporë vlerat më të mira të kulturës dhe qytetarisë shkodrane, si shumë artistë të mrekullueshëm që me admirim i quajmë ambasadorë të kulturës shqiptare. Ajo gjatë karrjerës së saj do ftohet në Shkodër dhe Diasporë në aktivitete të ndryshme të rëndësishme, duke u dalluar qartë si një nga interpretueset më të mira të këngës qytetare shkodrane, me zërin melodioz, me dritë dhe me një timbër të veçantë. Ftesat për performancën e saj nuk mungojnë as nga autoritetet zviceriane që e ftojnë në disa aktivitete ndërkulturore me pjesëmarrës zvicerianë dhe kombësi të tjera të ndryshme. Së fundmi ajo ishte e ftuar edhe në 50-vjetorin e Themelimit të “Caritasit Aargau” në Zvicër dhe si çdo herë ajo përcjellë këngët dhe meloditë shqiptare. Gentjana Tafili këto ditë realizoi një album të titulluar “Ty me t’dasht” në CD si një buqetë këngësh të njohura shkodrane dhe këngë të reja. Një bashkëpunim i frytshëm me orkestrues Ilir Zoga, Shpëtim Saraçi, Enis Mullaj. Kompozitorë prof. Zef Çoba “Mjeshtër i Madh”, Eriona Rushiti Pedagoge, Rafael Lishi, muzikantë, poetët Agim Doçi “Mjeshtër i Madh”, Ramazan Çeka “Mjeshtër i Madh” dhe Nesti Gjoni. Këngët e repertorit të saj në këtë album, përveç krijimtarive të reja, që i përmendëm më sipër, janë: “Margjelo”, “Pranvera filloi me ardhë”, “S’ka ma t’bukur se pranvera”, “Luleborë”, “Tash sa ditë e mot”, “Sot ka çilun o pranvera”. Interpretimi dhe realizimi e këngëve të këtij albumi sjellin aromën e artit të mirëfilltë shkodran, ku spikat dueti “Ty me t’dasht” me këngëtarin e mrekullueshëm Leonard Guga që në këtë album është kurora më e bukur, duke u kthyer në një perlë të këngës bashkëkohore shkodrane. Për ta pasuruar figurën e kësaj këngëtareje unë mora disa opinione nga personalitete të shquar të muzikës dhe poezisë së këngës. Fillimisht iu drejtova kompozitorit të madh prof. Zef Çoba “Mjeshtër i Madh” që Gentjanën e ka pasur nxënëse që në moshë të re. Dhe ai bëri këtë vlerësim për të: “Këngëtarja Gentjana Tafili e ka filluar rrugën e artit që në moshë të njomë, duke marrë pjesë në Festivalet Lokale e Kombëtare të Këngës për Fëmijë. Megjithëse jeton prej vitesh jashtë vendlindjes, nuk është shkëputuar nga pasioni për muzikën dhe artin e interpretimit të këngës, kryesisht asaj shqiptare. Ajo po e pasuron vazhdimisht repertorin, në të cilin bien në sy veçanërisht këngët e zgjedhura e të bukura shkodrane, të qytetit të saj të lindjes. Në larminë e madhe të intrepretëve, ajo vjen me zërin dhe timbrin e saj origjinal dhe interpretimin e sinqertë.

NJë tjetër dukuri që bie në sy në punën e saj artistike, është ambicja dhe këmbëngulja për ta zgjeruar repertorin e saj me krijime të reja, duke dhënë kështu nje kontribut për nxitjen e mendimit krijues. Për këtë ajo bashkëpunon në mënyrë sistematike me krijues poetë, kompozitorë e producentë të njohur. Për ta pasuruar figurën e kësaj këngëtareje unë mora një opinion nga kompozitori i shquar prof. Zef Çoba “Mjeshtër i Madh” që Gentjanën e ka pasur nxënëse që në moshë të re.

Zef Çoba “Mjeshtër i Madh” bëri këtë vlerësim: “Këngëtarja Gentjana Tafili e ka filluar rrugën e artit që në moshë të njomë, duke marrë pjesë në Festivalet Lokale e Kombëtare të Këngës për Fëmijë. Megjithëse jeton prej vitesh jashtë vëndlindjes, ajo po e pasuron vazhdimisht repertorin, në të cilin bien në sy veçanërisht këngët e zgjedhura e të bukura shkodrane, të qytetit të saj të lindjes.

Dhe ai bëri këtë vlerësim për të: “Këngëtarja Gentjana Tafili e ka filluar rrugën e artit që në moshë të njomë, duke marrë pjesë në Festivalet Lokale e Kombëtare të Këngës për Fëmijë. Megjithëse jeton prej vitesh jashtë vendlindjes, nuk është shkëputuar nga pasioni për muzikën dhe artin e interpretimit të këngës, kryesisht asaj shqiptare. Ajo po e pasuron vazhdimisht repertorin, në të cilin bien në sy veçanërisht këngët e zgjedhura e të bukura shkodrane, të qytetit të saj të lindjes. Në larminë e madhe të interpretëve, ajo vjen me zërin dhe timbrin e saj origjinal dhe interpretimin e sinqertë. Një tjetër dukuri që bie në sy në punën e saj artistike, është ambicja dhe këmbëngulja për ta zgjeruar repertorin e saj me krijime të reja, duke dhënë kështu një kontribut për nxitjen e mendimit krijues. Për këtë ajo bashkëpunon në mënyrë sistematike me krijues poetë, kompozitorë e producentë të njohur”. Nuk mund të kuptohen dhe të kenë shkëlqim, emocion e bukuri, aktivitetet artistike që zhvillohen në Zvicër në raste të ndryshme në festa, apo gëzime, pa prezencën e Gentjana Tafilit. Gentjana me finesën dhe elegancën që i transmeton artistikisht tek këngët e saj, është gjithnjë e dashur dhe e pëlqyer nga artëdashësit dhe admiruesit e saj të shumtë”. Mjafton të them vetëm një fjalë: Është kaq e dashur me publikun, sa rrallë ndonjë këngëtare tjetër. Ajo ka krijuar dashamirësinë dhe këtë e ka bërë me këngën e saj, me performancën e saj. Gentjana po bëhët ngadalë një yll në gjerdanin e këngës popullore qytetare shkodrane. Mosha ka ecur e zëri në këto vite sa është zbukuruar e bërë më i dashur e më melodioz për dëgjuesit. Një zë brilant femror, që ka karakteristikat e saj të vokalit, ka dritën që shkëlqen sikur bjen dielli mbi majën e Rozafës, pra që nga kënga e traditës e deri tek këngët e reja. Ajo gjithmonë i ka kënduar bukurisë, fisnikërisë, dashurisë, Shkodrës dhe nuk ka lëvizur nga profili i saj artistik, të cilin e ka krijuar me punë, pasion e përkushtim. Ajo nuk ka devijuar nga kënga popullore qytetare shkodrane, nga kënga e popullore shqiptare, sepse Genta i jep një emocion të veçantë këngës dhe kjo është ajo që e bën publikun për vete. Publiku shkodran Gentën e ka pranuar me dashuri nga që i ka kënduar bukur këngët shkodrane dhe publiku është vlerësimi më i mirë. Është pikërisht publiku i mrekullueshëm shkodran që e ka mirëpritur në “Sofrën Shkodrane”, në aktivitetet që ka organizuar Agjensia e spektakleve “Buna1”, Ulqini, Kraja etj. Genta është si një krua që nuk shterron kurrë, por vetëm gurgullon këngë, mirësi e dashuri. Ajo ka dalë në skenë aq thjeshtë e veshur me një freski vajzërie shkodrane, por është përcjellë si një mbretëreshë.

Ka shumë shokë e shoqe, kolegë të rinj e të vjetër në moshë. Të gjithë e duan, kanë dëshirë të qëndrojnë e bisedojnë, është fjalë ëmbël, e respektueshme, shpesh herë edhe me humor të hollë shkodran. Për interpretim me mjeshtri të lartë të këngës popullore shkodrane brenda dhe jashtë vendit, për pjesëmarrje në koncerte humanitare në Kosovë e gjithë Evropën, si dhe për kontributin e saj në krijimtarinë muzikore, duke e kthyer këngën në simbol të identitetit tonë kombëtar, i është akorduar çmimi i nderit “Mirënjohja nga LAPSH” (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër) në 30-vjetorin e saj të themelimit, ku Gentjana vlerësohet për kontributin e saj artistik në mbështetje të shkollës shqipe. Edhe në librin që u botua për këtë ngjarje, “30 Vjet Shkollë Shqipe”, ajo është pjesë e personaliteteve si artiste shkodrane dhe si veprimtare në kuadër të shkollës, fjalës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar. Së fundmi ishte e ftuar edhe në Panairin e dytë të Librit – Diaspora 2022. Në dhjetra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në skena, sheshe, studio televizive, në festivale lokale e kombëtare, në koncerte e manifestime të mëdha për përvjetorë e data të shënuara të historisë, Genta është pjesëmarrëse aktive, kur dëgjojnë këngët e saj, timbrin e zërit të saj, mërgimtarët shuajnë mallin për Atdheun, për tokën ku lindën, për njerëzit që i duan, por dhe ne krenohemi për artistët e mrekullueshëm që na dhurojnë gëzim e që na motivojnë kudo që jetojmë dhe punojmë.

Nga Ramazan Çeka