Dallendyshe Ago: Këngëtaret duan të bëhen të bukura, politikanet serioze

1190
Dyshka, një emër interesant që të gjithë kur prezantohet e shohin me habi. Në Tiranë ajo njihet si Grimerja dhe parukerja e parë shqiptare që arriti t’i mbijetojë kohës. Me mbi 20-vite eksperiencë në artin e estetikës, ajo është ende e suksesshme, pasi trajnohet dhe ndjek seminare të ndryshme në mbarë botën. 
-Na trego diçka për veten, si nisi rruga jote drejt së bukurës? 

Dyshka është një njeri i thjeshtë që e ka nisur rrugën e bukur të parukerisë me dashuri dhe pasion. E kam dashur gjithmonë këtë gjë dhe me punë ia arrita. 
-Çfarë ka kaq të veçantë Dyshka? 

Ka të veçantë sinqeritetin, dashurinë për punën dhe origjinalitetin në ide dhe fantazi.

-Nëse nuk do ishe bërë stiliste flokësh, çfarë do ishe sot? 

Mendoj se do isha bërë një avokate e zonja. E kam dashur gjithmonë profesionin e juristes dhe drejtësinë, prandaj nëse nuk do isha kjo që jam do isha me siguri një avokate e mirë. 

-Saktësisht një parukiere duhet të merret vetëm me flokët apo me gjithçka që ka të bëjë me kurimin e imazhit të një femre? 
Saktësisht një parukiere duhet të merret me gjithçka që ka të bëjë me zbukurimin dhe me të bërit, të ndihen mirë femrat. Flokët nuk janë gjithçka në parukeri, është një kompleks i tërë që zbërthehet sapo hyn në derën e parukerisë, të një parukerie profesionale, bëhet fjalë gjithmonë. –
Cili është raporti yt me ngjyrat?

Unë shquhem për ide dhe fantazi në ngjyra, sepse e kuptoj që në shikimin e parë, se çfarë ngjyre i shkon një klienteje të caktuar. Edhe ngjyrat janë me personalitet sepse e kuqja nuk mund ti shkojë të gjithëve ose bjondja, ose e zeza. Kështu, mundohem dhe shpresoj t’ia kem arritur të realizoj idetë e mija tek klientet që siç e shikon janë shumë. 
-Në gjithë gjërat që mund të bësh me flokët, për cilën je më krenare?

Për ngjyrat dhe për shtimin e flokëve për të cilat jam krenare për punën që bëj, sepse janë produkte origjinale dhe që kënaqin dëshirat e klienteve për të qenë të bukura. Tashmë një trend i ri janë dhe gërshetat, të cilat personazhet vip i preferojnë shumë. 
-Cila është karakteristika jote në profesionin tënd, që ti e ke pikë të fortë? 

Të kënaq pa fund klientet që kur të dalin nga dyqani të ndihen më të bukurat në botë. Është parimi im kryesor.
-Nëse një kliente paraqitet në dyqanin tënd me një ide të caktuar për flokët, ti në fillim e këshillon apo direkt i plotëson dëshirën, edhe pse mund të jetë e vështirë për t’u realizuar? 

Unë mundohem ta këshilloj dhe ta bind se cila i shkon asaj, qoftë ngjyrë, qoftë stil, pastaj nëse ajo nuk bindet do t’i plotësojmë dëshirën dhe të realizojmë atë që ajo kërkon. 
-Çfarë të bindi të merresh me artin e të bërit të bukur të tjerët? 

Dashuria ime për të bukurën. Unë jam një femër që më pëlqen, që të merrem dhe të kuroj veten deri në detajet më të vogla, kështu që këtë dashuri për të bukurën përse mos ta transmetoj edhe tek të tjerët. E di që femrat i bëj të lumtura me punën që bëj.
-Shoh që në sallonin tënd ka shumë nxënëse, që po mësojnë artin e parukerisë, si është Dyshka si mësuese? 

Unë nuk kam dashur dhe nuk dua të mburrem, por puna flet vetë dhe përderisa kam kaq shumë kursante do të thotë që puna ime pëlqehet. Dyshka është mësuese e dashur dhe e përkushtuar. 
Sa politikane dhe këngëtare kanë kaluar në duart e tua, cilat janë të veçantat e tyre?

Nuk jam e autorizuar që të bëj publike emrat, por mund të them se ato janë shumë. Duke pasur parasysh se jam grimerja e parë profesioniste e trajnuar në perëndim, tek unë kanë ardhur pjesa dërrmuese e këngëtareve dhe politikaneve, aq më tepër që unë kam hapur disa kurse për grimiere. Por do flas shkurt, këngëtaret duan të bëhen të bukura, politikanet serioze. 

-Po tek nuset sa përkushtohesh? 

Jashtëzakonisht shumë, sepse dita e martesës është dita e tyre më e bukur dhe duhet të jetë ajo dita që do mbahet mënd prej tyre. Unë mundohem që ta bëj sa më të bukur dhe shpresoj që ta kem arritur në çdo nuse që kam stiluar dhe ato ta kujtojnë veten si më të bukurën në jetën e tyre. 
-Sa të veçantë dhe sa të thjeshtë janë personazhet publike shqiptare në syrin tënd?

Në syrin tim janë të gjithë të mirë, popullorë dhe shumë të thjeshtë.

-Konkurrencën si e sheh? Nuk e kam parë asnjëherë.(qesh)
Sigal