Çifti i muzikantëve Gavin Rossdale dhe Gwen Stefani drejt divorcit

509
Çifti i muzikantëve Gavin Rossdale dhe Gwen Stefani drejt divorcit. TMZ raporton se të dy muzikantët kanë paraqitur kërkesat e tyre për divorc të njëjtën kohë, duke kërkuar kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre. Sipas mediave shkak për divorcin është bërë një tradhti e Gavin Rossdale. Në lidhje me divorcin ata kanë kërkuar privatësi.
Çifti ka lëshuar edhe një deklaratë për revistën People. “Kemi ardhur në vendimin e përbashkëtpër të mos qënë më partnerë në martesë, por mbetemi partnerë në të qenit prind dhe jemi të angazhuar për rritjen së bashku të 3 djemve tanë në një mjedis të lumtur dhe të shëndetshëm. Për këtë qëllim, ne kërkojmë privatësi nga mediat gjatë kësaj kohe. ” Rossdale u takua Stefani në vitin 1995 dhe u martuan në vitin 2002. Nga martesa e tyre kanë 3 djem.
Sigal